Mirosllav Lajçak: Është koha të fillojë zbatimi i marrëveshjes për normalizim
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se po përgatiten për takimin e radhës të kryenegociatorëve i cili pritet të zhvillohet pas katër ditësh në Bruksel.

Ai takimin e javës së shkuar me kryenegociatorin kosovar Besnik Bislimi në Vjenë e quajti produktiv ku tha se patën diskutime të thella rreth hapave të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit për çka thotë se është koha për të filluar seriozisht zbatimin.
Derisa ka bërë një rikapitulim të angazhimit të tij të ditëve të fundit, sllovaku e ka quajtur si moment kryesor pjesëmarrjen në përvjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit pjesë i së cilit samit jubilar ishte me ftesë të kancelarit Olaf Scholz.
Ndërkohë, emisari i BE-së të cilit iu vazhdua ky mandat deri në janarin e vitit që vjen tregoi se javën e përfundoi në Londër, duke u takuar me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach, zyrtarë të FCDO dhe ekspertë për Ballkanin Perëndimor.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...

Average Rating