Shqiptarët e Kosovës të ndjekin emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës te “ABC NEWS” në Shqipëri
Nga Skënder KAPITI

Në Kosovë nuk del prej shumë kohësh shtypi i shkruar, dhe kjo përbën mangësi të madhe informimi për lexuesin kosovar. Por Kosova ka mundësi që duke ndjekur në mëngjes në oren 7 të mëngjesit emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” te TV “ABC NEWS” në Shqipëri, lexuesi dhe opinioni në Kosovë ka mundësi që të informohet me shtypin e shkruar që del në Shqipëri por edhe me portalet e disa gazetave kryesore që dalin në Kosovë të cilat i lexon cdo mëngjes nga e hëna në të premten drejtuesi i emisionit: gazetari, publicisti dhe shkrimtari e dramaturgu i mirënjohur z. Bashkim HOXHA. Ky emision i sukseshëm dhe më i ndjekur i z. Hoxha që prej 27 vitesh, dhe i cili tashmë ka përmasat e një emisioni informativ gjithkombëtar, pasi ka të vecantën se përvec kësaj, ky emision është edhe në dispozicion të qytetarit dhe publikut, emision që është real, i drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj realitetit në kendvështrimin qytetar. Në këtë emision besoj se mund te telefonojnë edhe qytetarë nga Kosova e diaspora ku të shprehin opinionet e tyre për problematika të ndryshme.
Opinioni qytetar nga Kosova, Kosova Lindore e Maqedonia e Veriut, edhe ata kanë mundësinë që të njihet mbi zhvillimet në Shqipëri, pasi ky emision u mundëson kosovarëve që të informohen se cfarë shkruajnë gazetat si dhe për shkrime,studime, analiza dhe opinione të mirëfillta nga gazetarë, opinionistë, intelektualë dhe studiues të pavarur dhe të mirëfilltë nga Shqipëria e Kosaova për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe jo të mbeten peng vetëm nga informacionet dhe emisionet televizive të kontrolluara e të seleksionuara nga politika.
Më shumë storie
Protestat rinore të shndërrohet në Lëvizje politike të Re për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI Protestues patriotë cojeni deri në fund misionin:Kombi shqiptar duhet të bashkohet e të triumfojë mbi padrejtësitë e...
KONFERENCA E LONDRËS, KATASTROFA PËR SHQIPTARËT DHE TROJET SHQIPTARE
Nga Skënder Sadri KAPITITRIUMFI I KOMBIT: Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon , Lëvizja rinore e Qershorit 2026 për Shqipërinë etnike.Europë,...
Triumfi i Kombit: Gazeta “SOT” po e shkruan në kujtesën kombëtare epopenë e protestave rinore, qytetare e patriotike
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë mbështes protestat e rinisë ,studentëve dhe të elitës qytetare patriotike që po mbahen prej 13 ditësh...
CIKLONI GJEOPOLITIK DHE PAKTET E FUNDIT TË TRANZICIONIT SHQIPTAR!
Nga Azgan Haklaj Në skakierën e ftohtë të gjeopolitikës ballkanike, ajo që po luhet sot në Shqipëri nuk është më...
Kauzat e protestës gjithkombëtare në Tiranë: protestohet për gjithcka pasi politika në 35 vjet nuk ka bërë asgjë të hajrit
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë në pamundësi për të qenë në këtë protestë, në fakt këtë se cfarë sot po proteston...
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...

Average Rating