Vjosa Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu në konferencën për media së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka kërkuar heqjen e masave të BE-së për Kosovën.
E para e vendit, tha se Kosova është e përkushtuar për paqe. Ajo tha se Serbia po vazhdon të jetë satelit i Rusisë në Ballkan. Presidentja ka folur edhe pë aplikacionin e Kosovës për nb BE, ku ka kërkuar që aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë trajtim.
Pas takimit, në konferencë për media presidentja Osmani, ka përgëzuar Von derLeyen për rizgjedhjen në krye të Komisionit Evropian. “Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi ndërtuar qe sa vite. Ky është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Mezi presim që të zbatojmë reformat e përfshira në këtë plan dhe të përfitojmë sa më shumë. Kosova gjatë kësaj kohe do të përfitojë 882 milionë euro nga fondet e BE-së, si përfituesja më e madhe për kokë banori, nga të gjitha shtetet tjera përfituese”, tha Osmani.
“Republika e Kosovës ka dëshmuar se përafrimi i politikave me ato të BE-së, nuk është vetëm fjalë, por janë vepra. Kosova po dëshmon vazhdimisht qasje konstruktive dhe fqinjësi të mirë, duke avancuar sundimin e ligjit dhe duke respektuar të drejtat e minoriteteve”, tha Osmani.
“Është koha e fundit që masat e padrejta të largohen përfundimisht, sepse, rrjedhimisht, këto masa kanë dëmtuar edhe procesin e dialogut, duke e bërë të pabarabartë dhe pa rezultat”. Osmani tha se shpreson dhe beson që shumë shpejt edhe aplikimi i Kosovës për në BE të marrë trajtimin e merituar. Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të avancuar vlerat demokratike, duke fuqizuar gjithnjë e më shumë pozitën dhe potencialin ekonomik. “Për Kosovën, sytë janë kah BE-ja sot dhe përgjithmonë”, tha Osmani, raporton RTKlive.
Ursula Von Der Leyen: Në mandatin e tim zgjerimi i BE-së është në agjendë
Ppresidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, tha se në mandatin e saj zgjerim i BE-së është në agjendën e saj. Ajo ka përmendur Planin e Rritjes së BE-së, që ka synim të sjellë ekonominë e rajonit me afër BE-së. Leyen ka thënë se Kosova ka bërë veprime të duhura për lejim të importit të produkteve nga Serbia.
Ursula von der Leyen,tha se me Osmanin kanë folur për progresin e arritur në agjendën e reformave dhe tha se vlerëson shumë të arriturat.
“Në mandatin tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës, sepse jam e përkushtuar që 6 vendet të jenë pjesë e bllokut. Planin i rritjes për Ballkanin Perëndimor është plan për afrimin e ekonomive të shteteve të Ballkanit me ekonominë e Be-së, dhe këtu tani i kemi sektorët e tregut të përbashkët, për kompanitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për lëhtë na duhen reforma për të cilat tashmë ka një plan dhe fond. Kosova ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë agjendë, dhe tash mund te fillojmë me lansimin e fondeve të para. Është një projekt ku e shohim Kosovën, dhe varet nga ne, e hapat e para janë shumë premtues. Në ketë kontekst dua të vlerësoj marrëveshjet që u nënshkruan dy javë më parë në Berlin, vendimin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë, financimin e pajisjeve me rreze X, që do të vendosen në pika kufitare me Serbinë”, tha Leyen.
https://www.facebook.com/watch/?v=509886481884034
Average Rating