Serbia dënohet me 52,500 euro nga UEFA për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës
UEFA e dënon Serbinë me 52,500 euro për shkak të sjelljeve të tifozëve, që nuk respektuan himnin e Zvicrës, përhapen thirrje Anti-Kosovë dhe përçuan mesazhe me sjellje raciste apo diskriminuese.
Në muajin tetor Zvicra ishte mundur nga Serbia në kuadër të Ligës së Kombeve, por ndeshja në Leskovac mori vëmendje për shkak të sjelljeve jo të mira të tifozëve vendas, që tashmë janë të përsëritura ndër vite.
Në përballjen e 12 tetorit prezent ishte edhe Aleksandar Vucic, aty ku u shfaqën parulla kundër Kosovës, u ofendua himni i Zvicrës dhe pati gjatë gjithë kohës thirrje raciste.
Duelet mes Serbisë dhe Zvicrës prej vitesh janë karakterizuar me probleme, kjo më shumë për shkak të prezencës së lojtarëve me prejardhe nga Kosova, si rasti i fundit, Granit Xhaka.
Në total, Federata e Serbisë u dënua me 52 mijë euro, teksa do të jenë në mbikqyrje që nëse raste të njëjta përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, atyre do t’u mbyllet një pjesë e stadiumit.
Më shumë storie
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...

Average Rating