Jeffry Hovenier: Dënojmë fuqishëm sulmin në infrastrukturën kritike në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier ka reaguar për shpërthimin në Zubin-Potok. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë.

Përmes rrjetit social ‘X’, ambasadori Hovenier bëri të ditur se do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës.
“Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit me granata në stacionin policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës. Kosova duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Hovenier.
Ai tha se SHBA-ja do të vazhdojë të solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kriminale.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating