Bashkimi Evropian e dënon sulmin terrorist të kryer në kanalin ujor në Ibër-Lepenc
BE-ja e ka quajtur sulm terrorist shpërthimin që ndodhi të premten në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Në një deklaratë të Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së shpërthimi është cilësuar “akt i neveritshëm sabotimi” në infrastrukturën kritike të Kosovës.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Josep Borrell përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Shefi i diplomacisë evropiane ka porositur se institucionet me seli në Bruksel solidarizohen me të gjithë qytetarët e prekur nga ky sulm. Ai shtoi se këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia ka përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme.
“Ky akt kriminal duhet të hetohet dhe autorët e tij të vihen para drejtësisë. Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet”, ka nënvizuar Borrell në këtë komunikatë.
Ai ka konfirmuar se BE ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës, se misioni i EULEX-it po ofron ndihmë, teksa po vazhdon koordinimi i hapave të mëtejshëm me partnerët përkatës, përfshirë këtu edhe KFOR-in.
Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...

Average Rating