Kërcënohet Albin Kurti në emër të `Brigada Sever`, arrestohet një person
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda – DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe postimeve kërcënuese për dhunë në emër të grupit të quajtur “Brigada Sever” në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan. Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar për RTKlive se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”
Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Arrestimin e M.R. e ka bërë të ditur për RTKlive edhe Veton Elshani, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka thënë se “arrestimi është kryer për rast kanosje për interesa të krimeve të rënda në Prishtinë”.
Më shumë storie
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Përderisa afati 34-ditëshe rrjedhë, partitë ende pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Mes pritjeve nga partia në pushtet, që partitë opozitare ta propozojnë një kandidat për president dhe vetë opozitës që po...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...
Franco Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kund Sllovakisë. Dardanët mundën Sllovakinë,...
Kosova mposht Sllovakinë 4:3, 90-të minuta larg historisë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së...
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...

Average Rating