Lumir Abdixhiku përjashton bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Ai ka theksuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, LDK-ja nuk ka pasur asnjë takim me asnjë parti tjetër, duke përfshirë partinë në pushtet.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, e cila ka zgjatur mbi 5 orë, për të analizuar rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm të partisë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një konferencë me gazetarë, ka deklaruar se LDK-ja nuk ka interes për bashkëpunim me LVV-në dhe se pozita e LDK-së është e qartë në këtë drejtim.
Kreu i LDK-së ka theksuar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozicionin e kryeministrit dhe ka shprehur besimin se duhet të krijohet një qeveri stabile, jo afatshkurtër.
Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja pret veprimet e partisë fituese të zgjedhjeve për të nisur procedurat për formimin e qeverisë dhe se pozicioni i LDK-së do të bëhet i ditur pas atyre veprimeve.
Më shumë storie
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...
OVL e UÇK-së: Vendim i papranueshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Speciales në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur sërish mosbesimin ndaj Dhomave të Specializuara në...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...

Average Rating