Republika e Sudanit e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës
Lajmi është bërë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Antalia, teksa njohja nga ky shtet vjen në një moment të rëndësishëm pas njohjes nga Kenia.
Përmes një postimi në rrjetin social X, e para e shtetit shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.
“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani në X.
Më shumë storie
Gjykata Kushtetuese: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, Qeveria në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht...
Nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...

Average Rating