
Shqipëria ndaj Letonisë, ka barazuar 1-1
Shqipëria nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Letonisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte në Riga, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Ky rezultat lë pas zhgënjim për kuqezinjtë, të cilët kishin nevojë për fitore në garën për një vend në Botërorin e ardhshëm.
Kuqezinjtë kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë, kur një aksion në zonën kundërshtare ka përfunduar me autogol të mbrojtësit Cernomordijs, që e ka devijuar topin në rrjetën e vet pas kontaktit me Rey Manajn. Megjithëse fillimisht është menduar se ishte gol i sulmuesit shqiptar, UEFA e ka regjistruar si autogol.
Pak minuta më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia ka pasur mundësinë të kalonte e para në avantazh, por Jurijs Ikaunieks e ka humbur penalltinë, duke shpërdoruar një rast të artë.
Në fundin e pjesës së parë, po i njëjti Cernomordijs që ka shënuar autogol, ka barazuar rezultatin për Letoninë, duke dërguar ekipet në pushim me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Shqipëria ka qenë më kërkuese dhe ka pasur disa momente me potencial për gol, por ka munguar konkretizimi. As zëvendësimet nuk kanë sjellë ndryshim në lojën e kuqezinjve, ndërsa Letonia është mbyllur në mbrojtje, duke ruajtur barazimin deri në fund.
Ky rezultat është një hap prapa për Shqipërinë, që tashmë e ka edhe më të vështirë rrugën për në Kupën e Botës.
Më shumë storie
Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në...
Historike, Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc me rezultat 1-0
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc. Serbia dhe Shqipëria u përballen...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...
Kampionati Botëror 2026: Shqipëria mposht Letoninë me rezultat 1:0
Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionat Botëror 2026, duke mposhtur Letoninë 1-0 në...
Shqipëria nesër në “Air Albania” në ora 20:45, do të ndeshet me Letoninë
Kombëtarja shqiptare nesër në “Air Albania” në ora 20:45, do të ndeshet me Letoninë, duel ky i vlefshme për kualifikueset...
Futbollistët e Kosovës kan shënuar fitore madhështore ndaj Suedisë me rezultat 2:0
Kosova sot ka shënuar fitore madhështore ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të...
Average Rating