Izraeli nis sulme ajrore në Teheran, aktivizohet mbrojtja ajrore iraniane
Mbrojtja ajrore në të gjithë Iranin është aktivizuar ndërsa sulme të reja ajrore kanë shënjestruar kryeqytetin Teheran të premten në mbrëmje, sipas orës lokale. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar për këtë zhvillim dramatik, duke ndezur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Izraelin.
Press TV raportoi se raketa u kapën në jug të Teheranit, duke treguar një ndërhyrje të menjëhershme të sistemit mbrojtës të Iranit. Ndërkohë, Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) bëri me dije se zona perëndimore e Teheranit po goditej nga sulme të reja, duke shtuar shqetësimin për shtrirjen e sulmeve. Gjithashtu, IRIB konfirmoi se edhe qyteti Karaj, pranë Teheranit, ishte në shënjestër të sulmeve ajrore.
Këto sulme të fundit vijnë vetëm pak orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi se Izraeli “do të pendohet thellësisht” për agresionin e tij dhe kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar “terrorizmin shtetëror” izraelit.
CNN ka kontaktuar ushtrinë izraelite për koment mbi këto sulme, por deri tani nuk ka patur një reagim zyrtar.
Më shumë storie
`Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrës së Bashkimit Evropian...
Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
Bruksel: Kënga nacionaliste serbe për Kosovën shkakton reagime në Forumin e Zgjerimit të BE-së
Skandali me interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në një koncert të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, ka...
Barack Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të së martës, duke theksuar...
Trump pranon humbjen, shmang përgjegjësinë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat sollën humbje për Partinë...

Average Rating