Donald Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën e Serbinë, duke deklaruar se i kërcënoi të dyja palët me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse shpërthente lufta.

Në një konferencë për shtyp të premten, Trumpi ka thënë se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.
Ai e krahasoi këtë rast edhe me tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, duke thënë se kërcënimi me izolim ekonomik funksionoi edhe aty.
“Ashtu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin që po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët dhe u thashë ndihmësve të mi: Anuloni të gjitha marrëveshjet tregtare me Indinë dhe Pakistanin. Ata më telefonuan: ‘Çfarë të bëjmë?’ U thashë: Nëse doni tregti me SHBA-në, shumë mirë. Nëse doni të përdorni armë bërthamore, atëherë jo. Dhe të dyja palët ranë dakord”, shtoi presidenti amerikan.
Trump theksoi se përpjekjet e tij diplomatike shpesh janë nënvlerësuar, duke u shprehur se “nuk e di nëse ka pasur president që ka bërë më shumë se kaq”.
Ai gjithashtu përmendi edhe një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Iranit.
“Putin më telefonoi dhe tha: ‘Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin’. I thashë: ‘Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje. Dhe besoj se do të ketë lëvizje’”, ka përfunduar Trump.
Më shumë storie
`Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrës së Bashkimit Evropian...
Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
Bruksel: Kënga nacionaliste serbe për Kosovën shkakton reagime në Forumin e Zgjerimit të BE-së
Skandali me interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në një koncert të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, ka...
Barack Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të së martës, duke theksuar...
Trump pranon humbjen, shmang përgjegjësinë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat sollën humbje për Partinë...

Average Rating