LDK: Kuvendi nuk është konstituuar, çdo tentim tjetër përbën shkelje

Read Time:1 Minute, 5 Second

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar. Sipas këtij subjekti politik, Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij.

Në një njoftim për medie, LDK nënvizon se çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita themelore përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet shteti ynë.

“Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbushur më parë procesin e konstituimit, siç e përcaktojnë qartë Kushtetuta, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Tutje, LDK thekson se vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe në formimin e institucioneve përbëjnë një dëm të madh për vendin, ngase, sipas saj, këto vonesa po pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale dhe përgjegjësia e barra kushtetuese, politike e morale bie kryekëput mbi LVV-në dhe drejtuesin e saj.

Më tej në njoftim thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për respektimin e plotë të rendit kushtetues dhe të rregullave demokratike, duke garantuar që institucionet e Republikës së Kosovës të veprojnë në përputhje me normat kushtetuese dhe të jenë shembull i funksionimit demokratik.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PDK: Kuvendi ende nuk është i konstituuar, ftesa është e kotë
Next post Lista Serbe dorëzon ankesë në Gjykatën Kushtetuese