Podujevë, Haradinaj: Baki Feta është njeriu i duhur për Llapin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar sot fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në qytetin e Podujevës. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi ekipin kandidues të partisë, duke e cilësuar kandidatin për kryetar të Podujevës, Baki Feta, si njeriun e duhur për Llapin.
“Suksesi i prijësit është kur din me i ofru njerëzit. Lista që paraqesim më 12 tetor në Llap e Gollak jeni ju patriotë të dijshëm. Ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj që të dilni të suksesshëm në këtë garë. Ne ndoshta s’kemi ditë t’i lavdërojmë punët tona, por kudo që qeverisim e bashkëqeverisim, drejtorët tanë dallojnë. Besoj shumë që Podujeva, duke e votuar Bakin, po e vazhdon traditën e saj të vyeshme e të ditur”, deklaroi Haradinaj.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Baki Feta, tha se programin e tij e ka bazuar mbi nevojat e qytetarëve, duke premtuar transparencë dhe vendosmëri për zhvillim të komunës drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Transparencë dhe llogaridhënie. Arsimi, investimi më i madh për gjeneratat e reja me shkolla me kushte më të mira; kulturë, rini dhe sport, më shumë hapësira për aktivitete. Do të punojmë për zhvillime në infrastrukturë, hapësira për personat me nevoja të veçanta, si dhe turizëm përmes projekteve që e promovojnë atë. Përfshihet edhe kategoria e dalë nga lufta, me politika të qarta dhe mbështetje, sepse kjo kategori është alfa dhe omega e vendit”, tha ndërkaq Baki Feta, kandidat i AAK-së për kryetar të Podujevës.
AAK ka prezantuar gjithashtu edhe listën e saj me 14 kandidatë për Asamblenë Komunale në Podujevë.
Më shumë storie
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
Ramush Haradinaj i reagon Kurtit: Sytë e SHBA-së kanë qenë pilotët e saj
Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë...
Shqetësimet e AAK-së për draftstatutin e Asociacionit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se kryesia e kësaj partie ka mbajtur takim për draftstatutin...
Ramush Haradinaj: Opozita i ka votat për mocion kundër Kurtit, duhet ta rrëzojmë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet...
AAK: Propozimi franko-gjerman “më e mira e mundshme”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e...

Average Rating