UÇK- sot është i gjithë Kombi!

Read Time:1 Minute, 45 Second

jo vendim i padrejtë në emër të popullit!

Protestë kundër padrejtësisë!

Liri për çlirimtarët!

Lavdi deshmorëve të Kombit!

Pas  Prishtinës  dhe Hagës  me dt. 17-të tetor në Tiranë do të  tubohen me dhimbje e nerv por me krenari në zemër e shpirt shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga diaspora.

Eshtë një bashkim idealist vullnetesh për drejtësi e liri njerëzore.

Eshtë modeli më brilant që jep një komb i lashtë në kontinent si ky i yni se si liria fitohet me mund e luftë, me sajrificë sublime, e po me aq mund e sakrifice mbrohet ajo dhe dinjiteti i prijësve të saj.

Kjo protestë  i tejkalon më shumë se kurrë limitet e ndasitë politike pse vihet në pyetje ndërgjegjja jonë nacionale.

Vihet në prove mbrojtja e lirive themelore humane për një gjykim juridik të drejtë.

Kjo protestë mbi gjithçka konteston ata që shkelmojnë kushtetutën e shtetit të Kosovës, sepse i heq asaj alfën e saj, sovranitetin, ndërkohë që kjo kushtetutë është produkt demokratik euroatlantik.

E pra Dhomat e Specializuara të Hagës janë produkt i Kuvendit të Kosovës, por në rastin konkret paradoksalisht kanë devijuar nga qëllimi për të cilin janë ndërtuar ndaj është imperative jo vetëm ndalimi kushtetues por zhbërja e menjëhershme dhe një hetim i pavarur ndërkombëtar duhet të fillojë menjëherë!

Sot unë jam ÙÇK, je ti, jemi të gjithë ne që na rrjedh gjak i pastër në deje.

Tubimi ynë kombëtar me 17-të tetor në metropolin e trojeve tona etnike, në sheshin që mban emrin e simbolit tonë kombëtar e shtetërir  Gjergj Kastrioti (Skenderbej) nuk është një akt formal dhe i ligjshëm solidariteti me liderët e UÇK-së të  penalizuar padrejtësisht e izoluar çnjerëzisht në Hagë si dikur në birucat e OZNA-s, por një protestë kundër padrejtësisë njerëzore ndaj ky shesh është i vogël për të pritur lumenjtë e shqiptarëve që do të derdhen drejt tij.

Atë shesh me dt 17-të tetor e zmadhon emri i madh Skenderbej dhe kurora jemi ne-sepse sot kemi arsye më shumë se kurrë të jemi të gjithë UÇK!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vjosa Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë
Next post <strong>Reflektim mbi veprën “Rruga e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë, 28 Nëntor 1912” të autorit Aleksandër I. Bajgora</strong>