Në Kosovë ka akoma shumë  nga ata që  e kanë mësuar Historinë  sipas televizionit,…

Read Time:1 Minute, 53 Second

Në Kosovë ka akoma shumë  nga ata që  e kanë mësuar Historinë  sipas televizionit, librave, “Zërit të Popullit”  dhe filmave e përrallave të komunizmit

Skënder  Sadri KAPITI 

Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri kam takuar te Hotel “Adriatiku”në DURRËS shqiptarë të  Kosovës që vinin nga perendimi për pushime, por ajo që konstatoja te ata, vërehej se ishin  fanatikë të ethshëm të regjimit komunist dhe të Evnver Hoxhës.

Unë prej tyre  doja të dija për perendimin, se a është e vërtetë se njerëzit atje vuajnë për bukën e gojës, janë të varfër, të pastrehë, të papunë dhe të shtypur nga kapitalizmi, pasi kështu na e mësonte përditë propaganda komuniste e diktaturës.

Në bisedë u thoja se Shqipëria nuk është si Hotel “Adriatiku” dhe as si duket në televizor , nëpër filma , nëpër gazeta e revista. Dhe një ditë dy prej tyre i mora në shtëpi dhe me taksi i nxora në Durrës  dhe nëpër dyqane bosh e pa ushqime.

Një ditë njëri prej tyre  më tha: shiko mos fol keq për Enver Hoxhën dhe Partinë komuniste se këta janë spiuna dhe të denoncojnë te policia, dhe këta janë individë që duken sikur e duan komunizmin në Shqipëri sepse në Shqipëri ka fukarallëk dhe këta vijnë dhe me dyqind apo treqind marka kalojnë një muaj pushime në plazhin e Durrësit.

Dhe pikërisht këta dhe ata të tjerët shqiptarë të Kosovës  të indoktrinuar nga komunizmi enverist ishin kundër shqiptarëve nga Shqipëria që shpërthyen ambasadat dhe ayre që rrëzuan komunizmin , bustin e diktatorit dhe të simboleve të komunizmit. Pra, këta ishin ata farë patriotët të cilët për veten e tyre ndjeheshin mirë në perendim dhe nuk ua ndjente hic për atë se cfarë jete sketerrë bënin shqiptarët në Shqipëri,  ndërsa shqiptarët e Shqipërisë  pavarësisht se të varfër në kufijtë e mbijetesës ndjenin dhimbje në shpirt për atë se cfarë padrejtësie  u bëhej në Kosovë shqiptarëve të Kosovës.

Mirëpo fatkeqësisht jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ka akoma jo pak nostalgjikë të kohës së Enverit të cilët historinë, heronjtë, politikën dhe letërsinë e kanë të mësuar nga propaganda , librat dhe filmat e komunizmit “përpara partizan” dhe  të revolucionit e të ndërtimit të  socializmit fitimtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Për vrasjen e Arlinda Zekajt, arrestohen dhe ish-vjehrra e ish-kunati i saj