Xhavit Jashari: Nëse ka drejtësi, krerët e UÇK-së do të lirohen
Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga lufta, doli në përkrahje të protestës së nesërme që do të mbahet në Tiranë, me qëllim të kundërshtimit të padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë, derisa theksoi se bëhet fjalë për një luftë të lavdishme që solli lirinë e Kosovës.

“Nëse ka drejtësi krerët e UÇK-së do të lirohen, do të kthehen faqebardhë dhe krejt kjo re e zezë që i është veshur Republikës së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, një herë e përgjithmonë të hiqet dhe të përfundojnë”, tha Xhavit Jashari, kryetari i SHFDK-së.
Ndërsa Shefik Sadiku, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, pret që Gjykata Speciale të jetë transparente dhe ta përfundojë sa më shpejt mandatin e saj për të mos prodhuar padrejtësi të tjera.
“Ne e mbështesim protestën që do të mbahet në Tiranë, urojmë që të jetë më masive. I kemi mbështetur edhe më herët protestat, gjithashtu mbështesim edhe lëvizjen me motoçikleta nga Prekazi heroik drejt Evropës për në Hagë e në Bruksel”, tha Sadiku.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave theksuan se nesër do të nisen drejt Tiranës në mbështetje të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, kundër padrejtësive të procesit gjyqësor në Hagë.
Më shumë storie
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...

Average Rating