Tetëdhjetëvjetori i “fitores së madhe”

Read Time:29 Minute, 19 Second

Eshref Ymeri

Rusia është një tigër prej letre – Donald Trump

Si çdo 09 maj, Rusia, edhe këtë vit, vazhdoi karnavalet e përhershme në Sheshin e Kuq për “fitoren e madhe”, meqenëse ishte jubileu i 80-vjetorit të përfundimit të Luftës II Botërore. Përfaqësuesit e diplomacisë ruse – ministri i jashtëm Sergej Lavrov dhe përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB, Vasil Njebeznja – në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilluan debate të ashpra me disa përfaqësues perëndimorë. Sergej Lavrovi debatoi me Presidentin amerikan Donald Tramp, me Sekretarin e Departamentit të Shteti Marko Rubio dhe me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ndërkohë, Vasil Njebeznja debatoi me Kryeministren estoneze Kaja Kallas.
Debati u zhvillua lidhur me pikën e rendit të ditës “Siguria dhe stabiliteti në Evropën Lindore”.
Presidenti Donald Tramp pati deklaruar:
“Konflikti në Ukrainë po vazhdon tashmë më shumë se tre vjet, çka nuk i bën ndonjë nder Rusisë dhe e ekspozon atë si një tigër prej letre” (Citohet sipas: “Donald Trampi e përdori përsëri frazën “tigër prej letre””. Faqja e internetit “Ridus”. 30 shtator 2025).
Sekretari i shtypit i Putinit, Dhimitër Peskov, reagoi ndaj deklaratës së Presidentit Tramp. Ai u shpreh:
“Rusia nuk mund të jetë tigër prej letre kurrsesi, ajo shëmbëllen më shumë me një ari” (Citohet sipas: “Peskovi e hodhi poshtë pohimin e Trampit se Rusia është tigër prej letre”. Faqja e internetit “tass”. 24 shtator 2025).
Ka “të drejtë” Peskovi. Rusia vërtet i ngjan ariut, por jeta ka vërtetuar se ariu rus i ka putrat prej kallamishteje.
Presidenti Donald Tramp tha një të vërtetë absolute me etiketimin që i bëri Rusisë si një “tigër prej letre”. Me fakte historike është vërtetuar se Rusia ka qenë dhe vazhdon të mbetet një tigër prej letre. Një gjë e tillë qe dëshmuar në luftën ruso-japoneze të vitit 1906, ku qenë vrarë 195 520 ushtarë dhe oficerë rusë (Citohet sipas: “Kowner Rotem The A to Z of the Russo-Japanese War, Scarecroë Press, 2009).
Më 30 nëntor 1939, Bashkimi Sovjetik sulmoi Finlandën. Komandantët e ushtrisë sovjetike i kishin bërë hesapet me kohë për pushtimin e saj dhe kishin llogaritur që, me rastin e ditëlindjes së Stalinit, më 21 dhjetor, të organizonin një “paradë madhështore” në bulevardin kryesor të Helsinkit. “Strategët e talentuar” të ushtrisë sovjetike as që e zinin fare në hesap Finlandën me një popullsi prej 4 mln banorë, përballë Bashkimit Sovjetik me 200 mln banorë. Por ndalu beg se ka hendek. Ushtria finlandeze, gjatë një periudhe prej tre muaj e gjysmë (30 nëntor 1939 – 15 mars 1940), e mbuloi me turp “madhështinë” e Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik, duke i shkaktuar 150 mijë të vrarë, të zhdukur pa lënë gjurmë dhe të vdekur nga dimri i ftohtë, kur temperatura kishte zbritur deri në – 41 gradë (Сitohet sipas: “Çfarë humbjesh në njerëz dhe në teknikë pati pësuar Ushtria e Kuqe në fushatën finlandeze?”. Faqja e internetit “Rodina”. 28 Nëntor 2024).
Ajo disfatë e turpshme e Bashkimit Sovjtik përballë një vendi të vogël, të kujton shprehjen e bukur në vijim me vlera aforistike:
“Perandoritë zhduken nga vetëbesimi dhe pёrbuzja ndaj popujve të vegjël”
Por edhe në Luftën II Botërore kundër nazizmit gjerman, Bashkimi Sovjetik, në periudhën pas sulmit gjerman të 22 qershorit, deri në fillim të dhjetorit të vitit 1941, e prezantoi veten si një tigër prej letre.
Në ndërhyrjet e veta me të tre politikanët e lartpërmendur, Sergej Lavrovi u mundua të “argumentonte rolin e madh dhe përcaktues” të Bashkimit Solvjetik në fitoren mbi nazizmin gjerman, duke përmendur 27 milionë tё vrarë.
I tillë ishte edhe debati i Vasil Njebeznjës me Zonjën Kaja Kallas, Edhe në atë debat, Vasil Njebeznja e vuri theksin te roli “vendimtar” i Bashkimit Sovjetik gjatë luftës me 27 milionë të vrarë.
Por askush nga të katër politikanët perëndimorë nuk u kujtua t’i pyeste të dy përfaqësuesit e diplomacisë ruse se cila qe arsyeja kryesore që Bashkimi Sovjetik pati pësuar humbje aq të rënda gjatë viteve 1941-1945. Sipas dokumenteve, që kanë dalë në dritë më vonë, fajtori kryesor për ata 27 milionë të vrarë, ka qenë vetë klika udhëheqëse e Bashkimit Sovjetik.
Viktor Suvorovi është shkrimtar rus, i cili u bë i njohur gjerësisht në lëmin e rishikimit të historisë, ish-bashkëpunëtor i rezidenturës legale të Drejtorisë shtetërore të zbulimit të Bashkimit Sovjetik në Gjenevë. Në vitin 1978 ai u arratis në Britaninë e Madhe. Në Bashkimin Sovjetik, sipas fjalëve të veta dhe intervistës së ish-shefit të Drejtorisë shtetërore të zbulimit, qe dënuar me vdekje në mungesë. Në librat e tij, ku përshkruhen ngjarje historiko-ushtarake, ai pati propozuar një koncept alternativ të rolit të Bashkimit Sovjetik në Luftën II Botërore. Koncepti i propozuar dhe metodat e argumentimit të tij, patën ngjallur shumë diskutime dhe kritika në qarqet e historianëve dhe në rrethet shoqërore. Libri i parë dhe më i njohur, kushtuar kësaj teme, mban titullin “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e dytë botërore”, botuar në Moskë në vitin 1993, në të cilin, mbi bazën e burimeve historike, argumentohet se fajtori kryesor i fillimit të luftës ishte Bashkimi Sovjetik, i cili kishte marrë vendimin për të sulmuar Gjermaninë të djelën e 06 korrikut 1941. Në libër theksohet se, me urdhër të Stalinit, të gjitha fortifikimet ushtarake në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, qenë hedhur në erë me dinamit, me motivimin se “Bashkimi Sovjetik nuk bën kurrë luftë mbrojtëse, ai bën vetëm luftë mësymëse”. Paskëtaj, të gjitha divizionet sovjetike, të dislokuara në Lindjen e Largët, u zhvendosën në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik.
Përgatitja e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste, me objektiv kryesor pushtin e krejt Europës, deri në Gjibraltar, e kishte burimin te Pakti Molotov-Ribentrop i 23 gushtit të vitit 1939, sipas të cilit Polonia do të pushtohej nga të dyja palët nënshkruese, në mënyrë që të kishin një kufi të përbashkët. Në bazë të atij Pakti, Stalini i “siguronte” Hitlerit krahët lindorë dhe i linte dorë të lirë të vinte nën sundimin e vet vendet e Europës Perëndimore. Hitleri, për naivitetin e tij, i verbuar nga etja për pushtet, nuk e kuptoi grackën që i pati ngritur Stalini, ndaj edhe forcat e tij të armatosura i hallakati që nga Norvegjia deri në Afrikën e Veriut, duke mos pasur parasysh fjalët e pararendësit të tij, Bismarkut i cili u ka lënë brezave pasardhës një porosi tepër domethënëse:
“Çdo marrëveshje, e nënshkruar me Rusinë, nuk vlen as sa letra, në të cilën është shkruar”.
Hitleri, në bazë të të dhënave të kundërzbulimit gjerman, qe informuar që në dhjetorin e vitit 1940 për përgatitjen e sulmit të ushtrisë sovjetike. Pikërisht që asokohe ai pati marrë masat për një sulm paraprak mbrojtës. Pra, kjo ishte arsyeja që ai arriti t’ia merrte iniciativën nga dora Bashkimit Sovjetik dy javë përpara.
Në librin e sipërcituar, Viktor Suvorovi shkruan:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Citohet sipas: Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).
Vendimin e prerë për fillimin e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë e dëshmon edhe një fakt tjetër.
Stalini, duke qenë i bindur në “madhështinë” e Bashkimit Sovjetik dhe në “pathyeshmërinë” e forcave të tij të armatosura, as që mund ta përfytyronte, e jo më ta mendonte, se Hitleri do të kuturiste të ndërmerrte ndonjë sulm. Prandaj ai e pati vlerësuar si të rremë një informacion që i pati ardhur nga zbulimi sovjetik në Berlin. Sipas atij informacioni, në fund të muajit maj të vitit 1941, Gjermania i kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për një sulm kundër Bashkimit Sovjetik. Për këtë informacion bëhet fjalë në një artikull të drejtorit të Shërbimit të zbulimit të jashtëm të Rusisë, Sergej Narëjshkin, i cili titullohet: “Zbulimi hyri i pari në luftë”. Artikulli është botuar në revistën “Mbrojtja Kombëtare” me rastin e afrimit të 80-vjetorit të Luftës së Madhe Patriotike dhe mban datën 21 qershor 2021. Në atë artikull autori shkruan:
“Më 17 qershor 1941, Stalini pati thirrur në Kremlin komisarin e popullit për sigurinë, Vsjevollod Merkulov, dhe shefin e zbulimit, Pavel Fitin. Udhëheqësi kërkonte të informohej personalisht dhe me hollësi se sa i saktë ishte burimi. Njoftimi, i cili qe dërguar nga rezidentura e Berlinit më 16 qershor, ndodhej në tryezën e tij të punës… Aty thuhej se të gjitha masat ushtarake për përgatitjen e sulmit të armatosur kundër Bashkimit Sovjetik, kishin përfunduar plotësisht dhe goditja mund të jepej në çdo kohë. Shefi i zbulimit të jashtëm, Pavel Fitin, pati marrë përsipër përgjegjësinë për ta bindur Stalinin për saktësinë absolute të informacionit. Pasi i dëgjoi me vëmendje shpjegimet e tij, udhëheqësi reagoi me ton të ashpër: “Është një informacion i rremë. Mund të largoheni””.
Kjo shpërfillje, kjo mendjemadhësi e Stalinit, e edukuar për dhjetëvjeçarë me radhë në psikologjinë e mbarë popullit rus nëpërmjet letërsisë, shtypit, kinematografisë, televizionit, teatrit, shkollës dhe mjeteve më të fundit të informimit masiv, pati sjellë pasoja shumë tragjike pas 22 qershorit të vitit 1941.
Julia Llatёjnina është gazetare, shkrimtare ruse, drejtuese emisionesh radiotelevizive. Më 09 shtator 2017 ajo pati njoftuar në efirin e radiostacionit “Jehona e Moskës” se ishte larguar nga Rusia, pasi disa të panjohur i patën djegur makinën. Ajo qe shfaqur në efir me skaip (skype) dhe pati rrëfyer se ndodhej jashtë vendit, së bashku me prindërit. Që në gushtin e vitit 2016, gazetaren e pati sulmuar një i panjohur jo larg zyrës së radiostacionit të lartpërmendur dhe i hodhi përsipër fekale. Asokohe ajo pati menduar se shkak i atij incidenti të turpshëm ishin artikujt e saj analitikë, të botuar në organin “Novaja Gazeta”: Ajo shkruan:
“Më 22 qershor (të vitit 1941 – E.Y.) populli rus u shndërrua në turma frikacake… Si ta shpjegojmë atë burracakëri të pashembullt të popullit rus, i cili, duke zotëruar një armatim që ua kalonte gjermanëve edhe për nga sasia, edhe për nga cilësia, e pati braktisur armatimin dhe qe hedhur në anën e gjermanëve?” (Сitohet sipas: Julia Llatënjina. Faqja e internetit “Novaja Gazeta”. 08 maj 2010).
Dhe me të vërtetë: fill pas sulmit të ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe filloi të tërhiqej me shpejtësinë e lopëve kur u turren ujqit. Madje ajo tërheqje (kur miliona ushtarë patën rënë robër) prej kufijve perëndimorë të Bashkimit sovjetik, vazhdoi gjatë 1100 kilometrave, deri në periferi të Moskës të datës 02 dhjetor, kur në ndihmë të saj erdhi “gjenerali i shquar” me emrin “dimri rus”.
Joáhim Gáuk (Joachim Gauck – 1940), është personalitet politik gjerman, President i Republikës Federale të Gjermanisë në vitet 2012-2017. Më 06 maj 2015 ai mori pjesë në një ceremoni mortore, të organizuar në varrezën e ushtarëve sovjetikë në qytetin Shlos Holte-Shtukenbrok (Schloß Holte-Stukenbrock). Në fjalën e tij ai theksoi:
“Miliona ushtarë të Ushtrisë së Kuqe qenë çuar drejt vdekjes si robër të gjermanëve, ata vdiqën të torturuar nga sëmundjet, nga uria… Në qoftë se nga robërit ushtarakë perëndimorë në kampet gjermane patën vdekur vetëm 3%, nga 5,3 milionë robër ushtarakë sovjetikë, patën vdekur shumë më tepër se gjysma” (Citohet sipas: “Gáuk: vdekja e robërve sovjetikë – krim i nazizmit”. Faqja e internetit “DW”. 06 maj 2015).
Humbjet reale në njerëz të Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të luftës, janë mbajtur rreptësisht sekrete nga autoritetet shtetërore sovjetike dhe ruse, madje deri në ditët tona. Për humbje të tilla ka shkruar Leonid Rëjbacki, doktor i shkencave ekonomike, profesor, drejtues i Qendrës së demografisë sociale të Institutit të studimeve politikosociale të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Në Esenë e tij me titull “Humbjet në njerëz të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike”, të botuar në faqen e internetit “Perspektivëj” të datës 07 maj 2022, ai shkruan se e vërteta për humbje të tilla u zbulua vetëm gjatë kohës kur në krye të Bashkimit Sovjetik ishte Mihail Gorbaçovi. Sipas tij, gjatë asaj lufte qenë vrarë 27 milionë njerëz, nga të cilët 18 milionë civilë dhe 09 milionë ushtarë dhe oficerë.
Rusia e dëshmoi përsëri se është një tigër prej letre edhe kur ushtria sovjetike sulmoi Afganistanin në dhjetor të vitit 1979, derisa u largua me bisht ndër shalë në shkurt të vitit 1989, me një bilanc prej rreth 30 mijë të vrarë dhe 60 mijë të sakatuar.
Duke pasur parasysh këto humbje jete njerëzish të përmasave kolosale, si është e mundur që të organizohen çdo vit parada aq butaforike në Sheshin e Kuq, ndërkohë që 09 maji duhej të përkujtohej, para së gjithash, edhe si dita e një zije kombëtare, të cilën e pati shkaktuar politika shoviniste rusomadhe për pushtimin e mbarë Europës? Si është e mundur të organizohet ajo paradë e përvitshme, kur humbjet e Rusisë janë kolosale edhe në luftën agresive që ajo i shpalli Ukrainës më 24 shkurt 2022? Për dijeninë e lexuesve, deri më 11 tetor 2025, në Ukrainë janë vrarë 1 186 549 ushtarё dhe oficerё rusë (Citohet sipas: “Humbjet e ushtrisё ruse nё Ukrainё”. Faqja e internetit “Minfin”. 11 tetor 2025).
Pra, edhe me sulmin që ndërmori kundër Ukrainës më shumë se tre vjet e gjysmë më parë, Rusia e vërtetoi edhe më shumë që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një tigër prej letre. Banda e klikës së Kremlinit, me Putinin në krye, pati llogaritur se Ukrainën do ta pushtonte tërësisht gjatë 3-4 ditëve. Por asaj klike kriminale dhe mbarë popullit rus në përkrahje të saj, të verbuar nga “madhështia” e rreme e Rusisë, nuk ua priste rradakja që Ukraina, siç e ka vërtetuar historia, ka qenë dhe mbetet themeli i popujve sllavianolindorë, një kockë që s’kapërdihet dot në fytin e pangopur të shovinizmit rusomadh.
Është e çuditshme: Stalini, nga strategjia e vet për pushtimin e krejt Europës që gjatë viteve të luftës, nuk pati hequr dorë kurrë, derisa qe gjallë.
Aleksandër Gogun, historian rus, studiues i historisë ushtarake të stalinizmit, ka përfunduar Universitetin pedagogjik shtetëror rus, ku pati studiuar shkencat sociale, në vitin 2006 mbrojti disertacionin në Akademinë shtetërore në Sankt-Peterburg, me temë “Veprimtaria e formacioneve kombëtare nacionaliste në territorin e krahinave perëndimore të Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës në vitet 1943-1949”, prej vitit 2011 është doktorant i katedrës së historisë së Europës Lindore të Universitetit “Aleksandër Humboldt” të Berlinit dhe studiues i asociuar i Institutit “Hadassah-Brandice” të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një studim të vetin, ai shkruan :
“70 vjet më parë – 9-12 janar 1951, – në Kremlin dhe në Shtabin e përgjithshëm u zhvillua një mbledhje, e mbuluar deri tani nga një perde e errët: Josif Stalini po zhvillonte bisedime me diktatorët e bllokut të kuq për gjendjen ndërkombëtare dhe për politikën e jashtme… (Citohet sipas : Aleksandër Gogun.“Ortakët sipas Armageddonit. Si Stalini po përgatitte një luftë të re në vitin 1951”. Faqja e internetit “Gllavk”. 20 janar 2021).
Në atë mbledhje, ku nuk ishin të pranishëm vetëm udhëheqësi i Gjermanisë Lindore dhe udhëheqësi i Shqipërisë, qe marrë vendimi që, në korrik të vitit 1954, të fillonte sulmi për pushtimin e krejt Evropës Perëndimore.
Aleksandër Goguni, duke cituar Molotovin, thekson:
“Stalini ishte i mendimit se kur të fitojë sistemi komunist në mbarë botën, se ai në këtë drejtim punonte, gjuhë kryesore në rruzullin tokësor, gjuhë e komunikimit ndërkombëtar do të bëhej gjuha e Pushkinit dhe e Leninit…”.
Duke folur për përfundimin e Luftës II Botërore, Presidenti Donald Tramp deklaroi:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetmet që fituan në luftë, kurse Rusia ndihmoi” (Citohet sipas: “Trampi deklaroi se SHBA janё tё vetmet qё fituan nё Luftёn II Botёrore”. Faqja e internetit “Radio.RBK”. 02 maj 2025).
Deputeti i parlamentit rus, Andrej Kolesnjik, qe shprehur në një mënyrë paradoksale kundër kësaj deklarate. Në njërin nga mjetet e informimit masiv, thuhej:
“Andrej Kolesnjiku, në një intervistë për “Vjeçernjaja Moskva”, fjalët e Trampit i quajti fantazi, duke theksuar se Ruzvelti i qe lutur Stalinit të fillonte sulmin në Frontin e Lindjes, për të shpëtuar repartet e shpartalluara amerikane” (Citohet sipas: “Ministria e Punёve tё Jashtme tё Rusisё i pёrgjigjet deklaratёs sё Trampit pёr fitoren e SHBA nё Luftёn II Botёrore”. Faqja e internetit “Avia.Pro”. 02 maj 2025).
Kjo deklaratë e këtij deputeti, të shkolluar për mashtrues, është me të vërtetë fort tërheqëse për delepopullin rus, i cili gënjeshtrat e bandës kriminale të Kremlinit i merr për të vërteta safi. Sipas këtij deputeti mashtrues, Presidenti Ruzvelt i qenka drejtuar Stalinit me kërkesën për të filluar sulmin në Frontin lindor. Siç u theksua më lart, Ushtria e Kuqe e filloi sulmin kundër trupave gjermane më 02 dhjetor 1941, kur trupat amerikane ndodheshin brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Europë, së bashku me trupat angleze, gjatë një operacioni amfib dhe ajror, trupat amerikane patën zbarkuar në Normandi të Francës natën e 5 duke u gdhirë 6 qershori i vitit 1944. Prandaj as që bëhej fjalë absolutisht për reparte “të shpartalluara” amerikane. Repartet me të vërtetë të shpartalluara ishin repartet sovjetike, siç e thekson me shumë të drejtë gazetarja Julia Llatёjnina.
Ja si pati reaguar një gazetar rus në youtube-kanalin “Geroi naroda” (Heronjtë e popullit) ndaj deklaratës së Presidentit Tramp:
“Njё rresht i njё teksti historie tё shkollёs sovjetike vlente mё shumё jetё njerёzore, sesa çdo bombё, e hedhur mbi qytetet tona. Nё atё rresht shkruhej:
“Ndihma e aleatёve ka qenё e papёrfillshme”.
Po sikur prapa kёtyre fjalёve tё fshihet njё nga tё vёrtetat mё tё dhimbshme tё Luftёs sё madhe patriotike? A jeni gati ta merrni vesh se kush, nё tё vёrtetё, e fitoi atё luftё? Dhe a jeni gati ta mёsoni se pёrgjigjja mund tё rezultojё jo ashtu, si ju jeni duke e pritur? Pёrfytyroni pёr njё sekondё: ju gjithё jetёn keni besuar njё variant tё historisё, kurse papritmas sqarohet se realiteti ka qenё krejtёsisht i kundёrt, se gjyshёt dhe gjyshet tuaja, duke rrёfyer pёr luftёn, kanё heshtur pёr diçka tejet tё rёndёsishme, jo me ndonjё qёllim tё keq, por sepse vetё nuk e kanё ditur krejt tё vёrtetёn. Sot, sё bashku, do ta hedhim vёshtrimin prapa asaj perdeje sekreti, e cila, pёr dhjetravjeçarё, e pati mbajtur tё fshehtё rolin e Lend Lizit (ndihmës amerikane për vendet e koalicionit antihitlerian gjatë Luftës II Botërore – E.Y.), nё fitoren tonё. Ne do ta flakim tutje korrektesën politike dhe do tё bёjmё njё pyetje nga mё tё papёrshtatshmet:
Po sikur presidenti amerikan tё ketё tё drejtё pёr atё qё thotё? Po sikur pikёrisht Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs ta kenё fituar Luftёn II Botёrore? Atёherё bёjuni gati: ato qё do tё mёsoni sot mund t’ju duken tё dhimbshme, sepse e vёrteta, nganjёherё, vlen mё shtrenjtё sesa njё legjendё e bukur. Por vlera e kёsaj tё vёrtete konkrete, vlera e lёnies nё heshtje tё rolit tё Lend Lizit, llogaritet jo me para dhe as me opinionin e mirё (reputacionin), ajo llogaritet me jetё njerёzore. Pra, a jeni gati tё mёsoni tё vёrtetёn se kush e fitoi luftёn mё tё tmerrshme nё historinё e njerёzimit? Atёherё bёjuni gati se sot ne do ta sqarojmё, sesa afёr sё vёrtetёs ёshtё pikёrisht presidenti amerikan.
Kreu I
Njё perandori mbi rrota
Hajde ta fillojmё nga shifrat, tё cilat do t’ju detyrojnё ta rishikoni gjithçka qё keni ditur pёr luftёn:
Gjatё viteve tё Lend Lizit Bashkimi Sovjetik mori nga aleatёt 400 mijё kamionё, 400 mijё. Pёr t’i kuptua pёrmasat e kёsaj shifre, pёrfytyroni pёr njё çast: sikur ata kamionё t’i vendosёsh njёrin pas tjetrit nё autokolonё, kjo do tё arrijё nё njё gjatёsi prej 2 mijё kilometrash, nga Moska nё Berlin. Por kamionёt janё vetёm maja e aisbergut. 13 mijё tanke, 200 mijё automobilё tё tё gjitha markave, 400 mijё radiostacione, 2 milionё kilometra kabllo telefonike, me tё cilat mund tё përshkohej pesёdhjetё herё perimetri i Tokёs, 200 mijё palё çizme, tё cilat mund t’i vishte njё ushtri e tёrё. Kurse tani mё interesantja:
A e dini ju se çfarё do tё kishte ndodhur, sikur Ushtrisё sё Kuqe tё mos i ishte dhёnё gjithё teknika amerikane? Ajo nuk do ta kishte mundёsinё pёr tё lёvizur, sepse, nё fund tё luftёs, dy tё tretat e transportit automobilistik tё trupave sovjetike e pёrbёnin markat Studebeker dhe Ford. Pёrfytyroni ushtrinё tankiste tё Kotukovit ose korpusin e mekanizuar të Rotmistrovit: merruni atyre 2/3 e makinave. Çfarё do tё mbetej? Ecja nё kёmbё rrugё e pa rrugё, me armatim tё rёndё mbi supe. Por ky ёshtё vetёm fillimi i tё folurit troç.
Ato qё morёm vesh mё vonё, na detyruan tё rishikojmё krejt mёnyrёn e tё interpretuarit tё luftёs. Hidhuni njё sy shifrave tё furnizimit me ushqimore: tre milionё e shtatqindmijё konseva mishi. Po tё bёjmё njё pёrfytyrim, duke i vendosur ato konserva mbi njёra-tjetrёn, do tё rezultojё njё latёsi baras me majёn Elbrus tё maleve tё Kaukazit. Dhe tani mendoni pёr njё çast: ky mal me mish ushqente nё front miliona ushtarё sovjetikё. Pa atё mish me çfarё do tё ushqeheshin ushtarёt tanё? Me bar? Me lёkurё drurёsh? Mishi i konservuar i frontit tё dytё – kёshtu e quanin nё radhёt e trupave ushtarake. Dhe kёsaj s’i thonin shaka. Kjo ishte njё shaka dёshpёruese. Sepse pa mishin amerikan, gjysma e ushtrisё sonё thjesht do tё kishte vdekur nga uria. Por, siç dihet, ushtari i uritur nuk ёshtё nё gjendje tё luftojё.
A dёshironi tё mёsoni edhe njё hollёsi shokuese? Benzina e avionёve me oktan tё lartё. Gjatё gjithё pёriudhёs sё luftёs, amerikanёt na patёn furnizuar me pothuajse njё milion tonё lёndё djegёse strategjike. Pa njё lёndё tё tillё, aviacioni ynё thjesht nuk do tё qe nё gjendje tё ngrihej nё ajёr. Avionët tanё gjuajtёs dhe sulmues fluturonin, tё furnizuar me lёndё djegёse amerikane, rrёzonin avionё gjermanё me fishekë amerikanё dhe ktheheshin nё aerodrome, tё ndёrtuara me materiale amerikane. Rezulton njё tablo drithëruse, apo jo? Ushtria e Kuqe lёvizte me makina amerikane, hante mish tё konservuar amerikan, fluturonte me benzinё amerikane dhe bёnte qitje me predha amerikane, kurse ne, gjithё jetёn, kemi qenё tё bindur se kishim fituar krejtёsisht me forcat tona. Por prisni se mё tё tmerrshmen nuk e kemi thёnё ende. Ajo qё do tё rrёfejmё tani ёshtё vetёn pjesa e dukshme e aisbergut. Surpriza tё vёrteta na presin, kur tё mёsojmё se me çfarё qemё furnizuar sipas Lend Lizit, pёr çka asnjёherё nuk ёshtё folur nё tekstet e historisё, pёr ato gjёra, pa tё cilat fitorja jonё do tё kishte qenё thjesht e pamundur.
Kreu II
Tri Balena
qё pёrballuan frontin
Kurse tani le tё hyjmё mё thellё, sepse sekreti mё i tmerrshёm i Lend Lizit fshihet jo nё shifrat e bujshme tё tankeve dhe tё aeroplanёve, por nё ato gjёra, pёr tё cilat kanё parapёlqyer tё heshtin, pёr tre balena, me tё cilat ёshtё pёrballuar gjithё fronti. Dhe sikur tё mos marrim parasysh njёrёn prej tyre, atёherё gjithçka do tё shёmbej si ndonjё shtёpi prej kartoni.
Balena e parё
Logjistika
A ia keni bёrё pyetjen vetes ndonjёherё? Ushtria e Kuqe nё ç’mёnyrё pati arritur tё furnizonte trupat shumёmilionёshe nё njё front me gjatёsi prej njё mijё kilometrash? Pёrgjigjja ёshtё e thjeshtё: duke lёvizur me kamiona amerikanё, me ata 400 mijё kamionё, tё cilёt e shndёrruan ushtrinё tonё nga njё masё e ngathët, nё njё forcё lëvizёse. Por askush nuk do t’ju rrёfejё nё tekstet e historisё: pa kamionёt amerikanё, operacionet sulmuese tё viteve tё fundit tё luftёs, do tё kishin qenё tё pamundura. Operacioni Visla-Oder, operacioni në Prusinё Lindore, sulmi drejt Berlinit – tё gjitha kёto u realizuan nё saje tё kamionёve amerikanё, tё cilët, ditё e natё, transportonin municione, lёndё djegёse, ushqimore. Pёrfytyroni njё korpus tankistёsh pa furnizime. Pas njёzetekatёr orёsh i mbaron lёnda djegёse, pas dyzetetetё orёsh – municionet, pas shtatёdhjetedy orёsh – ushqimoret. Edhe grushti mё i fuqishёm tankist vjen e shndёrrohet nё njё pirg hekurishtesh nё mes tё njё territori tё huaj. Kamionёt amerikanё nuk shёrbenin thjesht si mjete transporti, ata ishin enёt e gjakut tё luftёs.
Balena e dytё edhe mё e papritur
Lёnda e parё dhe teknologjia
Njё gjё tё tillё nuk e patёn njoftuar nё emisionet e lajmeve, por pa aluminin amerikan, aviacioni ynё do ta kishte tё pamundur tё ekzistonte. 90% e aluminit pёr industrinё e aviacionit furnizohej sipas Lend Lizit. Çdo avion ushtarak qe prodhuar me metal amerikan. Kurse tani pёrfytyrojeni qiellin mbi Kursk pa aeroplanёt tanё gjuajtёs ose sulmin drejt Kenisbergut pa aeroplanё sulmues. Aviacioni gjerman do t’i kishte shpartalluar keq trupat tona. Por avionёt tanё fluturonin, sepse qenё prodhuar me alumin amerikan, furnizoheshin me benzinё amerikane dhe bёnin qitje me fishekё amerikanё.
A dёshironi tё dini edhe njё tjetёr fakt shokues? Baruti. Pa furnizimin amerikan me lёndё shpёrthyese dhe me pёrbёrёs pёr barut, artileria jonё do tё rrinte thjesht nё heshtje. Po ç’ёshtё lufta pa artileri. Ёshtё një kasaphanë. Sepse pikёrisht artileria ishte Perёndesha e luftёs, pikёrisht ajo pati shkatёrruar mbrojtjen gjermane dhe i pati hapur rrugёn kёmbësorisё sonё. Radiostacionet, lidhjet telefonike, instrumentet optike, lokatorёt – tё gjitha kёto patёn ardhur, gjithashtu, qё nga pёrtej oqeanit. Ushtria e Kuqe e vёzhgonte fushёn e betejёs me sy amerikanё, e dёgjonte me veshё amerikanё dhe i drejtonte trupat nёpёrmjet radiovalёve amerikane.
Balena e tretё, mё e prekshme
Ushqimoret
Po. Ne folёm pёr konservat e mishit. Por pёrmasat e ndihmёs ushqimore kanё qenё shumё tё mёdhaja. Amerikanёt patёn ushqyer jo vetёm ushtrinё, ata patёn ushqyer gjithё vendin: gruri, sheqeri, yndyrnat, konservat – tё gjitha kёto vinin si njё vargan i jashtёzakonshёm nёpёrmjet Murmanskut dhe Arkangelskut. Pa kёto ushqimore prapavijat nuk do tё kishin qenё nё gjendje tё mbijetonin. Se dihet qё pa prapavija fronti nuk mund tё ekzistojё. Punёtorёt e uritur nuk mund tё prodhojnё dot tanke, fshatarёt e uritur nuk mund tё prodhojnё dot bukё, njё vend i uritur nuk mund tё luftojё. Kurse tani pёrfytyroni pёr njё çast se çfarё do tё ndodhte, sikur tё qe shmangur njёra nga kёto tri balena: sikur tё qenё shmangur kamionёt, ushtria do tё kishte humbur aftёsitё lёvizёse, sikur tё qenё shmangur lёndёt e para, vendi do tё kishte mbetur pa prodhime ushtarake, po tё qenё shmangur ushqimoret, do tё qe shembur gjithё prapavija. Do tё rezultonte njё tablo e frikshme varёsie, apo jo? Po dale se daullet vijnё pas: sepse gjёnё mё tё tmerrshme nuk e kemi thёnё ende, kur ato furnizime vonoheshin ose ndёrpriteshin dhe se si pati reaguar udhёheqja sovjetike pas çdo vonese tё furnizimeve amerikane. Nёse ju mendoni se e dini krejt tё vёrtetёn pёr Lend Lizin, e keni gabim. E vrteta vetёm tani po fillon tё dalё nё skenё.
Kreu III
Pyetje tё papёrshtatshme
Po shkelim rregullin, prandaj vendosёm tё rrёfejmё se çfarё po ndodhte prapa dyerve tё mbyllura tё Kremlinit. Po rrёfejmё pёr atё gjёra, tё cilat nuk qenё dhёnё nё informacionet zyrtare dhe nё faqet e memoristikёs, pёr ato gjёra qё zbulojnё krejt thellёsinё e varёsisё sonё nga ndihma amerikane:
Verё. Karvani i aleatёve vonohet pёr shkak tё nёndetёseve gjermane nё ujёrat e Atlantikut. Furnizimet me alumin pakёsohen nё masёn 30%. Dhe çfarё ndodhi? Gjatё njё muaji, prodhimi i avionёve ushtarakё nё uzinat sovjetike pakёsohet dyfish. Uzinat s’punojnё, punёtorёt largohen me leje pa pagesё, kurse fronti mbetet pa mbёshtetjen e aviacionit. Apo edhe njё rast tjetёr:
Dimёr. Karvanet me ushqimore i kap stuhia dhe vijnё pas njё vonese trijavore. Gjatё njё jave, nё Leningrad fillon njё uri e vёrtetё. Nuk ёshtё fjala pёr atё urinё e bllokadёs qё e dinё tё gjithё, por pёr bllokadёn nё qytetin e çliruar, sepse qyteti qe mёsuar tё ushqehej me konservat e mishit amerikan dhe me grurin amerikan. Por mё i tmerrshёm ishte reagimi i udhёheqjes sovjetike ndaj çdo ngecjeje tё furnizimeve. Mjaftonte qё amerikanёt tё vononin karvanin e radhёs me ndihma, qё, nё Kremlin, tё fillonte njё panik i vёrtetё. Stalini kontrollonte personalisht çdo furnizim, ndiqte personalisht lёvizjet e çdo anijeje dhe nё telegramet qё i dёrgonte Ruzveltit, binin nё sy jo kёrkesat e njё aleati, por lutjet e njё njeriu qё ndodhej nё varёsi. A e dini ju se çfarё pati ndodhur kur, nё fund tё luftёs, amerikanёt filluan t’i pakësojnë furnizimet? Komanda sovjetike, nё panik e sipёr, u qe drejtuar aleatёve me lutjen pёr tё vazhduar ndihmat, sepse pa ato ndihma Ushtria e Kuqe e kishte thjesht tё pamundur tё funksiononte: ne jemi mёsuar kaqё shumё me ndihmat amerikane, saqё çmёsimi me to do tё ishte i dhimbshёm, si çmёsimi i njё narkomani nga doza e pёrditshme.
Kurse tani njё pyetje nga mё tё papёshtatshmet: cila ishte arsyeja qё, tё gjitha kёto gjёra, qenё mbajtur sekret? Cila ishte arsyeja qё, nё tekstet mёsimore sovjetike, shkruhej pёr një ndihmё tё vogёl tё aleatёve? Pёrgjigjja ёshtё e thjeshtё dhe e tmerrshme njёkohёsisht: sepse e vёrteta pёr Lend Lizin ia minonte themelet mitit pёr fitoren e Bashkimit Sovjetik “me forcat e veta”. Si mund të flitej pёr “madhёshtinё” e industrisё sovjetike, kur dihej qё gjysma e prodhimit ushtarak sigurohej nga lёnda e parё amerikane? Si mund tё krenoheshe me fuqinё e Ushtrisё sё Kuqe, kur dihej qё ajo lёvizte me kamionё amerikanё dhe ushqehej me konserva mishi amerikan? Si mund tё lavdёrohej gjenia e strategёve sovjetikё, kur dihej qё trupat e tyre nё luftё pёrdornin armё amerikane? Kёto gjёra nuk janё transmetuar nё emisionet e lajmeve, por nё dokumentet arkivore thuhet shkoqur: pa Lend Lizin, lufta mund tё kishte zgjatur edhe dy vjet apo edhe mё shumё. Dy vjet humbje shtesё, miliona viktima shtesё, qytete tё shkatёrruara, fshatra tё djegur dhe fate tё sakatuara. Tё gjitha kёto pёr hir tё njё legjende tё bukur, sipas sё cilёs ne e paskeshim siguruar fitoren vetёm me forcat e veta. Tё gjitha kёto pёr hir tё ruajtjes sё krenarisё kombёtare, e cila, siç u sqarua, qe ngritur mbi gёnjeshtra.
Por mё cinike ёshtё lёnia nё heshtje e rolit tё Lend Lizit, e cila jo vetёm qё deformonte historinё, por edhe na grabiste mundёsinё pёr tё qenё mirёnjohёs, na grabiste mundёsinё pёr t’u thёnё faleminderit atyre qё patёn sakrifikuar jetёn, duke na sjellё ndihma nёpёr detet e ftohta tё Arktikut, atyre marinarёve amerikanё, qё humbnin jetёn nga torpedot gjermane, duke na sjellё alumin dhe konserva mishi. Na rezulton njё tablo e frikshme, a nuk ёshtё kёshtu? Ne kemi qenё tё varur jo vetёm nga ndihma amerikane, ne kemi qenё tё varur prej saj nё njё mёnyrё kritike deri nё atё shkallё, saqё çdo vonesё e furnizimeve vinte nё rrezik krejt makinёn tonё ushtarake. Kurse mё vonё, kur lufta qe pёrfunduar, ne parapёlqyem ta harronim gjithçka, parapёlqyem tё mashtronim vetveten. Dhe atёherё shtrohet pyetja, tё cilёn ne druheshim ta shtronim nё fillim tё kёsaj videoje: rezulton se Donald Tramp kishte tё drejtё, rezulton se pikёrisht Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs na patën dhënë një ndihmë të madhe.
Kreu IV
Bota pa Lend Liz
Kurse tani hajde tё bёjmё njё eksperiment nga mё tё ashprit. Hajde ta pёrfytyrojmё se çfarё do tё kishte ndodhur sikur Lend Lizi nuk ka pasё ekzistuar, sikur Amerika tё kishte marrё vendim pёr tё mbajtur njё qёndrim asnjanёs dhe tё mos e kishte ndihmuar Bashkimin Sovjetik. A jeni gati tё shikoni një botё alternative? Po ju pralajmёroj: tabloja do tё jetё fare e pakёndshme.
Pa kamionёt amerikanё ushtria jonё s’do tё ishte nё gjendje tё lёvizte, operacionet sulmuese nё vitet e fundit tё luftёs do tё ishin tё pamundura, nuk do tё ishim nё gjendje tё zhvendosnim trupat me shpejtёsi, nuk do tё mund tё siguronim furnizimin nё distanca tё mёdha, fronti do tё qe shndёrruar nё njё thertore nёpёr pozicione, si nё Luftёn I Botёrore. Pa aluminin amerikan aviacioni ynё do tё qe pakёsuar me dhjetra herё, qielli mbi fushat e betejave do tё kishte qenё plotёsisht nёn zotёrimin e gjermanёve, çdolloj lёvizjeje e trupave tona gjatё ditёs do tё qe shndёrruar nё vetёvrasje. Trupat gjermane do tё kishin pushkatuar kёdo qё lёviste nёpёr rrugё. Pa ushqimoret amerikane do tё kishte filluar njё uri e tmerrshme. Dhe jo vetёm nё radhёt e ushtrisё. Do ta kishin ndier urinё uzinat, do ta kishin ndier qytetet, do ta kishte ndier urinё mbarё vendi. Rendimenti i punёs do tё kishte rёnё nё njё mёnyrё katastrofike, njerёzit do ta kishin pasur tё pamundur tё punonin me stomakun bosh. Por ja mё e tmerrshmja: pa barutin dhe lёndёt shpёrthyese amerikane, do tё rrinte nё heshtje artileria jonё. Por artileria, siç u përmend edhe mё lartё, ёshtё Hyjnesha e luftёs. Pa artileri, çdolloj sulmi vjen e shndёrrohet nё njё kasaphanё tё panevojshme, kёmbёsoria mёsyn drejt pozicioneve mitraliere tё paasgjёsuara, tanket lёvizin drejt armёve antitanke tё pabombarduara. Atёherё lind pyetja: cili do tё ishte pёrfitimi ynё nё pёrfundim? Do tё kishim njё luftё rraskapitёse, e cila do tё kishte vazhduar jo pesё, por shtatё, tetё apo edhe dhjetё vjet. Humjet do tё qenё shtuar: nё vend tё 27 milionё tё vrarёve, mund tё kishim pasur 40, 50, 60 milionё të vrarë. Breza tё tёrё, tё zhdukur nga kjo Botё. Po mund tё kishte ndodhur edhe mё keq: mundet qё pa atё Lend Liz tё kishim dalё tё humbur nga ajo luftё. Mund tё kishte ndodhur qё gjermanёt t’i tёrhiqnin trupat kryesore nga Fronti Perёndimor dhe tё arrinin ta mposhtnin Bashkimin Sovjetik, tё dobёsuar nga lufta. Dhe atёherё krejt Europa, qё nga Lisbona deri nё Vladivostok, mund tё kishte rezultuar nёn thundrёn fashiste.
A e dini arsyen se pse kёtё alternativё historike nuk e patёn rrёfyer asnjёherё nё shkollat sovjetike? Kjo ka ndodhur sepse ajo dёshmon pёr vlerёn reale tё krenarisё sonё, për vlerёn e asaj mitologjie pёr fitoren tonё me forcat e veta, tё cilёn e kemi pёrkёdhelur me dhjetёvjeçarё me radhё. Dhe atёherё lind pyetja e fundit, pyetja mё e dhimbshme:
A ia vlente ajo krenari pёr jetёn e miliona njerёzve shtesё, a ia vlente legjenda e bukur se ne e patёm siguruar fitoren vetё, pёr atё skёterrё qё mund tё kishte zgjatur ende vite tё tёra?
Natyrisht, ne nuk kemi pёr ta mёsuar asnjёherё pёrgjigjen, por ama njё gjё ne e dimё me saktёsi: pa Lend Lizin fitorja jonё do tё kishte qenё shumё mё e shtrenjtё dhe shumë mё pak e mundshme.
Lёnia nё heshtje e sё vёrtetёs pёr Lend Lizin, na ka grabitur jo vetёm objektivitetin historik, ajo na ka grabitur mirёnjohjen, mirënjohjen pёr marinarёt amerikanё, tё cilёt patёn vdekur nё ujёrat e akullta tё Arktikut, duke na sjellё ndihma, mirёnjohjen pёr punёtorёt e uzinave tё Detroitit, tё cilёt patёn prodhuar pёr ne armёt e fitores, mirёnjohjen pёr amerikanёt e thjeshtё, tё cilёt paguanin taksa pёr luftёn tonё.
Dhe nё mbyllje njё pyetje finale, pёr tё cilёn duhet tё vrasё mendjen secili prej nesh:
Çfarё ёshtё mё e rёndёsishme, njё legjendё e bukur pёr njё fitore nё njё mёnyrё të pavarur, apo njё e vёrtetё e komplikuar, qё ne patёm fituar nё saje tё ndihmёs sё miqve, çka ёshtё e vlefshme pёr kujtesёn dhe ndёrgjegjen tonё mё tё mirё, pёr tё ardhmen tonё? Unё mendoj – e vёrteta. Sepse vetёm e vёrteta ёshtё ajo qё na bёn tё fortё tamam ashtu siç duhet. Vetёm e vёrteta na lejon tё nxjerrim mёsimet e duhura nga historia, dhe vetёm e vёrteta na lejon t’u jemi mirёnjohёs atyre qё e meritojnё mirёnjohjen tonё”.
———-o———-

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Edi Rama: “Zemra mal”, mbështes protestën për UÇK-në