Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës

Read Time:5 Minute, 45 Second

Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill.

Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen se ai ishte një njeri i besueshëm si bashkëbisedues, por nuk ishte vendimmarrës.

Sipas Hill, atij i besohej që të parashtronte argumentet e UÇK-së, por nuk i ishte besuar vendimmarrja. “Nuk i ishte lënë në dorë vendimmarrja. Ky është versioni im”, tha Hill.

Ai rikonfirmoi se nuk e di nëse Thaçi ishte ndonjëri prej themeluesve të UÇK-së. Dëshmitari Hill tha se kjo bënte kuptim kur edhe Thaçi i tha qënë rast që binte dakord në Rambuje për diçka pa u konsultuar, kur të kthehej do vritej.

“Kjo përshtypje bënte kuptim kur ai tha se nuk mund të pajtohej me atë se çfarë ishte bërë në Rambuje edhe që na tha se nëse binim dakord pa u konsultuar, kur të kthehej do ta vrisnin”, tha ai.

Hill: UÇK-ja nuk kishte një strukturë vertikale e të organizuar

Gjyqtari, Guénaël Mettraux, tutje ka pyetur  ambasadorin Hill që në gjykatore të Speciales është ulur ne karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes, nëse e dinte ai se e ku shkuan Thaçi, Krasniqi e Veseli nga Franca nga koha kur mbaroi raundi iu parë i negociatave.

“Nuk e di. Unë e di që ata u morën nga një avion francez, unë kisha menduar se ata do të shkojnë në Shkup, por pastaj kam dëgjuar se u dërguan në Prishtinë me avion, besoj që e kam dëgjuar këtu në Hagë ndoshta dje, ndoshta pardje. Ata kanë shkuar në vende të ndryshme besoj. Megjithatë besoj kam dëgjuar fjalë që Thaçi ka qenë në Tiranë”, tha gjatë dëshmisë së tij HIll.

Dëshmitari amerikan tha se i kujtohet të jetë përpjekur të merrte informacione nga ambasada  e tyre nëse ata kishin ndonjë shenjë që Thaçi ishte atje, por tha se ishte vështirë edhe për ambasadën që të gjendej ndonjë gjurmë e tij.

“Sado shumë UÇK-ja të ishte përgatitur dhe dëshironte që të ecte përkrah nesh, e para ata nuk ishin një strukturë vertikale e organizuar dhe kjo është një mënyrë shumë elegante për të thënë se sa të organizuar ishin ata”, deklaroi gjatë dëshmisë së tij, Hill.

Hill: Kishte shumë persona që flisnin në emër të UÇK-së

Hill foli në Hagë për komunikatat që pretendohet se janë lëshuar nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ai tha se nuk e di se nga kush janë lëshuar ato dhe për çfarë arsyesh.

“Këto ishin shumë të mjegullta për ne sepse ne nuk e dinim se kush i lëshonte këto komunikata. A ishin çështje sigurie që nxirreshin apo vërtetë nuk ekzistonte një strukturë që të besonim edhe ne. Prandaj, ne nuk mund t’i përdornim këto komunikata si bazë për të përcaktuar një strukturë vertikale organizative të UÇK-së”, tha dëshmitari Christopher Hill.

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në ditën e tretë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, në përgjigjet e tij ndaj trupit gjykues tha se kishte shumë persona që flisnin në emër të UÇK-së.

“Sipas meje dhe në cilësinë time si i deleguar i posaçëm, unë e kisha të qartë dhe të tjerët ma kishin bërë të qartë se ne nuk e dinim se kush fliste për UÇK-në. Për shembull, zoti Demaçi fliste për rolin që ai kishte në UÇK, por askush nuk ma konfirmoi. Kishte shumë persona që prezantoheshin se flisnin në emër të UÇK-së. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti të konfirmuar me të cilën mund të komunikonim për të ardhmen,” tha ai.

Hill: Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi se i ndjeri, asokohe kishte një lloj mllefi pasi kishte qenë i burgosur, dhe sipas tij, dihej dhe njihej si një person me opinione të egra ndaj Serbisë.

“Jo vetëm në Kosovë, por edhe pjesa tjetër e Jugosllavisë e dinte këtë. Nuk ishte person me të cilin mund të bashkëpunoje. Nuk ishte person që mund të punoje me një dokument, kishte opinione të forta lidhur me disa rrethana në jetë, dhe shumë mirë që i kishte ato, por në aspektin e bashkëpunimit, nuk ishim të interesuar ta promovonim”, deklaroi Hill.

Hill: Shqiptarët e donin Kosovën Republikë

Sipas tij, çështja e pavarësisë së Kosovës ishte më shumë slogan. Hill tha se shqiptarët e donin Kosovën Republikë si shtetet tjera që ishin shkëputur nga Jugosllavia.

“Personat shprehnin dhe thonin se unë e mbështes se Kosova do të jetë në Republikë. Pra, si të gjitha republikat tjera të shkëputura nga Jugosllavia. Pra, kur thoshin republikë e krahasonin me shtetet e tjera që ishin shkëputur nga Jugosllavia”, tha ai.

Hill deklaroi se zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Jakup Krasniqi, e i cili i bënte të ditura qëllimet e UÇK-së

Trupi gjykues dha një urdhër me gojë për pranimin në prova materiale të një intervistë me Wolfgang Petritsch që është marrë nga një libër.

Sipas mbrojtjes së Thaçit, ky material nuk duhet të pranohet nga kjo intervistë ngase del një pretendim i ri në thelb dhe pretendimi ose akuza është në kundërshtim me argumentet e ZPS-së dhe veçanërisht është në kundërshtim edhe me një material specifik të Prokurorisë.

Mbrojtja kishte pretenduar se nuk janë njoftuar me kohë dhe sipas tyre, Prokuroria në këtë fazë të procesit nuk duhet të dalë me një argument të ri që është në kundërshtim me argumentet e tyre të mëparshme.

Dita e tretë e dëshmisë në Speciale e ish-diplomatit amerikan, Hill|LIVE

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill dje në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi.

“Koha nuk i shëron të gjitha, siç thuhet të gjitha plagët, por mendoj se pas 25 viteve është kohë e madhe që të mendohet, pikë së pari nuk kam arsye që të besoj se zoti Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla, nuk kam arsye të besoj as nuk kam dëgjuar që të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtari të tjera të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i paraburgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Dhe ndjeva se duhet të thoja diçka për situatën”, tha ai.

Ai ka folur për kohën e përfundimit të luftës në Kosovë, largimin e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Ai foli edhe për vizitën e Clintonit që i bëri asaj kohe në Maqedoninë e Veriut, ku falënderoi atë për pritjen e refugjatëve kosovarë.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte mbajtur në Beograd kundër dëshirës së tij.

Hill është dëshmitari i radhës i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Deri më tani, Hill është dëshmitari i pestë i paraqitur nga ekipi i mbrojtjes në gjykimin “Thaçi dhe të tjerët”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kreshnik Radoniqi: KQZ do të krijojë komisionin për procesin zgjedhor në Mitrovicë
Next post Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari