Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari

Read Time:2 Minute, 17 Second

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave; ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarëve të tjerë Irfan Lipoviva, Hafiz Gara dhe ndaj afaristit Ridvan Muharremi, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe zbulimin e fshehtësisë zyrtare.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit R.H., I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars 2022, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 2,912,134.78 euro.

Po ashtu, këta tre të pandehur akuzohen se kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare, duke i dhënë informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore – që sipas ligjit përbën sekret shtetëror – personit të katërt të përfshirë në aktakuzë, R.M.

Ndërkaq, R.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi sipas aktakuzës, ai ka ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt me operatorë ekonomikë, duke propozuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e tyre në procesin e kontraktimit të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se aktakuza është dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës për shqyrtim dhe vendimmarrje.

Pas njoftimit për aktakuzën, ministrja në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta ministrja Hajdari ka reaguar përmes një deklarate publike, duke konfirmuar se është informuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës dhe se do të deklarohet më gjerësisht sapo ta pranojë dokumentin e plotë.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka thënë Hajdari.

Në reagimin e saj, ajo është shprehur krenare për punën e bërë si ministre, duke theksuar se në periudhën shkurt–mars 2022, kur vendi përballej me sfida të mëdha, kishte siguruar rezervat shtetërore të mallrave esenciale për jetesë.

“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur”, ka deklaruar Hajdari.

Kujtojmë se në aktakuzë janë edhe Ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara akuzohen nën dyshimin nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe zbulimin e fshehtësisë zyrtare. Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

/RTK/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Next post Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së