Opinion: Parimet e Islamit

Read Time:2 Minute, 9 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Islam gjaku, pasuria, prona, jeta, personaliteti, moraliteti dhe integriteti njerëzor janë shënjtëruar. Njerëzit do të takohen me Zotin dhe do japin llogari për veprimet e punët e tyre. Ruajuni nga marrja e pasurisë së tjetrit në rrugë të pandershme. Mos bëni punë që i urreni vetë dhe ndaloni hakmarrjen.

Ruani Fenë tuaj.

Drejtësia është parimi qënies më të përsosur që është njeriu me moral të lartë. Ky është kusht i pushtetit

Historia na flet se kur nëpërkëmbet drejtësia atëhere bie pushteti.

Parimi Islam na porosit se të jesh i drejtë është edhe dobi,është edhe moral. Individët e arësyeshëm dhe të logjikshëm janë pakicë, Pjekuria morale duhet të jetë në nivel.Binduni parimeve dhe tezave dhe mbroni gjërat e vërteta dhe ato që kanë vlerë. Mbroni krenarinë me justifikime dhe me argumente vertetësie duke luftuar shpifjet,mashtrimet, akuzat dhe presionet e Islamofobëve. Burimet për në të keq e kanë origjinën te përzgjedhja e keqe e elitës së keqe politike, ideatore ,intelektuale dhe nga modestia me nivel të ulët..

Korrupsioni nuk njeh vlera morale, njerëzore, shpirtërore.

Kulti i shënjtë i jokompetencës dhe injorancës rrënojnë shtetin. Demokracia rrezikohet e kërcënohet nga qeverisja e keqe dhe nga krimi e korrupsioni që përdorin cdo mjet për thellimin e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve. Epoka moderne, shoqëria e dijeve dhe komunikimit nuk pranon mitizimet, as legjendat, as mendimet e sajuara dhe as dogmat e rrejshme politike.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk bindin më askënd

E Drejta politike në Demokraci përfshin të Drejtën e votës, të drejtën shoqërore, atë shtetërore, atë të lirive të njeriut, te drejten e mirëqënies, të ligjit e pronësise,të drejtën për të pasur detyra e pose publike e politike të cilat janë parime të larta të Islamit.

REALITETI ËSHTË I NDËRLIKUAR DHE NË NDRYSHIM TË PANDËRPRERË

E vërteta është e tillë deri kur faktet e reja e hedhin poshtë atë. Ruajuni nga mashtrimi i poltikës dhe nga politikani, ruajuni nga manipulimi kolektiv dhe nga mosmirënjohja që pengojnë ndricimin e rrugës.

Parime Islame janë e vërteta, e drejta, paqja dhe liria për të adhuruar  Zotin.

Parimi i Demokracisë buron nga morali, është arësye njerëzore që njerëzit të mosveprojnë spontanisht. Në shoqëritë e paemancipuara dhe të pakulturuara ndodhin gjëra të paparashikuara ku me e cuditshmja është ajo se armiqtë e saj mund të arrijnë të drejtojnë shtetin. Këta njerëz gjykojnë, vlerësojnë, shajnë dhe akuzojnë të keqen që ata i ka pushtuar, këta individë vlerën e ulët të tyre dhe shansin e pushtetit e përdorin për ta helmuar opinionin dhe përdorin maskën etike, fodullëkun,dhe injorancën egoiste të arrogancës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Next post Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`