Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Kjo pas pas fitores minimale ndaj Andorrës, me rezultat 1-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Estadi de la FAF”, kuqezinjtë e kanë realizuar golin vendimtar në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë përmes Kristjan Asllanit.
Më herët, në fund të pjesës së parë, Berat Gjimshiti e ka goditur shtyllën, duke qenë shumë afër epërsisë.
Pas kësaj fitore, Shqipëria renditet e dyta në grup me katër pikë më shumë se Serbia, e cila është në vendin e tretë. Edhe nëse Shqipëria humb ndeshjen e ardhshme kundër Anglisë dhe Serbia fiton ndaj Letonisë, diferenca e pikëve mbetet e tillë që Serbia nuk mund ta parakalojë më skuadrën “kuqezi”. Grupi kryesohet nga Anglia.
Në takimin tjetër të grupit, Anglia e ka mposhtur Serbinë me rezultat 1-0, me golat e Saka në minutën e njëzet e tetë dhe me golin e Eze në kohën shtesë.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Serbia gjenden në të njëjtin grup kualifikues, pas atij për Evropianin 2016, dhe në të dy rastet Shqipëria ka përfunduar para Serbisë.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...

Average Rating