Njeriu sovran
Nga Skënder Sadri KAPITI

Njeriu ndodhet aty ku don Zoti.
Devocioni ndaj Zotit, ndaj Vullnetit të tij do të thotë pavarësi nga të tjerët, do të thotë të jesh Sovran , do të thotë që njeriu të jetë autonom.
Njeriu autonom nuk shan dhe as nuk fyen,por vigjëlon dhe kontrollon veten për gabimet. Lajkatarët , servilët, ministrat hujdutë të zhytur në korrupsion e hajni bëjnë sikur edhe ata nderojnë virtytin.
Njeriu autonom beson. Ai zgjedh atë që dëshiron.
Ai nuk formesohet cfar i imponohet, as nuk serviloset dhe as nuk u bindet të fortëve të pushtetit e parasë. Njeriu autonom nuk imponohet, nuk punon cfar i thonë të tjerët, cfarë i thonë mediat dhe opinioni helmues, ai është sundues i vetëvetes.
Njeriu sovran kërkon lumturinë dhe zgjidhjen e problemeve, kërkon të largojë mangësitë dhe pengesat, kurse injoranca intelektuale, injoranca profesionale dhe injoraanca e paditurisë thotë se ajo eshtë kompetente dhe e përsosur.
Me injorancën dhe injorantët mos debatoni sepse ata kanë bindjen fanatike se mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre janë të vërteta. Ata i ngrenë kult injorancës dhe verbërisë.
Njeriu autonom është i lirë, i barabartë dhe soran në ato që zotëron.
Aty ku realizohet sovranitei i njeriut ,realizohet edhe sovraniteti popullor, ai shtetëror dhe aty triumfon talenti dhe patriotizmi, puna dhe veprimtaria intelektuale.
Njeriu sovran nuk mund të përdoret si mashë e mjet i të tjerëve.. Si të jetë qeveria bëhet shoqëria.
Populli fiton atë se cfarë meriton. Populli sovran zgjedh e vepron.
Kur shumica gabon dhe kur ajo nuk mohon korrupsionin, tradhtinë dhe pushtetin e lig, kur shumica nuk janë etikë dhe as revoltë kundër të keqes, dhe kur shumica guxojnë e bëjnë mëkate ai popull fiton qorrollepsjen dhe ndëshkohet.

Average Rating