Xhafer Deva nё dritёn e Idriz Lamajt
Idriz Lamaj

Xhaferr Deva

Prishtinё 2022
Padyshim, Xhafer Deva ёshtё njё personalitet i rёndёsishёm i historisё sonё, sidomos gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore. Ai ёshtё anatemuar jashtёzakonisht nga regjimet komuniste nё Shqipёri dhe Jugosllavi. Prandaj nisma e guximshme e zotit Idriz ёshtё pёr t’u pёrshёndetur. Pёr fa,t autori e ka njohur edhe vetё zotin Deva, pёrveҫ se ka shfrytёzuar dokumentet arkivore dhe korrespondencёn e tij.
Xhafer Deva ёshtё strategu i parё shqiptar dhe aleati mё besnik amerikan qё e futi vendlindjen e vet nё dosjet e zonёs sё influencёs ushtarake amerikane, qё pёr atё kohё pёrbёn njё ndёrkombёtarizim tё pashoq pёr Kosovёn. (faqe 30)
Ai bashkёpunonte mё Komitetin “Shqipёria e Lirё” qё drejtohej nga Dr. Rexhep Karsniqi 35 vjet, gjer nё pёrmbysjen e regjimit komunist nё Shqipёri. Komiteti kishte shtypin e vet shqip dhe anglisht. Qe vendosur me seli nё Nju Jorj dhe prej shumёkujt cilёsohej si “qeveri shqiptare nё mёrgim”. Komiteti ishte e vetmja organizatё politike shqiptare nё botёn e lirё qё kishte mbёshtetjen financiare nga Qeveria e SHBA. (faqe 33)
Xhafer Deva ishte armik i vjetёr, i bindur dhe i pёrbetuar i politikёs shoviniste serbe ndaj shqiptarёve. Ai kishte pёrcjellё me hollёsi tё gjithё brutalitetet serbe ndaj shqiptarёve. Mllefin e shpagimitr e kishte bajtё tё ndryrё thellё nё shpirt deri nё momentin e duhur, tamam sikurse e kish porosiur i jati: Duro! Me durue nuk ёshtё turp! Kur tё vijё dita ёshtё turp me heshtё!~ (faqe 40)
Lidhur me “masakrёn e 4 shkurtit”, autori shkruan:
Dy oficerё tё sigurimit publik, jo kosovarё, kishin shpёrdorё detyrёn duke nxjerrё nga burgu dhe pёrdhunuar dy partizane komuniste. Brenda orёsh me urdhёrin personal tё Xhafer Devёs, ministёr i brendёshёm, pas hetimeve tё rastit nga njё gjyq ushtarak, oficerёt nё fjalё janё dёnuar me vdekej dhe ekzekutuar tё nesёrmen nё mёngjes pas ngjarjes nё parkun e sheshit Skёnderbej tё sotёm. Banorёt e atёhershёm tё Tiranёs janё dёshmitarё pёr ngjarjen nё fjalё, emrat dhe prejardhjen e oficerёve. Edhe pёr aksionin e spastrimit qё u krye me 4 shkurt 1944, kundёr partizanёve komunistё qё pёrditё terrorizonin banorёt e Tiranёs e krahinave tё tjear me atentate brutale, me aksione plaҫkitjesh tё magazinave tregtare dhe tё depove me ushqime e mallra tё shtetit, propaganda komuniste vit pas viti mbushte botёn me ulurima dhe akuza hipokrite kundёr kosovarёve dhe sidomos kundёr Xhafer Devёs.. Doemos aksioni ishte kryer me pёlqimin e Ministrisё sё Brendёshme qё kryesohej prej Devёs, por e vёrteta ishte se Regjimenti Kosova atё natё ka kryer vetёm detyrёn e rojёs sё zakonshme nё qytet dhe nuk ka marrё pjesё nё aksionet qё i kushtuan jetёn disa komunistёve dhe terroristёve tё njohur tё tyre. (faqe 43)
Grupi Kosovar me Devёn nё krye, gjatё viteve tё para tё pёrpjekjeve tё tyre pёr t’i ardhё nё ndihmё ҫёshtjes sё Kosovёs, pёsoi njё pёrvojё tё hidhur me partitё politike tё Shqipёrisё sё 1913. Qysh nё fillim tё 1949 dhe me krijimin e Komitetit Kombёtar “Shqipёria e Lirё” (gusht 194), me pёrjashtim tё Partisё sё Bllokut Kombёtar Indipendenet, partitё e tjera dhe Komiteti nuk dёshironin nё asnjё mёnyrё qё Grupi Kosovar t’i bashkangjitej veprimtarisё kombёatre si lёvizje e veҫantё politike.(faqe 95)
Nё njё letёr drejtuar Tahir Zajmit, Deva e kundёrshton idenё qё kosovarёt tё inkuadrohen nё partitё politike tё Shqipёrisё por jo si grup mё vete.
Edhe disa prej nesh, thotё ai, qё pretendojnё me pasё nё xhep mbarё popullin e Kosovёs, si psh Rexhep Mitrovica,, Adem Selimi, Ibrahim Kelmendi, pёr hesap tё Ballit dhe Hysen Tёrpeza me shokё pёr hesap tё Legalitetit kanё pranue- arsyet e tyne nuk kam mundё t’i kuptoj deri tani- qё tё bajnё propagandё midis kosovarёve pёr t’u regjistrue nё rradhёt e njё partie ose tjetre tue argumentue se vetёm kёshtu mund tё kryejnё detyrёn ndaj atdheut, tue harrue krejtёsisht se derisa tё mos jemi tё pёrfaqёsuar aty ku duhet si grup mё vete, nё qarqet ndёrkombёtare zani i Kosovёs nuk ndigjohet dhe mbetet za i mbytur vetёm midis neve shqiptarёve. (faqe 104)
Sa i pёrket rekrutimit tё kosovarёve nё partitё politike tё Shqipёrisё qoftё pёrkrahёsit e Sait Beut, Hysen Tёrpezёs dhe Adem Gllavicёs, ju shokёt e mij, duhet vetё tё gjykoni se nё ҫfarё shkalle kemi arritё. Ju do mё pyesni: ҫfarё na kёshillon ti? Po ju pёrgjigjem me sinqeritetin mё tё madh. Deri sa nuk i pёrulen zotnitё e Komitetit njё marrёveshje ku inteersat tona tё gjejnё njё respekt tё merituar nё daҫin me anё tё pёrfaqёsimit tё zotit Said Kryeziu nё daҫin me anёn instrasigjente nё kёtё pikё qё ёshtё ana e jonё them se asnjё kosovar nuk duhet tё regjistrohet pёr rekrutim. E them troҫ se qendrimi i Rexhep Mitrovicёs,, Adem Selimit dhe Hysen Tёrpezёs nuk i shёrben ҫёshtjes sonё nё emigracion dhe interesave tona kolektive nё mbrojtje tё Kosovёs. (faqe 105)
Shёnimi im- B.S.
Me sa shoh, zoti Deva sillet nё mёnyrё bajraktare, duke mёtuar tё pёrfaqёsoj Kosovёn e ta ndajё atё nga tёrё kombi. Im atё, Adem Selimi Gllavica, me shokё nuk e lanё Kosovёn sapo aty hynё trupat partizane, por e vazhduan qendresёn edhe njё vit mё pas nё malet e saj. Ideali i yre nuk lidhej me ndonjё parti politike por vetёm me synimin e bashkimit tё Kosovёs me Shqipёrinё. Ata nuk u vunё nё shёrbim tё zbulimeve tё huaja amerikane, britanikё, greke apo italiane dhe nuk donin qё Shqipёria tё dёmtohej nga grupet diversioniste pas vitit 1948.
Mё tёrhoqi vёmёndjen njё debat i Devёs me Hysen Tёrpezёn, nё atё kohё Kryetar i Lidhjes sё Prizrenit nё mёrgim, ku Hyseni kёrkon pёrjashtimin e Dem Ali Pozharit pse ky bёri njё vizitё nё Shqipёri nё vitin 1962 me ftesё tё qeverisё shqiptare pёr festimet e 50- vjetorit tё Pavarёsisё. Nё vitin 1978 vetё Hysen Tёrpeza e pranoi ftesёn e qeverisё shqiptare pёr vizitё nё Tiranё…Ishte koha kur Shqipёria ishte izoluar krejtёsisht dhe Enver Hoxha bёnte plane aventurore pёr ta “ҫliruar” Kosovёn.. (fqe 181)
Nё kapitullin e fundit (faqe 201) autori ka futur disa analiza interesante tё Xhafer Devёs si “Sfondi i depёrtimit tё suksesshёm tё Bashkimit Sovjetik nё Lindjen e Mesme” etj.
Bardhyl Selimi, 25 nentor 2025

Average Rating