Sesion Shkencor me temën: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”

Read Time:1 Minute, 33 Second

Shoqata Trojet e Arbrit planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”

Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit tonë – Republikës së Kosovës, Shoqata Trojet e Arbrit planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.

Sesionet shkencore planifikohen të mbahen në 6 vende të ndryshme të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në vendet e tjera si: Londër, Paris etj.

Temat që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga viti 1989 – 2006.

1.  Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës”;

2.”Fillet politike të dr. Ibrahim Rugovës”;

3. “Kundërshtimi i UJDI”;

4. “Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”;

5.  “Themelimi i institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”;

6.”Fillet e organizimit ushtarak  policore Sherbimeve të Informimit dhe  të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”;

7. “Takimet diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë”;

8. “Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit  Kombëtar Shqiptar”;

9. “Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës”;

10. “Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”;

11.  “Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat Ndërkombëtare për Kosovën”;

12. “Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare”.

13″.Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova”;

14. “Deshmitë dhe rrefimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova”.

          Mr.sc.Nue Oroshi –Kryetar i Shoqatës se Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post MBI LIBRIN E SKËNDER SADRI KAPITIT: PA UÇK-NË DHE NATO-N NUK DO KISHIM SHTETIN E KOSOVËS
Next post Letër: Sektorit të Ankesave pranë Departamentit për Familjet e Dëshmorëve ,Invalidëve të Luftës dhe viktimave Civile të Kosovës