Ja pse LDK e Rugovës mund të përfundojë në parti e 3%-shave?
Nga Skënder Sadri KAPITI

Pse LDK -ja mbërriti në pragshpërbërje?
Lidhja Demokratike e Kosovës me rezutatin dështak në zgjedhjet e fundit parlamentare mund të tkurret në Partinë e deputetëve dhe të tre përqidëshave dhe në parti të nostaligjikëve të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës dhe të atyre që mlidhnin 3%- ndëshin nëpër perëndim , e që më shumë i përvetësuan financat e tij.Ose Lidhja Demokrtike e Kosovës mund të shpërbëhet si Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila pas diktatorit edhe ajo u shpërnda dhe u zhduk; dhe kështu ndodh me partitë autokratike ku servilët dhe dështakët e tyre gjithcka ia dedikojnë kryetarit.
Kështu ndodh me reliket politike të partive autokratike , ku karrieristët politikë dhe dështakët ldk-istë mallëngjehen me të shkuarën por edhe kacafyten me njëri-tjetrin se kush i ka betur besnik rrugës së mitit Rugova dhe politikës dështake e paqësore të tij, rezultati i së cilës ishte boshatisja dhe largimi i popullit të Kosovës nga Kosova.
Tjetër se cfarë bënë LDK-istët ishte se politika e saj futi frikësimin te shqiptarët se me Serbinë nuk mund të luftohet, dhe me mashtrimin se do fitonte LDK e Rugova, dhe se Serbisë mund t’ia marrim Kosovën me laps në letër.
Të gjitha këto ishin dhe rezultuan një vizion dhe një përrallë politiko-kombëtare dështake dhe e pamundur.
Kjo që i ka mbetur politikisht LDK-së vetëm sa do mundësojë dështimin e saj , deri sa të pensionohen dhe të shkojnë demagogët dhe hipokritët bashkë me disa mediatikorucë e intelektualë langaraqë e që nuk kanë asnjë lloj kontributi kombëtar të cilët i kanë mbetur LDK-së bashkë me disa fanatikë besnikë edhe për pak kohë të cilët akoma mundohen të mashtrojnë publikun se Rugova krijoi shtetin dhe ua solli lirinë Kosovës në “konferencat” e Selisë së LDK-së në Prishtinë, ku qëllimi i pabesë e djallëzor i tyre, i kësaj pakice, është që të godasin dhe ta shlyejnë nga kujtesa kombëtare luftën dhe sakrificat reale të luftëtarëve , patriotëve dhe heronjve të Kosovës prej të cilëve u dëbua kolonizatori serb nga Kosova dhe kemi shtetin shqiptar të Kosovës sot.Është koha dhe më tej edhe e ardhmja kohore ajo që rrëzon mite dhe lavdinë e tepruar e të pamerituar “të pagabueshmërisë” së kultit të individit bashkë me besatarët servilë ,ata që i ngrenë kultin edhe servilizmit të vet.

Average Rating