Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë

Read Time:4 Minute, 33 Second

Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar projektligjin e tij, Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, duke theksuar nevojën për llogaridhënie dhe mbikëqyrje ndaj trajtimit që Serbia u bën pakicave të saj etnike.

Ai ka theksuar se, përveç luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë dhe se tensionet ndërmjet qeverisë serbe dhe pakicës shqiptare vazhdojnë të jenë një problem i madh. “Si kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, muajin e kaluar drejtova një seancë dëgjimore për të promovuar balancë në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Self.

Kongresmeni ka përmendur shembuj konkretë të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke përfshirë pasivizimin e adresave të banimit, që ka çuar në tkurrjen e komuniteteve shqiptare, përfshirë Medvegjën, ku popullsia është zvogëluar nga 4,000 në afërsisht 400-500 shqiptarë. Ai gjithashtu ka theksuar se shqiptarët përballen me mohimin e sigurimit shëndetësor, pengesa për të zotëruar pronë, për të gjetur punë dhe për të votuar.

“Ky pasivizim i adresave ka rezultuar në tkurrjen e komuniteteve shqiptare, përfshirë Medvegjën në rajonin e Luginës së Preshevës, ku popullsia shqiptare është zvogëluar nga 4,000 në afërsisht 400 deri në 500 shqiptarë. Dhe ky është vetëm një shembull i diskriminimit të raportuar gjerësisht. Shkelje të tjera të dyshuara përfshijnë refuzimin e Beogradit për të njohur diplomat dhe gradat e fituara në Kosovë, pengimin ose ndalimin e teksteve shkollore për nxënësit shqipfolës, si dhe përdorimin e forcave të rendit për të marrë në pyetje, kërcënuar dhe frikësuar shqiptarët etnikë lokalë pa proces të rregullt ligjor,” ka deklaruar Self.

Ai mes tjerash ka theksuar se këto akuza tregojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta mbajtur Republikën e Serbisë përgjegjëse, duke i ofruar pakicës së saj shqiptare të njëjtat të drejta dhe mundësi që ajo i kërkon për pakicën serbe etnike në Kosovë.

Në videon e publikuar nga faqja Albanians for America, thuhet se anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kanë adresuar shqetësimet e vazhdueshme për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në jug të Serbisë — çështje që shpesh kanë mbetur jashtë vëmendjes ndërkombëtare. 

https://www.facebook.com/

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas miratimit të rezolutës nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA, e cila ka të bëjë me të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka theksuar se miratimi i kësaj rezolute përfaqëson një qëndrim zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Luginë dhe një hap të rëndësishëm drejt kërkimit të përgjegjësisë ligjore dhe politike nga Serbia.

“Si qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA miratoi rezolutën H.R. 6411, mbi të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mirënjohje e veçantë për Kongresistin Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, për iniciativën dhe lidershipin e tij parimor, si dhe për përkrahjen dypartiake të Kryetarit Brian Mast dhe Nënkryetarit Gregory Meeks. Kjo rezolutë tashmë pritet të aprovohet nga vetë Kongresi i SHBA. Përpjekje, durim, këmbëngulje dhe besim që nga viti 2001 nën përkrahjen e palëkundur të Joe dhe Shirley DioGuardi dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, deri te përkrahja e komunitetit shqiptar në Texas, veçanërisht përmes Albanians For America”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij, një betejë e gjatë dhe e drejtë, sot e kurorëzuar me sukses. “Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Faleminderit të gjithë atyre që nuk u ndalën kurrë. Zëri ynë u dëgjua. Puna jonë dhe ndihma e Qeverisë së RKS për Luginë po shihet”, tha ai.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani pas miratimit të rezolutës për të drejtat etnike e kombëtare të shqiptarëve në Luginë nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara , tha se nga Capitol Hill në Uashington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës, qartë, zyrtarisht e fuqishëm.

“E iniciuar nga Kongresisti Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë. Me përkrahje dypartiake. Me mesazh të qartë për Beogradin. Kjo është ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës. Dhe sinjal se padrejtësia nuk është e përjetshme. Një betejë e gjatë, me durim, këmbëngulje dhe besim”, ka shkruar ajo.

Sinani tha se sot, SHBA kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Me Joe dhe Shirley DioGuardi, Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe komunitetin tonë të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Texas, përmes Albanians For America. Sot, SHBA kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo me fjalë, me vepra. Me aleancën me Amerikën zëri ynë u dëgjua, puna jonë po shihet. Nuk ndalemi. Nuk dorëzohemi. Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë popullin shqiptar”, ka shkruar Sinani pas miratimit të rezolutës.

Kongresmeni amerikan Keith Self që prezantoi Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, theksoi nevojën për llogaridhënie dhe mbikëqyrje ndaj trajtimit që Serbia u bën pakicave të saj etnike.

Ai ka theksuar se, përveç luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë dhe se tensionet ndërmjet qeverisë serbe dhe pakicës shqiptare vazhdojnë të jenë një problem i madh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari</strong>
Next post Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?