Mbi Librin  “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri

Read Time:8 Minute, 2 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare në truallin e politikës” dhe vendosa ta uroj Profesorin me një opinion timin  mbi Librin e tij.

Ky libër ka specifikën e vet pasi autori bën analizën, opinionistin, kritikën dhe argumentimin e komentimin letrar,filozofik dhe historik me fakte  të vërteta të  pakundërshtueshme. Ai sjell me mjaft respekt e modesti edhe qëndrime dhe vlersime, thënie, kritikë  e intervista të  shkrimtarve, krijuesve dhe  analistve të tjerë që e bëjnë shumë interesant idenë e këtij libri e cila  është për  të vërtetën jo vetëm për Kadarenë por për gjithë elitën intelektuale servile dhe politike  të ishregjimit komunist por edhe për elitën servile të korruptuar të sotme.

Në Shqipëri dhe hapësirën gjithshqiptare është ngritur miti letrar për Kadarenë, ku pothuajse shumica e intelektualëve dhe letrarëve shqiptarë i thurin atij lavde të shkallës deri në mitizim të letrave të tij. Shumë pak kritikues dhe pak kritikë  ndaj tij, dhe shumë sevilizëm intelekltual mediokër ndaj tij që himnizojnë dhe i bëjnë apoteozën veprës së tij, me fraza  të kopjuara nga literature letrare  e shkrimtarëve të huaj.

Ndërsa Profesor Ymeri vjen me këtë libër me një casje reale si një analist dhe kritik letrar, filozofik,politik e kombëtar  të vërtetë ashtu sic karakterizohet tërë krijimtaria e tij shkencore dhe akademike ,historike e artistike. Edhe në këtë Libër Profesor Ymeri vjen me traditën dhe autoritetin si krijues, studiues dhe hulutues  erudit; ai sjell  mendimet dhe logjikën kritike të   pastër të tij  me fakte dhe argumente, si dhe  mendime, vlerësime dhe kritika nga shkrimtarë, artistë e poetë të tjerë.

Ajo që më shtyu më shumë për këtë opinion timin të shkurtër rreth këtij Libri të Profesor Eshref Ymeri është fakti se unë që të vlerësoj veprimtarinë dhe veprën letrare të autorëve nisem nga fakti se cfarë vlere në shërbim të kombit ka pasur vepra e tij në kohën kur është shkruar e botuar ajo, a ka qenë dhe a është gjëndur motivimi letrar brënda interesit kombëtar, apo i ka shërbyer servilizmit dhe interesit të politikës e pushtetit dhe të atij personal të tyre; a i ka shëbyer veprimtaria letrare e tyre kombit dhe publikut apo politikës, regjimit, diktaturës dhe pushtetit.

Pra, me një fjalë pyesim se Kadare a ka qenë shkrimtarë oborri, politik dhe ideologjik që i ka shërbyer cdo pushteti apo ka qenë kritikë dhe oponencë e pushtetit diktatorial dhe të korrupsionit?

Pëgjigjen për këtë dhe të shumë pyetjeve të tjera lexuesi do ta gjeni te ky Libër i Prof. Eshref Ymeri.Pikërisht  këtë e trajton prof. Ymeri në Librin  e tij duke përdorur forcën dhe kompetencën e admirueshme të logjikës dhe arsyetimit të pastër argumentues dhe real, duke trajtuar në këtë Libër të tij jo histori të njëanshme dhe si një histori të vetme, por si një letërsi letrare  shumëhistorike e artistike  në zhvillim,  si atë të kohës së “pjellorisë” imituese intelektuale koministo-bolshevike dhe enveriste e sllavofile të Kadaresë ashtu edhe të asaj poskomuniste të tij.

Intelektuali, në rastin në fjalë për Kadarenë duhet bërë peshimi se letërsia e tij a ka qenë e dëmshme në kohën e diktaturës, a ka qenë melhem apo helm politik? Kadarenë e mbështeti dhe e financoi diktaturaakomuniste  me qëllim që të paraqitej e të njihej jashëvëndit për interesin e pushtetit dhe të diktatorit Enver Hoxha.Ai dhe shpura pseudointelektuale në Shqipëri i ngritën kultin diktatorit dhe diktaturës komuniste.

Po, ajo ka qenë helm publik si tërë letërsia, gazetaria, televizioni, akademia dhe arësimi e shkolla e Partisë sepse ato i ka dhënë oksigjenin, ushqimin dhe justifikimin e avokatinë intelektuale sistemit komunist antihuman e antikombëtar të diktaturës.

Profesor Ymeri në Librin e tij nuk gjëndet aspak xhelozi dhe nihilizëm por aty gjëndet oponenca mjeshtërore artistike letrare e një kritike reale dhe argumentuese kundrejt gjithë asaj akademie dhe letërsie social-komuniste  gënjeshtare e mashtruese që i zgjatën jetën dhe i ngritën  mitin regjimit antinacionalist e antihuman të komunizmit. Poezia e Kadaresë ka pasur vlerë për regjimin komunist.Libri i Prof. Eshref Ymeri nxjerr në dritë “vlerën” komuniste  per formimin e njeriut të ri me botëkuptim komunist, propagandimin e revolucionit botëror proletar, antiperendimorizmin  imperialist, luftën e klasave,  revolucionin socialist dhe unitetin e dhunshëm “të celiktë” parti-popull.

Politika zyrtare e Shqipërisë ka qenë politikë  thellësisht antinacionaliste, antifetare, kundër traditës dhe trashëgimisë fisnike shqiptare,antiamerikano-perendimore dhe një politikë servile e sovjeto-Rusisë, aq sa më shumë e shante dhe  urrente SHBA-të dhe Europën Shqipëria dhe inteligjenca e politika komuniste shqiptare se sa Bashkimi Sovjetik i Stalinit  dhe Kina e Mao Ce D. Autori na kujton duke cituar Kadarenë, këtë  profesor të Letërsisë së Realizmit socialist, Zhdanovin shqiptar, dhe ja cfarë shkruante ai  në esenë e gjatë tëtij me titull “Një botë në rënie”.

Nga kjo ese citon autori z.Prof. Ymeri ndër të tjera  një fragment të shkurtër:

“Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini”.

Po kështu ai i thur një poezi edhe për  Baba Stalinin.

Vepra e Profesor Ymerit sjell te lexuesi shqiptarë edhe të vërtetat historike të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës, të përballjeve dhe të qëndresës mbinjerëzore të popullit heroik të saj kundër sllavo-serbisë, akademisë, shkencës dhe kishës serbe, pra me  një fjalë ky libër ka vlera shumedimensionale me rëndësi historiko-letrare shqiptare.Ftoj intelektualët që ta clirojnë guximin e tyre intelektual nga servilizmi dhe  të clirohen nga mitet, sepse servilizmi dhe bindja e pandryshuar ndaj të pavërtetave  është humbja e tyre, dhe disfatizëm i dinjitetit dhe  të personalitetit të tyre.Le të lexojnë veprat e profesor Ymeri që të zgjohen nga letargjia e injorancës intelektale të imponuar nga interesi i ulët. 

Intelektuali hipokrit, indiferent  dhe frikacak nuk është i dëmshëm por është i padobishëm, dhe intelektuali djallëzor është më i dëmshëm se injoranti.

Profesor Ymeri ka dhe shquhet për mirënjohjen dhe respektin e tij karshi rezistencës intelektuale antikomuniste në mbështetje të desidencës fisnike, patriotike, nacionaliste dhe kundër antishqiptarizmit politik, akademik e fetar të armiqve të Shqipërisë dhe të Kosovës.Ky Libër ashtu si publicistika e Z. Ymeri ka rëndësinë e madhe si një sfidë ndaj akademisë dhe shkencës antishqiptare Beograd-Moskë; i shërben Veting-ut  dhe lirisë e clirimit të  letërsisë nga ideologjia dhe partishmëria komuniste; nxit guximin intelektual për t’u aktivizuar politikisht si opozitë ndaj realitetit intelektual e mediatik zhgënjyes ,servil e korruptiv.

Autori i këtij Libri është një arguentues brilant  në lidhje me ato se cfarë ka grumbulluar dhe artikukuluar për Kaderenë dhe për shkrimet si servil i cili  për gjithcka falenderon dhe ia dedikon partisë Komuniste. Autor i ktij Libri  citon edhe ato se cfarë ka thënë vetë Kadare se: “Kam patur dhe kam besim të plotë te Partia, pa të cilën unë s’do të isha shkrimtar. Është Partia, është kuptimi i gjerë e i thellë i çështjeve të letërsisë prej udhëheqësit të saj, faktori kryesor, në saje të së cilit kam krijuar çdo gjë me vlerë dhe të cilit i detyrohem për gjithçka. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm se pa këto unë nuk mund të isha veçse një krijues mediokër. Ndaj mirënjohja ime mbetet përherë e pandryshueshme”. Me respekt

Ismail Kadare

Tiranë, 15 qershor 1982 (Citohet sipas: “Kadare, Nexhmijes: Jam komunist, pa partinë do të isha mediokër”. Faqja e internetit “KOHAnet”, 24 shtator 2012).

Pësa i përket faktit se Kadare ishte antinacionalist dhe kosovarofob po citojmë pjesë nga një intervistë e tij botuar nga Z. Ymeri në këtë Libër ku Kadarea përgjigjej: “Shiko. Ideja e “Shqipërisë së Madhe”, në fund të fundit, nuk është autoktone, por e një origjine fashiste. Është një hipotezë gjeopolitike e përqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjatë pushtimit italian. Mendoj se shumica dërrmuese e kosovarëve janë kundër bashkimit me Shqipërinë. Midis dy popujve ka pasur historikisht – ka edhe sot e kësaj dite – shumë pika konflikti”.

Politikë serbomadhe bënte  Serbia sepse ajo kishte brënda shtetit të saj dhe ishte ngritur si shtet mbi troje shqiptare dhe kishte 100 vite që ushtronte gjenocid kundër shqiptarëve, mirëpo regjimi komunist në Shqipëri, Kosovën e shikonte me sytë e Beogradit sic veprojnë edhe pasardhësit e atij regjimi rilindasit e Edi Ramës që mbështesin coptimin dhe ndarjen  e Kosovës sipas planeve serbo-ruse..

Pra Kadare nuk permënd të drejtën e bashkimit të trojeve etnike shqiptare, por i shikon gjërat nën këndvështrimin e zgjidhjes së problemit shqiptar kur të triumfojë revolucioni imagjinar botëror proletar, sic ishte edhe ideologjia komuniste shqiptare dhe politika e Tiranës komuniste që shqiptarët e Kosovës i konsideronte minoritet, edhe pse shqiptarët në Ishjugosllavi ishin popullsia e tretë enike.Shqipëria komuniste më shumë interesohej për proletariatin botëror se sa per  shqiptarët në trojet e tryre në Ishjugosllavi, gjë të cilën ushqente dhe mbronte edhe ideologjia letrare e Realizmit Socialist në Shqipëri.

Urime Profesor Eshrefi dhe ju uroj shëndet e suksese në punën tuaj fisnike të letërsisë, filozofisë e historisë.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
Next post President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari