Domosdoshmëria e përsosjes morale dhe intelektuale

Read Time:6 Minute, 20 Second

Nga Skënder Sadri Kapiti

Morali e ruan njerëzoren që të mos rrëshqasë në amoralitet. Përsosja intelektuale zhvillon të menduarit dhe të kuptuarit e gjërave dhe të ngjarjeve; zhvillimi intelektual i jep shtysën emancipimit të qytetërimit, zhvillimit të diturisë, shkencës dhe teknologjisë pa të cilat do vështirësohej shumë mbijetesa e njerëzimit.Njeriu, shoqëria dhe shteti duhet domosdoshmërisht të jenë njeri,shtet dhe shoqëri morale, pasi në një shtet dhe shoqëri të tillë sundon ligji,humanizmi dhe virtutet e drejtësisë e të vërtetësisë; sundon liria, mirënjohja për sakrificat e brezave të së shkuarës si dhe sundon liria kundër jolirisë.Përsosja morale dhe intelektuale kërkojnë studim,debat,konsultim e diskutim kritik e etik duke përdorur koncepte, gjuhë morale dhe fjalë të matura, kërkon diskutime e debate publike,mediatike e politike pa fyerje,sharje e akuza të paargumentuara.
Përsosje intelektuale nuk arrihet me parulla dhe as me dogma ideologjike,historike e politike, por përkundrazi ato vetëm sa pengojnë dhe bllokojnë .
Përsosja morale dhe intelektuale e individit, shoqërisë dhe e njerëzores i shërben jetës së sigurtë, të kulturuar, të emancipuar , të drejtë, humaniste dhe paqësore, mirëqënies dhe progresit.
Domosdoshmëria është duhuria ose janë duhurit, janë ato që duhet të ruhen, trashëgohen dhe ato që pashmangshmërisht ndodhin , ato të cilat i kërkon ndryshimi, progresi e zhvillimi për nga e mira në shërbim të jetës njerëzore. Domosdoshmëria është studimi i pandërprerë të dijeve, është krijimtari dhe opinion e gazetari, është kritikë lettrare duke pasur e marrë shumë të dhëna ,argumente dhe informacione.
Domosdoshmëria intelektuale është shumë e mangët pa kritikën intelektuale, pa vullnetin e studimit të thellë të realitetit e ngjarjeve të ndryshme. Domosdoshmëria dhe dobishmëria zhvillimore kërkojnë ngritje kulturore, arsimore e cilësore të intelektit. Domodoshmëria intelektuale kërkon që të mos mbetesh peng i së shkuarës dhe as mos të jesh vegël, servil dhe i korruptuar i së tashmes; kërkon që të mos mbetesh fanatik i bindjeve ndaj demagogut dhe mashtrimit.
Domosdoshmëri kuptohet edhe mosdurimi dhe kundërshtimi i të padurueshmes dhe pengesave; do të thotë mostolerim i të patolerueshmes, do të thotë jo përpjekje për t’i ikur dhe për t’a shmangur të pashmangshmes;do të thotë mospajtim me të keqen; pranim të ndryshimit, të resë dhe më të mirës.Domosdoshmëri do të thotë t’i bindesh Ligjeve Hyjnore, të vërtetës dhe të pranosh drejtësinë si dhe t’i përkushtohesh përmirësimit moral.
Domosdoshëria ka të bëjë edhe me guximin intelektual, debatin dhe me pjesmarrjen dhe jo indiferentizëm disfatist që të izolon.Domosdoshmëria e dobishmërisë morale dhe intelektuale është lëvizje dhe lodhje e mëndjes, do të thotë pyetje e arësyes kur hasim vështirësi për të dhënë e bërë zgjidhjen dhe zgjedhjen e duhur; do të thotë etikë,gjykim, vlerësim dhe kritikë
Domosdoshëria e përsosjes së moralit dhe diturisë janë jetike për njerëzoren.
Morali është i pandryshueshëm sepse vjen nga Krijuesi i Plotfuqishëm, dhe njerëit duhet të përsosin, të përvetësojnë e të mësojnë vazhdimisht sjelljen morale dhe Edukatën Hyjnore. Përsosjen intelektuale njerzit e bëjnë duke mësuar dhe përdorur arësyeen e logjikën. Morali, dituria,dhe kultura nuk e lejojnë njeriun që të bjerë në humbje dhe në injorancë.
Historia njerëzore është përpjekje dhe betejë kundër injorancës, padrejtësisë, kundër demagogjisë dhe dogmave, kundër moralit dhe pushtetit të mizorisë; dhe si përpjekje e pandërprerë për liri, për mirëqënie dhe për paqe; histori e cila do të vazhdojë gjithmonë objektivisht si përpjekje e tillë.Gjithmonë tendenca njerëzore pashmangshmërisht synon ndreqjen dhe përmirësimin për nga më e mira.

                                 ***

Janë domosdoshmëri që i shërbejnë emancipimit moral dhe intelektual edhe tradita e karrierës patriotike familjare, janë edukata dhe traditat e mira ruajtja dhe kultivimi edukativ i tyre. Morali, që vjen nga Feja dhe vizioni i arsimimit dhe kulturimit ruajnë njerëzoren që të mos bjerë në injorancë e ligësi.Domsdoshmëri e përsosjes morale dhe përsosja intelektuale janë domosdoshmëri zhvillimore e pandërprerë e brezave , edhe tani në kohën e modernitetit për t’i vënë fre kapitalizmit dhe materializmit të shfrenuar dhe grabitqar, politikës e ideologjisë materialiste të pashpirt e antisociale të kapitalizmit demokratik. Para moralit dhe ligjit ,para tyre duhet edhe llogaridhënia e atyre që pasurinë e bëjnë nga puna e të tjerëve në këtë skllavërim modern. Duhet domosdoshmëri për t’i vënë fre shfrytëzimit të paskrupullt të aftësive dhe pasurive të planetit të cilat po i shkatërron papërgjegjshmëria dhe uria e pangopur e kapitalizmit dhe njeriut “modern”. Përsoja morale dhe vizioni për pësosjen intelektuale të arsimimit akademik dhe kulturor e bën njerëzimin paqësor dhe parandalojnë luftrat dhe konfliktet që shkaktojnë dhimje, varfëri, eksod, pastrim etnik dhe humbje jetësh njerëzore.
Koha rrjedh shumë shpejt por jeta e shkurtër e njerëzve të së tashmes nuk e ndjejnë shumë atë, dhe habiten kur shohin atë se cfarë përqafojnë brezi i ri. Brezi i ri rrëmbehet dhe përshpejtohet , mashtrohet nga veset materiale, të argëtimit dhe të përtacisë për t’i marrë gjërat të gatshme, dhe nuk ia ndjen shuë për sakrificat e paraardhësve të tyre.Vlera të reja domosdoshmërisht dalin , por morali mbetet po ai. Edhe mëndja dhe intelekti zhvillohet drejt përsosmërisë në rrethanat e reja që imponon koha dhe ndryshimi.Shoqëria e pjekur moralisht,intelektualisht dhe e zhvilluar i kap në kohë të mirat e modernitetit.
Është më se e domosdoshme të kuptuarit në kohe se:politika, shoqëria., shteti,media dhe bota intelektuale të mirëmendojnë se ku jemi sot, dhe se cfarë na pret dhe ku duhet të shkojmë në të ardhmen, sepse sot jemi në kohën ku gjërat përshpejtojnë. Realiteti njerëzor e shoqëror nuk është i thjeshtë, ai është i ndëlikuar dhe zhvillohet e ndryshon fshehurazi dhe pa u ndjerë. Pushtetit nuk i pëlqen ndryshimi dhe mbron status quonë me qëllim që të fshehë dhe mbulojë dëmet dhe efektin negative ndaj viktimave shoqërore shkaktuar prej tyre. Është domosdoshmër ndëshkimi dhe dëbimi nga pushteti i elitave të vjetra e të dështuara.
***
Gjiithmonë pushteti ka afruar e mbajtur në oborr inëelektualët, diktaturën intelektuale servile ndaj tij, ku si pushteti ashtu edhe intelektualizmi oksigjen i tij janë treguar servilë dhe kanë folur e shkruar, reklamuar e propagandur ideologjinë djallëzore të pushtetit nën maskën e drejtësisë, barazisë, vëllazerisë e humanizmit. Edhe dy ideologjitë e fundit ajo komuniste e kapitaliste kanë përdorur ideologji mashtruese të përafërta për ta mbajtur opinionin peng dhe të varur në shërbim të pushtetit ideologjik të tyre; të dyja e pranonin demokracinë me cilësorë demokraci dhe popullore komunizmi dhe demokraci liberale kapitalizmi qe buron dhe i takon popullit. Por tjetër gjeë premtohet dhe tjetër gjë realizohet. Demokracia komuniste solli sketerrën, luftën e klasave dhe dhunën proletare kundër edhe vetë proletariatit; ndërsa demokracia kapitaliste është një alternativë si më e mirë vetëm ndaj komunizmit. Të dyja synojnë vetëm pushtetin duke përdorur të njëjtat mjete;mashtrimet, premtimet, por edhe sharjet, fyerjet dhe hipokrizinë publike, mediatike dhe patriotike, por ndryshimi ëhtë se kapitalizmi përdor lirinë e pluralizmit politik,të mendimit dhe atë shumëpartiak dhe jo dhunën.Komunizmin e qeveris diktatura ndërsa kapitalizmin dhe pushtetin demokratik të tij e zgjedh elita oligarkike politiko-ekonomike.
Durrës,31 Janar 2026. Pwr Gazetwn Fjala e lIRW
Autori
Skënder Sadri Kapiti

———————————————————————————-

Skënder i dashur, mik i shtrenjtë!
Ato autoritetet e Dardanisë duhej të kujtoheshin t’Ju dekoronin Juve dhe Familjen Tuaj të Nderuar, si Qendra nacionaliste e Durrësit, e cila pati pritur me shumë zemërgjerësi shqiptarët atdhetarë të Diasporës dhe i pati përcjellë gjatë viteve të luftës për të shtuar radhët e Ushtrisë Çlirimtare. Kontributi im është diçka shumë e vogël para kontributit Tuaj të jashtëzakonshëm për Dardaninë.
Eseja Juaj e shkëlqyer me titull “Domosdoshmëria e përsosjes morale dhe intelektuale” e meriton të jepet si leksion në auditoret e universiteteve.
Me shumë respekt për Ju dhe Zonjën Nadire.
       Prof.Eshref Ymeri
       Kaliforni, 31 janar 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën