“Gabimet” e Prof. Eshref Ymeri

Read Time:2 Minute, 30 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI


Nga ato se cfarë unë lexoj e pëlqej janë shkrimet reale, publicistika kritike, opinionistika intelektuale e mirëfillte, ku spikat për këto karaktere e vlera intelektuale Profesor Eshref Ymeri dhe disa të tjerë mjerisht të paktë në numër.
Ajo se cfarë e dallon Profesorin është modestia, thjeshtësia dhe përdorimi i koncepteve filozofike të kuptueshme për lexuesin.Nuk do të ndalem shumë dhe gjatë në këtë shkrim timin për zbulimin e “ mëkateve” të Profesorit, por vetëm në një aspekt dhe që më nxiti për këtë shkrim, është një Libër i autorit Ymeri me titull “Kadare në truallin e politikës.si dhe disa debate mediatike të autorit edhe me ndonjë filozof të shkollës titiste në Kosovë, Qose dhe Vinca.
Me Prof. Ymerin është shumë e vështirë që të debatohet, sidomos e kanë të vështirë intelektualët apo profesorët e shkollës marksiste dhe leniniste, pra edhe këta të tre që i pëmënda më sipër.
Z.Ymeri nuk mund të sfidohet prej tyre, sepse shkrimet dhe publicistika e tij është tejet reale dhe faktike dhe përshkohen nga shpirti i shqiptarizmit e patriotizmit real; publicistika e tij është mirë dhe e fortargumentuar, dhe justifikuar me fakte dhe me të vërteta.
Mirëpo këtyre të treve si dhe të shumë të tjerëve nostalgjikë të kulturës, ideologjisë dhe letërsië komuniste u pëlqejnë vetëm ato cfarë dëshirojnë ata, dhe këta përpiqen të mbajnë fort njëri-tjetrin duke fshehur anët e vërteta të letrave politike,sllavofile dhe nostalgjiko-komuniste.Letraxhinjtë e kohës së komunizmit duan dhe dëshirojnë që ta sundojnë intelektualisht edhe të sotmen, ta kenë edhe në të sotmen monopolin letrar e mediatik të tyrin.
Dhe pikërisht ky është mëkati i Profesor Eshrefit ,se: ai po vë para publikut të vërtetat; atë të përballjes së veprave të Kadaresë, Qoses dhe Vincës, po i vë këta përballë veprave dhe shkrimeve të tyre të epokës kur ata i shërbyen me zell diktaturës. “Gabimi”( fjalën gabimi po e vë në thonjëza për të kuptuar se nuk është gabim por është meritë e Profesorit), pra “gabimi“ është se shkrimet e tij nuk pëlqehen nga nostalgjikët serbo-sllavofilë, pasi ai e nxjerr lakuriq politikën,strategjinë dhe platformën antishqiptare të armiqve të shqiptarëve.
Së treti Z. Ymeri , publicistika e tij është antiteza dhe kundërshtia me arsye të shëndoshë dhe kritikë e pastër kundër politikës dhe të këqijave të saj si korrupsioni, hanija dhe tradhëtia.Le të thonë disa cfarë të duan, por të rëndësishme janë shkrimet, dhe me shkrimet do të përballen sot por edhe nesër cdo kush që shkruan dhe që pretendon lavdinë . Shkrimet mbijetojnë dhe koha nuk mund t’i asgjësojë. Veprat shkrimore filozofike, letrarre e shkencore mbeten gjallë gjithmonë si ato të Platonit, Aristotelit, Hegelit,Kantit,Gëtes, Monteskiesë, Rusoit,Sorelit, Smithit etj. Veprat shkrimore të mëdha kërkojnë inteligjencë të madhe, por më e madhe është e vërteta,e drejta, morali dhe patriotizmi heroik dhe filolozofik, të cilat te filozofët dhe dijetarët e vërtetë nuk përkulen dhe nuk i shërbejnë politikës, të këqijave të saj,regjimeve dhe interesit personal.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Historia nuk mësohet me legjenda dhe as me parulla politike
Next post Ardita Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës