Ardita Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e Qeverisë së Kosovës që siguron 4 milionë euro mbështetje për Luginën e Preshevës për vitin 2026.
Sinani theksoi se kjo rritje e fondeve është rezultat i kërkesës institucionale të komunës dhe reflekton një vendimmarrje konkrete, duke dëshmuar partneritet të qëndrueshëm dhe përkushtim ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Falë kësaj mbështetjeje, hapen mundësi të reja zhvillimi në arsim, kulturë, ekonomi dhe ruajtje të identitetit kombëtar,” tha Sinani, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve për komunitetin lokal.
Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve jetësore dhe në zhvillimin e projekteve që fuqizojnë identitetin dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kujtojmë se qeveria e Kosovës ka mbështetur Luginën e Preshevës me fonde të veçanta edhe në vitet e mëparshme. Në vitin 2022, për herë të parë u vendos një fond shtetëror prej 2 milionë eurosh, duke krijuar një linjë buxhetore, e cila këtë vit arrin në 4 milionë euro.
Më shumë storie
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales
Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të...
Veteranët e UÇK-së: Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
Albin Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar padrejtësi të papranueshme aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër...
Gjykata speciale ka shpallur aktgjykimin: Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Average Rating