Çfarë konstatohet edhe te mediat në Kosovë

Read Time:4 Minute, 17 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kosova ka histori të Lavdishme si një rast unik në botë për rezistencë e  qëndresë për  mbijetesë kombëtare, ku e vetme ka përballua romakët, barbarët, bizantinët, osmanët dhe sllavët.Kosova është Dadania, dhe mediat e intelektualët e Kosovës  duhet ta quajnë sot Dardani ,Kosovën,  ashtu sic bën apel Profesor Eshref Ymeri në publicistikën patriotike të tij.Dardaninë  e kanë emërtuar me emrn Kosovë pushtuesit sllavë të Ballkanit ashtu si dhe shumë e shumë emertime të tjera në gjuhën serbe në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, në pëepjekje për asimilimin dhe asgjesimin etnik të shqiptarëve.Këtë e dinë mirë edhe turkofobët pseudopatriotë.

Unë jam nga Durrësi dhe  jam interesuar dhe kam ndjekur mediat, gazetat dhe portalet në Kosovë. Por tani jam zhgënjyer edhe nga ato, sepse edhe ato janë të kapura nga politika e korrupsioni, dhe janë tejskajshmërisht media të interesit dhe në shërbim të parasë e pushtetit.Janë media të cilat edhe historinë e trajtojnë për interesa pesonale dhe në shërbim të politikave partiake.Pra nuk janë të shkëpura nga stili dhe modeli mediatik i së shkuarës.

Janë media tifoze të kësaj apo asaj partie, të këtij apo atij pushteti.Shumica janë media të kriticizmit  korruptiv.Ajo se cfarë vërehet te mediat dhe televizionet dhe te opinionistët dhe analistët edhe në Kosovë është mercenarizmi servil i tyre.

Ajo tjetra se cfarë i dallon shumicën e mediave në Kosovë në dallim nga këto në Shqipëri është fakti se ato në Kosovë  nxisin edhe përcarje fetare, duke promovuar e zmadhuar  shfaqje shkrimesh e fletushkash të  të disa individëve islsamofobë të cilët meqenëse janë dështak  në politikë po bëjnë percarje e nxitje fetare , kur  ata nuk dinë as se cfarë është as Feja, as liria dhe as demokracia.

Mediat dhe portalet e fuqishme nuk duhet të botojnë as shkrime e as komente mediokrish, por t’i kalojnë në sitë dhe të mos bien pre e dëshirimeve subjektiviste të interesave e shijeve negative të individëve të vecantë që i ulin reputacionin dhe autoritetin atyre, dhe që braktisen pastaj edhe nga lexuesit, në vënd që ato të përkushtohen me kujdes  në ngritjen e interesimit publik për t’i lexuar ato.

Mediat e tilla bien dhe humbasin  statusin publik si media kombëtare.Mediat që pretendojnë se janë kombëtare duhet të jenë të paanshme, dhe jo të mos botojnë opinione dhe  shkrime intelektuale pse atyre nuk u pëlqen ndonje rrjesht apo frazë shkrimore kritike.

Këto media spekulojnë në emër të lirisë së shtypit, por janë vetë këto media të cilat nxisin dhe mbështesin fanatizmin politik,islamofobinë dhe djallëzisht spekulojnë me historinë dhe me personazhet historikë të kohrave të largëta. Këto media në Kosovë  bëjnë servilin, hiperbolizime dhe mitizime personash e individësh politikë e partiakë.

Shqiptarët kanë të njëjtën histori dhe të njëjtët heronj, Dhe cdo epokë ka heronjt dhe historinë e vet  të kohës. Heronj  janë ata prej veprimtarisë së të cilëve  Shqipëria dhe Kosova u bënë shtete, janë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri,Kuvëndi i Vlorës,Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, UÇK, Adem Jashari etj.

Heronjt e vërtetë janë ata, të cilët u vunë në krye të jo vetëm të betejave luftarake, por edhe ideologët, vizionarët e letrarët  vepërlartë kombëtarë, rilindasit; janë ata   që kanë sakrifikuar e kontribuar realisht e shpirtërisht për kombin shqiptar.

Janë heronj ata prej të cilëve Shqipëria dhe Kosova fituan lirinë e pavarësinë kombëtare. Dhe kjo histori kombëtare është dhe fillon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si histori e Levizje Kombëtare për të mbrojtur trojet shqiptare nga coptimi prej shteteve armike  të saj,të fqinjëve të saj qe coi në Pavarësinë e Shtetit shqiptar nga Turqia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, janë qëndresa e popullit të Kosovës  për clirim të Kosovës dhe Bashkimit me Shqipërinë. Konstatohet cuditërisht se mediat , sidomon ato hipokrite dhe të “mëdhatë” që kanë drejtues nostalgjinë komuniste, ato interesohen shumë pak për Shqiptarët dhe liritë kombëtare të tyre në Kosovën Lindore.

Sot bota nuk merret me të shkuarën dhe as me personazhet e së shkuarës, sepse ata e kanë kryer problemin e shtetkombit të tyre.Sot politika dhe qeveria e Kosovës duhet të punojnë për interesin kombëtar, të asaj edhe të respektimit dhe të mirënjohjes për cdo komb e shtet që është mik i vërtetë i shqiptarëve, sot shqiptarët duhet të duan njëri-tjetrin, dhe jo të vazhdojnë, përcajnë e të ngatërrohen mes tyre.

Askush mos të “shqetësohet” pse shumica e shqiptarëve në Kosovë janë muslimanë sepse ata kanë mbajtur tërësisht peshën e përpjekjeve dhe sakrificave kombëtare; mos të “merakosen” as disa islamofobë mediatikë  shqipfolës, as pakicat kombëtare të Kosovës.  Pakicat kombëtare në Kosovë kanë të drejta dhe liri si asnjë pakicë kombëtare që jetojnë në vëndet më demokratike të botës.Disa dështakë meditiko-politik të Kosovës vijnë e gjejnë strehë në emisionet televizve në Shqipëri pasi janë bërë të gërrditshëm për opinionin në Kosovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Next post Doli nga shtypi libri i titulluar “Nejra e zgjuar” e autorës Nejra Cej, nxënëse e shkollës së mesme