Nuk bëhet hataja po nuk u rizhgjodh Vjosa Osmani, Presidente

Read Time:3 Minute, 33 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Znj.Osmani nuk ka fuqi politike për t’ua imponuar partive politike qe ato ta rizgjedhin atë Presidente, dhe po ashtu nuk mund ta rizgjedhin Presidentin as disa gazetarë e as disa media.Kosova votoi dhe foli me 28 Dhjetor 2025 , dhe tani Presidenten e zgjedh parlamenti, përfaqësuesit e popullit, atyre ua ka besuar populli këtë të drejtë.As mos të shpresojë ndokush se mund të vijë ndonjë krizë presidenciale, sepse më lehtë zgjidhet Presidenti se sa Kryetari i parlamentit dhe Kryeministri   në demokracinë parlamentare, ku kryetari i shtetit dhe përgjegjësi kryesor për shtetin është Kryeministri dhe jo Presidenti.

Presidentja aktuale e Kosovës pretendon edhe një mandat tjetër si Presidente e Kosovës, por ajo edhe duhet të “përgatitet” se mund të largohet si Presidente, dhe kjo e dyta i ka gjasat më të mëdha.

Në Kosovë Presidentin e zgjedh politika.  Pas konstituimit të Kryeparlamenarit dhe të qeverisë, tani radhën e ka zgjedhja e Presidentit, të cilin e zgjedh parlamenti,pra politika, pra konsensusi politik sepse një parti e vetme rrallë  e zgjedh atë në demokracinë parlamentare.

Vjosa e di mirë këtë, dhe nëse pretendon se i shërben interesit publik, ta pranojë faktin se ajo edhe  mund të mos rizgjidhet Presidente, nëse nuk plotëson kushtin demokratik, atë të numrave që do e votonin atë,pavarësisht dëshirimit dhe ëndërrimit personal të saj.Vjosa mesa duket që diten kur mori postoin e Presidentes paska bërë bërë fushatë për të marrë një mandat të dytë si Presidente e Kosovës, po ta shikosh e vëresh se sa e etur për atë post po tregohet këto muajt e fundit të mandatit të saj si Presidente.

Njeriu patriot për hatër të interesit të përgjithshëm, edhe jep dicka nga vetja e tij, ashtu sikurse kanë sakrifikuar   qindra e qindra shqiptarë, luftëtarë e heronj për lirinë e Kosovës.Vjosa  që të largohet si Presidente nuk është se po jep ndonjë kontribut të sajin,ajo thjesht do i bindet ligjit, kushtetutës dhe demokracisë të cilat i dhuruan asaj postin e Presidentes, post që e arriti edhe në sajë të aftësisë së saj si mjeshtre e shfrytëzimit politik të  përfitimit të atij posti, duke sjhfrytëzuar LVV dhe LDK.Nuk mund të rizgjidhesh President  vetëm se të mbështesin 5 apo 6 deputetë.

Është mjerim fakti nëse shkohet dhe ecet me opinionin mediokër  se vetëm dikushi është “mbreti apo mbretëresha”, është  i paarritshmi dhe i pazëndësueshmi.

Vjosa Osmani nuk plotëson kriterin politik sepse ajo tashmë nuk ka “PARTI” dhe si e tillë ajo duhet të mësohet, të përgatitet dhe të mos dëshpërohet pse ajo mund të mos zgjidhet Presidente e Kosovës, sepse posti i Presidentit nuk është tapi, dhe nuk bëhet kijameti nëqoftëse Vjosa nuk zgjidhet përsëri Presidente.

Kosova tashmë është lodhur me zgjedhje të parakohshme dhe nuk ka më luksin për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare për kaprrico të ndokujt.

Sado që po mundohet Presidentja aktuale për profilin dhe imazhin  si e preferuara e perendimit, dhe sado që dukjet e saj në media e takime nderkombëtare me të cilat ajo mendon të sfidojë Albin Kurtin, dhe me këto ajo mendon se u bën presion partive politike, dhe po ashtu edhe mendon se ajo është dhe ka  mbështetje publike, por më në fund vendos rregulli dhe ligji demokratik se kush zgjidhet President.

Nuk e zgjedhin Presidentin as “mbështetja” nga kryeministri i Shqipërisë dhe as disa opinionistë mediatiko-gazetareskë, dhe  kjo u vertetua nga fakti humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.

Pra , Vjosa edhe duhet të përgatitet për të lënë postin e Presidetit të Kosovës.Dhe mos të hamëndësojë Vjosa se do përfitojë pse ajo disa herë ka marrë edhe “kompetencat” e Kurtit në ecejaket nëpëqrr vendet e europës,se do ta ndihmojnë nderkombëtarët, ashtu si Edi Rama i cili në pushtet qëndron pse e mbështesin ndërkobëtarët dhe pse shtron dreka e darka atyre në Tianë, dhe n ai paraqet ato si evente me rëndësi ndërkombëtare, dhe jo se ka shkëlqyer  në qeverisjen e Shqipërisë. Të tillëve u intereson vetëm interesi personal për pushtet.

President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vjosa  duhet të përgatitet për të lënë postin e Presidentit të Kosovës
Next post Letër miqësore një mikut tim në Dardani