Kush është “tradhtari”, Kurti apo Osmani?
Nga Skënder Sadri KAPITI

Cilido individ i veshur me pushtet, qoftë kryeministër, president, deputet apo punonjes administrate shtetërore, jurist, gjyqtar e prokuror që korruptohet dhe e shfrytëzon postin e pushtetin shtetëror për interesa personale ai bën tradhëti publike e kombëtare. Individëve të tilllë sapo u zbulohet ky apo këto fakte atij i duhet dhënë ndëshkimi publik duke i dëbuar nga pushteti me votë si dhe duhet të japin llogari para drejtësisë.
Opinioni publik dhe ai gazetaresko- mediatik në Kosovë janë në kërkim të tradhëtarit , në atë se a është Presidentja apo Kryeministri.
Deri pak kohë më parë gazetat dhe mediat në Kosovë botonin opinione që si tradhëtarë e akuzonin Kurtin, se përse ai nuk mbështeti dhe nuk propozoi Osmanin për Presidente.
Mirëpo ky mit për Osmanin u rrëzua për njëzet e katër orë. Dhe “tradhëtari” na doli Presidentja Osmani.
Në pamje të parë duket sikur Osmani, Presidentja politike e interesit personal, duket sikur ka mbështetje të madhe, a opozitën politike, ka ndërkombëtarët, ka kryeministrin e Shqipërisë me të cilët u bë aleat edhe Presidentja në fjalë. Pra Presidentja iu bashkangjit politikisht opozites duke e cuar Kosovën në krizë institucionale.
Mirëpo ky komplot antiKurti e ka gabim, sepse ai duhet të llogarisë së pari vullnetin vendimtar, atë të popullit i cili në shumicë mbështet Kurtin.
Pra, kush është tradhtari këtu?
Tradhtarë është ai i cili injoron vullnetin dhe verdiktin popullor, ai që është kundër legjitimitetit demokratik.Tradhëtarë është ai dhe ajo politikë që shkakton pa shkak kriza në Kosovë. Tradhtari është ai i cili tradhëtoi LDK-në për interesa dhe karrierë personale dhe që i kërkoi mbështetje Kurtit, dhe që prej tij dhe LVV u bë edhe kryeparlamentare, edhe presidente. Tradhëtar është ai i cili tani tradhëtoi LVV-në dhe u kthye te ata të cilët i kishte tradhëtuar më parë. Tradhëtar është ai i cili është hipokrit, dredharak dhe mosmirënjohës , që për interesa personale dekretoi zgjedhjet e jashtëzakonshme . Tradhëtarë janë ata ldk-istë të cilët spekulojnë me Rugovën.
Cfarë tradhëtie ka bërë Kurti? Kurti ka tradhëtuar tradhëtinë e tradhtarëve politikë. Ka tradhëtuar korrupsionin dhe politikën antipublike e antikombëtare të tradhtarëve. Kurti nuk kërkon votë dhe mbështetje te politikanët ndërkombëtarë, por ato i kërkon te shqiptarët, kërkon zbatimin e legjitimitetit demokratik, sovranitetit,kushtetutës, shtetit dhe ligjit.

Average Rating