Komuna e Preshevës dhe Ministria shqiptare e Bujqësisë me marrëveshje bashkëpunimi
Komuna e Preshevës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e bujqësisë.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, dhe synon forcimin e bashkëpunimit institucional në këtë sektor.
Sipas kryetares Sinani, kjo marrëveshje hap një kapitull të ri të bashkëpunimit institucional dhe krijon mundësi konkrete për mbështetjen e fermerëve, modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në komunën e Preshevë.
Ajo falënderon ministrin Salla për përkushtimin dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin, si dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd për mbështetjen dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve institucionale.
“Kryesia e Komunës së Preshevës mbetet e përkushtuar për të ndërtuar partneritete të forta që sjellin zhvillim konkret dhe mundësi të reja për fermerët dhe ekonominë lokale”, thekson Sinani.
https://www.facebook.com/kryetare/
Më shumë storie
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...

Average Rating