Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e “play-off” për Botërorin 2026.
Kosova është mposhtur minimalisht 0-1 në ndeshjen e zhvilluar të martën në Prishtinë, duke i dhënë fund ëndrrës për kualifikim në Kupën e Botës.
Pas ndeshjes, Muriqi e ka vlerësuar rrugëtimin e skuadrës dhe përkushtimin e lojtarëve.
“Shumë vështirë. Kemi luftuar prej ditës së parë e deri këtu. E nisëm kampanjën me humbje të thellë dhe menduam se nuk ka kthim. Por vazhduam mirë. Unë jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Jam shumë krenar që jam ndër kapitenët. Do të kisha dëshirë ta udhëheq ekipin në Amerikë, por fati nuk e deshi”, ka deklaruar ai.
Sulmuesi kosovar ka shprehur besimin se e ardhmja e ekipit kombëtar mbetet premtuese.
“Unë nuk e di a do të jem, por Kosova do të kualifikohet në një kampionat të madh. Kemi pasur shumë raste. Më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti. Gjithë kjo përkrahje…”, është shprehur Muriqi.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...

Average Rating