Rinia e fshatit në komunizmin shqiptar (poezi)

Read Time:4 Minute, 38 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në komunizmin shqiptar
i linduri e i rrituri në fshat
është për të  ndëshkim,
jeton e punon si në rrethim,
Kooperativa  edhe si  vënd për internim e riedukim,
fshatari  bujkrob:
pa bagëti, pa lopë e tokë e në mjerim

Në koperativë
të reja e të rinj  fshatar
me cfurk në krah,
për të mbledh byk e bar
e për të bërë kavalet e mullar.
Me kosë në dor  bar tuj korr,
Në  pikë dielli e në vapë,
me shatë  tuj prashit e mbjell në arë,
me kazëm e lopatë
në shi e ftohtë gjith ditën e gjatë
nëpër fusha e livadhe
tuj çel vija e hap kanale.

Në punë
me trastë në shpinë  me buk  misri,
me një gastare me  dhallë,
me kavanoz me groshë   
dhe vezë të zier ndonjiher shumë  rrallë.

Veshur me një këmishë fanellate,
xhaketë e pantalona te arnuar doku,
gjysmë viti  me çizme të pullosura llastiku,
e gjysma tjetër e vitit me sandale plastike,
e  mu mbrojt nga dielli
në kokë  lidhur  shami  e  kapele  kashte republike

Rinia qytetare e fshatare
Gjithmonë gati në revolucion,
në aksione e punë “vullnetare”
fshatin kooperativist dhe
socializmin proletar ndërton

Rinia  fshatare me mëndje   të shpëlarë,
nuk mendon por për socializëm   punon,
e ka të sigurt se në fshat e kooperativë
me lopatë e cfurk në dorë do të dalë në pension.

Fyelli e ciftelia, vallja,  molodia dhe  estradat
vjersha e poezia luhen  e këndohen si don qeveria
Lumturia , gëzimet, festat  e dasmat
hapen me dollinë:  rroftë Enveri e rroftë partia.

VITET 1984-86
Shënim: E kam dashur poezinë dhe doja të shkruaja poezi, por jo poezi të imponuara e për të himnizuar komunizmin  e marksizmin , as enverizmin dhe as partishmërinë proletare. Shkolla, universiteti, akademia; shkrimtarët, letrarët e artistët; filmat, gazetat ,televizioni, organizatat e masave dhe e gjithë shoqëria shqiptare në komunizëm ishin krejtësisht të komunistifikuara marksist-leninistisht me propagandë të rrejshme e të stisur që  për mua ishin shumë të neveritshme.

Dhe po të merreje me letërsi, shkruesi e poezi duhej patjetër që të mos ishe vetvetja por vullneti, nënshtrimi, spiunimi dhe servilizmi ndaj mashtrimeve, të pavërtetave, të luftës së klasave të pushtetit e shtetit antihuman komunist që sundoi në Shqipëri. Po të arratiseshe për të fituar lirinë, dinjitetin dhe personalitetin tënd atëhere familja dhe faresfisi do të syrgjynoseshin e do të persekutoheshin pa mëshirë.

Unë kam qenë nën vëzhgim të rreptë se kisha të dënuar politikisht një xhaxha timin, Baftir Kapitin, dhe si i tillë nuk mu dha mundësia as që të vazhdoja kur isha i ri studimet e larta.Shqipëria ishte një shtet-burg ku kontrollohej e survejohej me vigjilencë proletare gjithcka, dhe   zor se i shpëtonte ndokush njollosjes e dosjes biografike të sigurimit të shtetit, ku pas sigurimit të shtetit oksigjeni i atij sistemi ka qenë intelektualizmi dhe letërsia e realizmit socialist, kjo   “shkencë” e verbër letrare ideologjiko- komuniste  e cila jetën sketerrë të komunizmit shqiptar e paraqisnin si parajsë.

Në Shqipëri në kohën e komunizmit në fshat jetonte e punonte 75% e popullsisë, dhe ishte puna e rëndë skllavëruese  dhe tepër,tepër pak e paguar e fashatarëve kooperativistë dhe punonjesve të Ndërmarrjeve Shtetërore Bujqësore, ishte puna  e fshatarëve kooperativistë dhe ajo e minatorëve  shtylla e ekonomisë në Shqipëri që mbante edhe qytetin dhe shtetin komunist. Fshatari paguhej shumë pak sa mezi mbante shpirtin gjallë me rroga 5-15 lekë për ditë pune  sipas tipit të kooperativës.

Këto strofa i thoja dhe recitoja kur isha vetëm, me të afërm dhe me  shokë besnikë që  nuk më spiunonin; i shkruaja e rishkruaja që t’i mësoja por pastaj i grisja pasi mund të mi gjenin e të më denonconin. Fshati shqiptar ishte një vënd vuajtje e mjerimi, fshatarit iu hoq dhe iu mor jo vetëm toka por edhe bagëtia e lopa ashtu sikurse bujkrobërit në mesjetë që punonin angari dhe nuk mund të largoheshin nga feudi i feudalit.
Të rinjt nuk kishin perspektivë, as liri studimi e profesioni tjetër por vetëm shkollë bujqësore, nuk kishte as liri banimi sepse ligji i pashaportizimit nuk i lejonte jo vetëm për të shkuar e jetuar në qytet , por shumë e vështirë madje ishte edhe kalimi për të jetuar e banuar nga njëri fshtat te tjetri. I riu fshatar nuk kishte perspektivë, pothuajse gjithckja atij i ishte paracaktuar , që të punonte e jetonte gjithmonë në fshat si proletar fshati pa pasuri e pa pronë, “i lirë” për të menduar aq dhe ashtu si mendonte partia dhe ideologjia e saj, “ i lirë” në varfëri  dhe kështu ta ngryste pleqërinë . Si pronë me tapi  fshatari, njeriu i ri komunist në Shqipëri kishte atë quhej  pronë vetiake: cizmet, pantallonat, xhaketën, këmishën, lopatën, cfurkun e disa edhe ndonji bicikletë. Fshati dhe kooperativa ishte edhe vënd internimi e riedukimi për të tjerët që sigurimi dhe pushteti i internonte dhe dëbonte nga qyteti. Gjithcka ishte e kontrolluar nga sigurimi e partia.Për rininë e fshatit e qytetit jeta  ishte e kufizuar me fshatin, lagjen ,qytetin me vetëizolimin dhe rrethimin  me tela brënda shtetit komunist dhe një jetë e mjerë që ushqehej me ideologjinë  e partisë. Ky ishte realiteti socialist në Shqipëri

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Çekani si instrument i tmershëm i vrasjes – dhunë e papërballueshme që shkatërroi familje
Next post Kosova e tradhtuar