Kosova e tradhtuar
Nga Skënder Sadri KAPITI

Kundër shtetit të Kosovës janë Serbia, Rusia dhe gjithë aleatët europianë të Serbisë.
Por nuk janë vetëm këta armiq të Kosovës, pasi Kosova është e tradhëtuar edhe nga politikanë të Kosovës, nga kryetarë partish të Kosovës; Kosova është e tradhëtuar si gjithmonë edhe nga politika e Tiranës.
Nostalgjikët e regjimit serbosllav dhe jo pak deputetë të opozitës politike në Kosovë veprojnë në mënyrë të tillë sa të lënë përshtypjen se ata e urrejnë më shumë qeverinë dhe kryeministrin e saj se sa Serbinë.
Ata bëjnë gjithcka për ta mbajtur Kosovën në paqëndrueshmëri dhe në krizë.Opozita politike në Kosovë është e gatshme që të sakrifikojë gjithcka mundet nga interesi publik e shtetëror vetëm që ajo të vijë në pushtet.
Pushteti dhe qeveria që vjedhin paranë e pasuritë publike ato bëjnë tradhtinë.
Opozia politike në Kosovë , krerët e partive opozitare kanë mbi supe tradhëtinë dhe marrëveshjet e pazaret me Serbinë në dëm të trojeve shqiptare dhe të legjitimitetit të shtetit të Kosovës.
Nëse populli i Kosovës nuk do i kishte dëbuar ata nga pushteti nuk dihet se ku do të ishte sot gjëndja e Kosovës, territori i saj, hajdutëria dhe korrupsioni.
Opozita në Kosovë është e gatshmme për cdo allishverish me qëllim që të rikthehen ata në pushtet për të ruajtur e siguruar hajnitë dhe pasuritë e fituare me korrupsion e hajni , si dhe për të zbatuar ato marrëveshje antikombëtare të cilat në kohën e qeverisjes së tyre e rikthyen Serbinë në Kosovë.
Po kështu fatkeqesisht në kohën kur Kosova ka aq shumë nevojë për Shqipërinë, qeveria shqiptare është pro Serbisë dhe Kosovën kryeministri i Shqipërisë e shikon me sytë e Beogradit.
Ai ka mbështetut të gjitha propozimit dhe synimet për ndarjen e Kosovës, minishengenin serbo-shqiptar kundër Kosovës;i ka vendosur sanksione Kosovës pse qeveria e Kosovës është për politikë të reciprocitetit me Serbinë dhe për shtrirjen e autoritetit dhe të legjitimitetit në të gjithë territorin e Kosovës; ai propozoi një Marreveshje të re të Kosovës me Serbinë gjë e cila e kthente Kosovën në statusin e një Krahinë autonome; e quajti Veriun e Kosovës si tokë të askujt, dhe propozoi një draft të “tij”për krijimin e komunave e shumicë serbe.
Dhe tani së fundi kërkoi që Serbia dhe shqipëria të antarësoheshin në BE pa kushte. Sa herë që presidenti serb ndjehet keq përballë SHBA dhe BE, Kryeministri i Shqipërisë i bën atij avokatinë rehabilituese.Kosova, demokracia dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë , kundër tyre janë shumica e mediave, gazetarëve dhe opinionistëve të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë por gjejnë strehë dhe kushte e mundësi për të vepruar edhe në mediat e televizionet e Tiranës.

Average Rating