Kosovë sa shumë armiq paske pasur!
Nga Skënder Sadri KAPITI
Me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit të Kosovës, askujt nuk do i shkonte nëpër mendje , e as t’a paramendonte faktin se Kosova do të merrej peng , të pengohej e të bllokohej nga vetë politika e politikanët e saj.
Kjo për arsye se ka vetëm 26 vite që Kosova është cliruar dhe politika e mbrapshtë i ka harruar dhe as nuk ka ndjesi e as përgjegjsi për t’i shërbyer kombit, atdheut dhe shtetit: kur brezi i atyre që sakrifikuan aq shumë për Kosovën është dëshmitarë dhe akoma janë të freskëta masakrat, krimet dhe genocidi serb; kur Serbia jo vetëm se nuk ka kërkuar falje për krimet e saj ndaj shqiptarëve, por përkundrazi dhe me shumë agresivitet politik, diplomatik e ushtarak kërkon kthimin e saj në Kosovë, lobon kundër njohjeve ndërkombëtare për Kosovën dhe përdor cdo mjet për destabilizimin e Kosovës..
Kosova sot është në udhëkryq institucional , pasi është në krizë.
Është e pafalshme për politikën kosovare fakti se ajo nuk zgjodhi Presidentin e saj, dhe shkon në zgjedhje të parakohshme për të disatën herë radhazi.
Ky fakt lë përshtypje të këqija në arenën ndërkobëtare, dhe i jep shansin Serbisë që t’u thotë ndërkombëtarëve se ja shqiptaret nuk dinë të ndërtojnë institucione shtetërore dhe demokratike, nuk janë në gjëndje që të zgjedhin as Presidentin.
Politika injorante ,politika e korrupsionit , politika bajraktaresko-partizane, politika e interesave personale, e inateve dhe e egoizmit, këto politika si dhe Serbia dhe armiqt historik të shqiptarëve sikur u bënë bashkë për deligjitimimin e demokracisë dhe të vullnetit të shqiptarëve për një shtet ligjor, demokratik dhe të integruar në BE.
Pra , Kosova paska akoma shumë armiq që e mbajnë atë në udhëkryq.Shqiptarët heroikë të Kosovës që në shekuj qëndruan , sfiduan ,që sakrifikuan e dhanë jetën për komb,për shtet të lirë e të pavarur, pra Kosova fatkeqësisht është e tradhëtuar prej politikanëve të saj më shumë se kurrë. Kosova nuk ua kishte borxh këtë tradhëti politikës e politikanëve të papërgjegjshëm, injorantë, matrapazë, intrigantë, hipokritë e djallëzorë, mercenarë , hajna dhe të korruptuar

Average Rating