Masakra e Tivarit

Read Time:24 Minute, 53 Second

Adem Dёrguti

(Te vdekurit dhe te mbijetuarit nga 42 katundet e Therandёs)

Ky libёr ёshtё botuar nё vitin 2022. Autori mё tha se ёshtё nxitur nga zoti Rexhep Shahu, i cili ёshtё edhe redaktori.
Dhe ka bёrё shumё mirё. Ёshtё njё punё hulumtuese e mundimshme qё ai e ka pёrballuar me durim dhe pёrkushtim. Krahas jetёshkrimit tё shkurtёr tё tё masakruarve dhe mbijetuarve, lexuesi mund tё qёmtojё shumё fakte interesante tё treguar nga dёshmitarё okularё dhe vlerёsime pёr motivet qё e nxitёn atё masakёr makabre ndaj djelmoshave shqiptarё.

Po e nis me diҫka vёrtet befasuese. Nё mesin e tё mbijetuarve ёshtё edhe njё vajzё!

Fatime Jupa- Dalushi
faqe 227

Ajo qe shpallur mashkull pёr 20 vjet!
Ajo ёshtё e vetmja femёr shqiptare nё uniformёn ushtarake nga 3500 vetё qё pёrjetoi dhe i mbijetoi plojёs sё Tivarit!
Vajza e Ejup dhe Xhemile Hamzёs nga katundi Nishor. Lindi nё mars 1926, pas katёr vajzave, gjё qё katundi e shihte si njё mallkim… i jati qiti pushkё dhe fshati mendoi se lindi njё djalё.. Vetё prindёrit e quajtёn Fatime ndёrsa te hoxha e regjistruan si Fetah, por e thirrnin me pёrkёdheli Dalush.

Nё fillim tё marsit 1945, i vjen thirrja pёr ushtar. Nёna e porosit qё po tё zbulohet ta vriste veten dhe kёshtu botёs do i thonin se djali u vra…
Do bёnte pjesё nё divizionin e nёntё dalmat. Nё kolonё, nga pas kishte dajёn nga Grajҫeci.
“Na konsideronin bagёti. Na lagte shiu. Fytyrёn na e fshikullonte fryma e egёr e maleve. Flenim mё gurё, nё baltё. Ushqimi ishte tepёr i dobёt. Ujё nuk na jepnin. Nё rresht thuhej se rrugёs janё rrahur dhe vrarё shumё njerёz tanё. Torturat nuk na u ndanё.”
Nё njё grykё tё thellё nuk kishte urё por njё tip teleferiku. Shumё vetё ranё nё greminё. Tё sёmurёt dhe tё plagosurit i kishin vrarё natёn.

Nё Shkodёr na futёn nё njё kazermё. Kisha pesё lekё dhe bleva nga vendasit njё pagurё ujё qё e ndava me shokёt.
Edhe disa oficerё shqiptarё erdhёn dhe na bёrtitnin. Mё vonё erdhёn ushtarё malzazezё qё nisёn tё na rrahin e shajnё.
Pasi kaluam Bunёn vazhduam marshimin pёr katёr. Ushtarёt dhe oficerёt malazezё na pёrcillnin. Ҫdo ndalje dhe ҫdo gabim paguhej me plumb nё ballё.

Nё Tivar arritёm pasdite. Nё rrugёn kryesore njerёzit na shikonin me pёrbuzje. Disa dёgjuan gurgullimёn e njё kroi por kur guxuan tё shkojnё atje u vranё.
Arritёm para njё mali te njё ndёrtesё prej guri dy katёshe. Rreth 1000 vetё mbetёn jashtё oborrit. Nga njё majё mali dhe nga dritaret e ndёrtesёs krisi mitralozi qё i griu shokёt tanё nё oborr. U sulmua edhe grupi ynё qё ishte jashtё oborrit. Klithmё e piskama nё tё katёr anёt. Njerёzit bin pёrdhe si duaj si t’i priste kosa. Mё ra tё fikёt, mё mbuluan kufomat. Kur mё erdhi shpirti majtas dhe djathtas shihja kufoma e gjak.
Unё ikja me sa mundja nё drejtim tё panjohur larg atij tmerri tё pafund. Mbёrrita pranё njё shtёpie nga ku doli njё grua qё mё gjuajti me gurё. Hoqa duke vrapuar kapelёn dhe kapotёn e pёrgjakur. Mё vonё hoqa edhe xhurdinё se mё peshonte. Krismat nga armёt e rёnda vazhduan dy orё. Duke iu ngjitur njё shpati guror takova njё tё plagour qё thirrte pёr ndihmё. E ndihmova por pas pak ai vdiq.

Nuk mё dhimbej jeta veҫ druaja mos mё kapnin gjaksorёt dhe mё pёrdhunonin kur tё mёsonin se isha femёr.
Nё vrap e sipёr u ndodha pranё detit. Doja tё pija ujё, por uji ishte i kripur. Hera e parё qё shihja det!
Ishte edhe njё ushtar tjetёr i kolonёs sime. Vetёm nё kёmisha. Ndodheshim midis detit tё gjerё dhe ne tё humbur nga njёra anё dhe mitralozave tё xhelatёve armiq si bisha.
Fusha me barishte e kallamishtё pёrgjatё detit u mbush me kufoma shqiptarёsh dhe plisa tё bardhё.
Mbёrritёm, kaҫube pas kaҫubeje te njё pёrrua i turbullt dhe i kuq nga gjaku. U bёmё 16 vetё. Pimё ujё dhe u pastruam. Vendosёm tё fshihemi ditёn dhe natёn tё ecnim me kujdes tё madh duke vёnё njё pararojё. Na zuri gjumi nё majёn e njё kodre. Kur u zgjova nё mёngjes isha ngrirё si shkёmbi nga tё ftohtit.
Nё ndjekje tonёn dhe grupeve tё tjera tё arratisurish ishte cёnё ushtria dhe populli malazez pёr tё na likuiduar. Ecnim nё drejtim tё lindjes sё diellit. Tetё ditё e tetё net hanim vetёm barishte e gjethe.

Nё Shkodёr na konsideruan si dezertorё ushtarakё. Disa i dёrguan nё spital pёr mjekim. Nё kazermё erdhi edhe njё grup tjetёr qё na tha se shqiptarёt e fshatrave i kishin trajtuar me bujari. Njё ditё oborri i kazermёs u mbush me oficerё dhe ushtarё llamatё tё lajmёruar nga Tirana pёr ne si dezertorё.. Na kthyen nё Tivar, tmerrin tonё..
Nga frika disa donin tё hidheshin nga dritarja por ne i lidhёm me litar..
Njё oficer dalmat na foli me pёrkthim nga njё offcer shqiptar se nuk do tё na ndodhte mё fatkeqёsi. Duke kalua Bunёn me varka disa provuan tё hidhёn por i lidhёn me litarё. Nё bregun tjetёr na prisnin kamionёt. Nё Tivar i kishin zhdukur shenjat e plojёs..Nuk kishte mё kufoma as nё tokё, as nё det.
As njolla dhe vija gjaku nёpёr rrugё.
Kufomat i kishin mbledhur dhe hedhur nё njё humnerё.. Qendruam disa ditё nё Tivar. Njё ditё erdhёn ca mjekё dhe hoqёn mёnjanё mё tё dobёtit, pёrfshi edhe mua. Pata frikё se do mё zbulonin. Edhe sot habitem qysh e ruajta fshehtёsinё 20 vjet!
Njё ditё na nisёn me anie tё hekurta pёr tё ҫliruar Dubrovnikun, Splitin, Shibenikun, Zarёn e Rijekёs. Me kёmbё dhe kamionё kaluam Istrian dhe mbёrritёm nё Trieste.
Na urdhёruan tё shkonim nё banjon e qyteit. Unё kisha shtatё muaj pa qitё ujё nё trup.. Nё qytet gjenim ushqim dhe duhan. Unё nuk pija duhan por ua gjuaja cigaret shokёve.. Nisёn stёrvitjet ushtarake. Nё Trieste ndenjёm dy muaj. Unё isha nё togёn e radiondёrlidhejs. Mbaja njё radio nё shpinё, bёja edhe roje nate. Mё transferuan nё Zagreb. Isha qitёse e mirё. Kalova nё Novi Sad. Erdhi vera. Nuk e zhvishja dot fanellёn por gjuaja ndonjё hije..
Nё Novi Sad na dhanё uniformat jugosllave dhe pushkё tё re. Pushkёn e vjetёr e mbajta katёr muaj. Pesё muaj tё tjerё i kalova nё Petrovarazhdinska Tvёrgjava. Stёrviteshim, hapnim llogore, kujdesha pёr dy kuaj.
Kur na shpunё nё Suboticё, njё vajzё nuk m’i ndante sytё. Ra nё dashuri me mua. Unё nuk e flisja mirё serbishten. i thashё se jam shqiptar dhe se ne kemi do zakone tё tjera. Mё kёrkoi adresёn e saktё qё tё vinte tё mё takonte. i dhsahё njё adresёn tё gabuar..
Shkuam nё Novi Sad. Kur i tregova njё shoku pёr ngjarjen, ai dhe tё tjerёt mё thonin me shpoti: Ҫfarё mashkulli je ti!

Kishte ardhё njё urdhёr qё ushtarёt e rinj nё moshё mund tё ktheheshin nё shtёpi. Oficeri mё pyeti a don tё qendrosh kёtu nё Petrovarazhdin apo tё shkosh nё Kosovё?
I thashё se dua tё shkoj nё Kosovё.
Mё dha me vete njё ushtar deri nё stacionin e trenit tё Novi SADIT qё tё priste biletёn time pёr nё Shkup. Rtugёn pёr Beograd e Shkup e bёrё me dy ushtarё qё flisnin shqip. Nga Shkupi nё Kosovё udhёtova mё kёmbё dhe me kamionё.
Rrugёn Ferizaj- Shtimje e bёra nё kёmbё.
Fluturova nga gёzimi ku pashё majat e Qafёs sё Duhlёs. Takova dy daja tё mij nga Grajҫeci. Krejt Nishori mori vesh pёr kthimin tim.
Ushtrinё e kreva, vrasjen e madhe nё Tivar kurrё s’e harrova.
E kujtoja atё tmerr edhe kur shkoja nё mal pёr dru, kur punoja nё fushё.

Nisa tё aktivizohem nё veprimtari shoqёrore.
Me qёnё se baba me kish regjistruar gabim, mё erdhi thirrja pёr ushtra pёr tё dytёn herё…Mё shpunё nё Prishtinё e mandej nё Kaҫanik. Druaja se do tё mё zbulonin. Batalioni im pёrbёhej nga njerёz qё nuk i pёlqenin pushtetit. Bёnim punё tё rёnda si prerje drush pёr ushtrinё. Ishte dimёr i fortё. Kaluam dy muaj atje. Njё herё mora ftohje por e durova pa shkuar te mjeku. Por kur ra tifoja, s’kisha nga t’ia mbaja…Shumё ushtarё u sёmurёn, disa vdiqёn. Erdhi komisioni ushtarak nga Shkupi. Na shtine nё dhomё njё e nga njё. Para komisionit dilnin lakuriq.. Kontrollin e bёnte njё mjeke, njё infermiere dhe njё mjek.
Qendrova me qёllim nё fund. Mё urdhёruan t’i hiqja rrobat.. Unё u thashё se nuk zhvishem as para nёnёs time. Pse, ҫfarё ke, mos po tё hamё?!
Me gjysmё zёri u thashё = Unё jam femёr!
U stepёn, s’u besonin veshёve. Nuk me zhveshёn.. Mё lanё nё njё dhomё vetёm. Atёhere u tregova krejt historinё e jetёs time.

Pyetёn nёnёn nё Nishor, Ajo u tha se djali im quhet Dalush. Pyetёn edhe du nishoras. Atra deklaruan se ky ёshtё Dalushi…
Njё mjeke e moshuar mё zhveshi e para..Pastaj mё mbajti nё burg.. “Ҫ’ke bёrё kёshtu, mos je kamufluar nё vend tё njё banditi?!
Edhe asaj ja rrёfeva historinё time. U bind.
“Tё lumtё, vetёm njeriu me vullnet tё fortё mund t’i kalojё kёto vuajtje!”

E luta mjeken tё ruante fshehtёsinё, pёr hir tё nёnёs..
”Nё se tregoni, unё do tё vras veten!”- i thashё. Mё premtoi heshtjen por nё karton shkroi “Ёshtё femёr!”

Dikur mё liruan. U ktheva nё shtёpi. Dokumenti erdhi nё komunё. Thirrёn nёnёn, Ajo me hidhёrim u kish bthёnё – Djalё ҫova nё ushtri, djali mё erdhi shёndoshё nё shtёpi.
Nёna nuk e pranoi pёr tё gjallё se isha vajzё. Ishte e bindur thellё se isha trashёgimtari i vetёm i babait tim. Me kёtё bindje edhe vdiq.

Rrёfime tё tjera nga tё mbijetuarit

f.59
Selim Ali Baku
Para se tё hynim nё Monopolin e Duhanit nё Tivar na rreshtuan pёr katёr. Ishte mbrёmje. U dha urdhёri pёr sulm. Unё rashё pёr tokё. i vdekur mbi mua ra kushёriri Ibrahim Baku dhe shumё tё tjerё. Dola disi. E lashё setrёn dhe kёpucёt dhe ika. Shumё u vranё duke ikur. Nё rrugё u takova me Musё Lezin, nga katundi im.
Kishte gjuajtje nga tё gjitha anёt. Musa mё tha “Ec prapa meje, le tё vritem unё, se ti je djalё i vetёm.”
Gjatё rrugёs u ndamё. Duke ecё nё drejtim tё panjohur u ndala nё njё mulli. Aty ishte fshati Brajshe. Pronari i mullirit quhej Brahim Halili. i tregova rastin.. Ai mё mori nё shtёpi e mё dha bukё se nuk kisha ngrёnё qё njё javё. Mё ҫoi nё njё shpellё ku ndenja 45 ditё. Mё sillte bukё ҫdo ditё. Pastaj mё ҫoi te miku i vet Hasan Isufi ku qendrova katёr muaj. Pastaj mё nisi me njё njeri pёr nё Shkodёr. Atje komandant ishte Bajram Isufi. Ndonёse nё familje, e tij ishin 25 antarё, mё mbajti mua dy vjet. Shaban Bajrami pa e ditur unё kishte shkuar nё Bllacё. E kish gjetur shtёpinё e Alisё. Ishte i panjohur pёr Alinё. Shabani po e pyet Alinё pёr familjen e vet. Alia i thotё se kish pasё njё djalё qё i ёshtё mbytur nё luftё. Kur Shabani i tregoi pёr Selimin ky u gёzua mjaft. Shabani e solli Alinё nё Shkodёr. U takuam me babёn pas mё se dy vitesh.

f.62
Islam Beqё Iballi

Gjatё rrugёs ata qё nuk mund tё ecnin, vriteshin.
…Kur kaluam nё lumen Buna duhej tё hipnim nё druna. Nё njё drunё hipёn 22 veta nga Lipjani. Por ajo u pёrmbys dhe 20 vetё u mbytёn.
Kur ishim te lumi Buna na folёn njё malazez me gjithё grua “Ata qё ishin para jush janё vra tё gjithё.”
Nё hymje tё Shkodrёs njerёzit na pёrshёndetnin dhe na jepnin ushqime.
Kur mbёrritёm nё Tivar pamё gjak nё rrugё e nё mure.

f.72
Ramё Sherif Qollaku
Na tubuan nё fshatin Duhёl dhe nё njё pёrcjellje tё rreptё na dёrguan nё Prizren. Nga Prizreni na nisёn pёr nё Shqipёri. Kaluam njё rrugё tё vёshtirё nёpёr male dhe fusha pa ushqim dhe veshmbathje. Nёse dikush shkonte tё merrte ujё, e vrisnin.
Te Ura e Zogut, njё serb nga lodhja ra nga ura dhe mbeti i vdekur. Nё shenjё hakmarrje u vranё dhjetё shqiptarё.
Na kanё urdhёruar tё shtrihemi pёr tokё dhe serbomalazezёt na kalonin pёrsipёr me kuaj.
Te dera e Monopolit tё Duhanit rrinte njё serb me mitraloz. Nё tё gjitha anёt kishte plot njerёz tё armatosur. Disa shqiptarё kishin bomba dhe i hudhёn nё rendin e parё ku ishin pozicionuar serbё e malazezё nga tё cilёt shumё vetё mbetёn tё vdekur. Filluan gjuajtjet ndёr shqiptarё nga tё gjitha anёt.
Rreth 12 vetё qё mundёm tё shpёtonim kaluam kufirin pёr nё Shqipёri. Unё me Halit Qollakun hymё nё njё mal dhe u strehuam. Aty na gjeti pronari i pyllit. Na mori dhe na ҫoi nё shtёpi ku na dha bukё. Kishim 7 ditё pa ngrёnё.
Kaluam nё malin tjetёr ku pronari na strehoi nё njё shpellё tё Oblikёs sё Madhe. 7 muaj kemi qendruar atje. Bukё na sillte e tёrё lagjia.
Mezi dolёm nё Gjakovё e mandej nё fshatin Nishor. Por na pikasi policia. Nё Prishtinё na mori nё pyetje njё gjeneral qё na keqtrajtoi kur mёsoi ku kishim qenё. Neve tё rinjtё na liruan kurse tё vjetrit i mbajtёn dhe i vranё.

f.76
Ahmet Hasan Tafolli
Na thanё se duhet tё dilni partizanё. Na dёrguan nё Suharekё, pastaj nё Prizren ku qendruam njё javё. Qё andej na nisёn pёr nё Lumё. Ata qё nuk ecnin dot i vrisnin ose u mёshonin me shqelma. Njё natё bujtёm te kalaja e Shkodrёs. Ishim tё unshёm e tё etshёm. Aty shqiptarёt edhe ujin na e shisnin.
Te Monopoli i Duhanit na ndalёn. Na thanё mos luani vendit. Udhёheqёsin e grupit, Limanin e veҫuan, por ky nuk pranoi. E pashё kur e vranё nё sytё e mij. Rashё pёr tokё pa u plagosur. Kur u zgjova pashё plot kufoma. U futa nё njё grykё, por na qёllonin nga tё gjitha anёt.
Nё njё mulli doli njё person me njё cfurk pёr tё na vrarё. Natёn e kalova nё njё llugё.
Njё person me revole mё dorёzoi te njё vend ku ishin edhe 7 veta tё tjerё. Mё hypёn nё njё qerre duke mё thёnё, mos u frigo, do tё shpiem nё Tivar. Dikush mё tha “Kur ishim nё Kosovё na lidhnit rreth sanёve dhe na digjnit”.
Mё futёn nё njё brigadё dalmatine.

f.91
Qazim Adem Buzhala

Kur kemi hy nё Shqipёri na kanё pritё me dy rende. Njё rend na priti shumё keq dhe nga gёzimi rrihnin shuplaka. Rendi tjetёr e mbanin kokёn ulur duke thёnё “e kuku pёr ju ҫka ka me ju gjetё”

Te liqeni i Shkodrёs e kam parё me sytё e mij kur 4 varka me shumё njerёz janё fundosur dhe tё gjithё sa ishin nё to kanё vdekur.
Kur hymё nё Monopolin e Duhanit ne ishim nё katin e parё, nё tё dytin ishin eprorёt. Filluan gjuajtjet dhe shumё shqiptarё u vranё. Na urdhёruan tё rreshtohemi jashtё. Ishim 800 veta . Tё vrarёt i hidhnin nё det.

f.2
Malush Sherif Gashi
Na thanё se do tё shkojmё jo larg, po brenda atdheut, qё tё luftojmё fashizmin…
Ishim vullnetarё tё rekrutuar dhunshёm qё shkonim drejt humbёtirёs..
“Biro, mos u frigo nga tё kёqijar qё bёn ky pushtues i egёr, por vetёm atёhere kur ai premton. atёhere ёshtё mё i keq, mё i pashpirt.”

f.8
Kadri Arif Bylykbashi
Natёn e parё kemi qendruar nё Kukёs, kemi fjetur aty ku bashkohen Drini i Bardhё me Drinin e Zi. Gjatё natёs dёgjonim krisma. Vriteshin ata qё kёrkonin tё largoheshin..
Nё Shkodёr na vendosёn nё disa baraka italiane.
Para se me shkue nё Tivar njё person shkoi tё pijё ujё. Prapa i shkoi njё pёrcjellёse femёr me automatik. Ai personi ia mori armёn dhe e vrau atё femёr. Por pёrcjellёsit e tjerё e vranё atё person. Me ne kishte edhe disa serbё. Pёrcjellёsit donin t’i largonin nga ne por ata nuk pranuan. Na futёn te kati i tretё i Monopiolit tё Duhanit. Nё mbrёmje u dёgjuan krisma. Jashtё po bёhej kёrdia. Pasi krismat u ndalёn na urdhёruan tё dalim jashtё. Oborri ishte mbushur me tё vrarё dhe gjak.
Mёsuam se tё plagosurve u kishin ndihmuar gratё malazeze dhe myslimane pa dijeninё e meshkujve.

f.103
Nazif Hajdin Zogaj

Kur po kalonim nё bjeshkёt e larta tё Shkodrёs, vendasit inskenonin. Kishin nxjerrё dhitё aty pari kinse ato po i hidhnin gurёt poshtё te ne. Kёshtu u vranё disa prej nesh.
Kur na nisёn pёr Trogir anien e ngarkonin shumё nё njёrin krah, kёshtu ajo pёrmbysej dhe shumё njerёz u mbytёn.

f.109
Ramadan Liman Bekteshi
Ne ishim 20 veta nga Samadraxha. Disa u vranё babarisht.
Nё Tivar kemi ecur zbathur nё gjakun e tё vrarёve, ku gjaku ishte deri nё zogun e kёmbёs dhe mbi kufomat qё ishin shumё.

f.112
Nelo Brashnja
nga Totoshi i Ulqinit

Isha15 vjeҫ, kur i pashё vetё njerёzit tё rreshtuar nё formё rrethi. Oficerёt serbё kanё dhёnё komandёn pёr pushkatim. Nё ato momente janё vrarё pothuaj tё gjithё.

Para se tё vriten, nanat malazeze janё konfliktuar me oficerat serёb duke bёrtitur “u vraftё Zoti, morёt nё qafё djem nёnash! Ju thaftё dora”.

Para se tё vriteshin shqiptarёt, pushkatarёt kanё pasё veshё uniformat e ushtrisё shqiptare dhe oficerёt serbё kanё bёrtitur “I vranё vёllezёrit e tyre!

Disa dёshmitarё okularё ulqinakё, nga frika se mos i vrasin janё fshehё nё shtёpitё e malazezёve. Kur ka pёrfunduar pushkatimi ata kanё marrё vesh se pushkatarёt ishin serbё dhe jo shqiptarё!

Nga era e keqe e kufomave, familjarёt nuk kanё qendruar dot nё shtёpitё e veta. Pas tre ditёsh kufomat janё hedhё nё det. Tё shpёtuarit nga plumbat janё dёrguar nё spitalin e Tivarit por nuk dihet fati i tyre.

Dy vjet pas masakrёs, 17 vjeҫar, Nelon e kanё thirrё ushtar. Por kur oficeri serb i ka sha nanat shqiptare , nga urrejtja Nelo e ka vrarё oficerin dhe ёshtё dёnuar me 20 vjet burg. Nuk ёshtё penduar, madje thosh tё kisha vrarё mё shumё serbё..

f.114
Selman Abdyl Graishta

E kam mbajtё nё shpinё Bali Kadriun nga fshati im se nuk ecte dot nё malet e Pukёs. Po tё mos e bёja kёtё do ta vrisnin.
Njё shqiptar nuk mundi t’i durojё torturat, e kapi njё serb dhe tё dy ranё poshte nё lumё tё vdekur.

Kur mbёrritёm nё Tivar, masakra ishte kryer. Oficerёt na thonin tё mos frigoheshim. Pamё nё det plot plisa tё bardhё…Pёr 7 muaj kemi marshuar gjatё bregdetit dalmat. Oficerёt na thonin se do t’i vrasim gjithё ҫetnikёt. Kёshtu bёmё edhe ne..

f.116
Shaqir Alush Bujari

Nipi i tij tregon:
Isha shofer autobuzi dhepo udhёtoja nga Ilqini pёr Kosovё. Kur erdhёm te lumi Buna, njё i moshuar mё thosh “Kur erdhёn shqiptarёt e Kosovёs dhe viseve tё tjera qё i dёrgonin nё Tivar, ne u ndihmonim me ushqime. Erdhi urdhёri nga organet e larta tё shtetit qё nёse dikush zihet duke i ndihmuar kosovarёt do tё vritet. Dhe ne nuk guxonin mё t’i ndihmonim..”

f.117
Sali Bali Gashi

Ishim nё katin e dytё tё ndёrtesёs sё Monopilit tё Duhanit. Pasi u krye masakra na urdhёruan tё zbrisnim poshtё. Pamё shumё kufoma dhe tё plagosur qё kёrkonin ndihmё. Kemi ecur nёpёr tё vrarё dhe tё plagosur dhe toka skuqte nga gjaku..
Na shpunё nё bregdet dhe na hypёn nё njё anie e cila nga mbingarkesa mezi dukej mbi ujё. Njerёzit ishin tё tmerruar. Dikush donte tё varte veten. Disa mallkonin edhe nёnёn qё i kish lindur. Pas njё kohe tё gjatё mbёrritёm nё Trogir, ishim pa ushqim e pa ujё.

f. 122
Xhemё Azis Suka
Bashkё me Jetullah dhe Abdyl Sukёn morёm drejtimin pёr Shqipёri, Shkodёr. Hymё nё njё dyqan ku shёrbente njё grua.
Aty, njё person u suall keq me ne duke na quajtir njerёz tё Xhafer Devёs.
Erdhi njё polic dhe kёrkoi tё shkonim nё komisariat se ashtu e kish urdhёrin, nuk duhet tё frigoheni, na tha.
Prej aty na nisёn pёrsёri pёr Tivar, ku pamё shumё gjak dhe kufoma. Abdyli s’e duronte dot erёn e kufomave. Me njё anie na nisёn pёr Slloveni.

f.124
Mehmet Eamadan Rreshtaj
Pёr shkak tё propagandёs serbe mjerisht, nё vrasjen e kosovarёve tё cilёt pёrpiqeshin tё iknin nga ploja qё bёhej nё Monoopolin e Duhanit, kishin shti me armё dhe kishin vrarё edhe popullsia e kёsaj ane. Natyrisht se kishin shti me armё edhe shqiptarёt autoktonё…duke menduar se po vrisnin kriminelёt dhe armiqtё e shtetit.
Atё qё tregonte e vriste shumё ndёrgjegjia pёr kёtё veprim..

f.128
Ismail Bytyҫi, Halim Bardheci

Nё Kukёs, disa tё sёmurё, tё lodhur e tё rraskapitur nuk mund tё vazhdonin rrugёn. Kёrkonin ndihmё por nuk u morёn parasysh. I rrahёn dhe disa qё nuk mund tё ngriheshin fare, i pushkatuan. Ata qё ngritёn zёri pёr kёto krime u pushkatuan gjithashtu.
Prej Puke na kanё pёrcjellё edhe disa ushtarё tё Shqipёrisё. Nё disa raste tё arratisurit pasi i kapnin, ua dorёzonin ushtarёve jugiosllavё dhe kёta i pushkatonin.
Kur e kaluam Pukёn, nxorёn nga rreshti tre djem tё veshur mё tesha kombёtare dhe i pushkatuan..
Nё Vaun e Dejёs, Azem Tёrshanёn e pushkatuan sepse kёrkoi qё tё ishte njё oficer i pranishёm kur tё kalonim matane mё varkё..

Unё kam qendruar deri nё mbrёmje nёn kufomat nё oborrin e Monopolit, nga frika se ushtarёt i vrisnin tё plagosurit dhe ata qё mbesnin gjallё.
Bashkё me ca shokё duke u arratisur qendruam pranё njё shtёpie. Nje plake na pa dhe i treguam kush ishim. Fliste sqhip. Ajo na porosity tё rrinim tё strukur se pёrndryshe do na gjenin e do na vrisnin.
Na solli ushqim, por nga mosngrёnia pёr njё kohё tё gjata nuk na hapej as goja, Nisёm ta ndihmojmё njёri tjetrin duke ia hapur fёlqinjtё…
Pas 21 ditёsh qё u fshehёm nё pullazin e shtёpisё, plaka na tha tё shkonim nё prefekturё pasi tani nuk kishte rrezik.
Aty na dhanё ushqim tё thatё dhe na porositёn tё ecim nё drejtim tё Kosovёs, jo majtas se andej ishte Mali i Zi. Jemi kthyer nё shtёpi nё kёmbё qё nga Shkodra…

f.144
Ҫadraku
Tё mbijetuarit e lagjes Tafolli
Pas konfrontimeve tё brigadave partizane me brigadёn e Shaban Palluzhes njё pjesё e mirё e partizanёve e lёshuan vijёn e frontit pёr t’i ikur vёllavrasjes. Nё shenjё hakmarrjeje udhёheqja jugosllave, e pёrkrahur nga udhёheqja shqiptare, organizojnё mobilizimin e atyre qё lёshuan vijёn e frontit nga radhёt e partizanёve, pёr t’i dёrguar e masakruar nё Tivar tё Malit tё Zi.
Regjimenti 52 me masa tё forta sigurie i pёrcjell kёta tё rinj drejt Shqipёrisё pёr tё kaluar mё pas nё Mal tё Zi.

f. 164
Sefer Musli Krasniqi

Na dёrguan nё vendin ku ishte planifikuar vrasja. Vendi ishte rrethuar me tela. Reth nesh kishte istikame dhe njerёz tё armatosur. Ata pritnin vetёm komandёn qё tё na vritnin. Aty afёr ishte njё krue. Ne ishim shumё tё etshёm. 4 veta shkuan te uji. Aty ishte njё roje. Ata ranё nё konflikt me rojen. Njё shqiptar e therri me thikё nё fyt rojen. Filluan krismat nga tё gjitha anёt. Njё shqiptar gjuajti njё bombё qё vrau disa serbo-malazezё. Gjuetjet bёheshin me armё tё ndryshme. Unё isha kah fundi. Njerёzit binin tё vdekur nga gjuajtjet. Disa shpёtuan dhe filluan tё largoheshin. U bё njё tym i madh. Disa vriteshin duke ikur. Sadiku u vra nё sytё tanё. Unё me Salihun shpёtuam. U ngjitёm nёpёr njё kodёr dhe u fshehёm nёpёr gurё.
Pamё njё grua qё qёlloi e mirё, na pruri bukё. Na porosit kur tё shihnim shtёpi me mure mos tё iynim se janё malazezё. Arritёm nё Krajё, njё katund afёr Bunёs. E kaluam lumin por na kapёn policёt shqiptarё. Nё dhomёn ku na futёn dёgjuam njёrin tё thosh e”dhe mbrёmё erdhёn kёsi derrash por ua ndreqёm samarin”.

Njё rreshtёr plak axha Rufё na priti mirё. Na dёrguan nё Mirditё nё kullat e Gjon Marka Gjonit. Ndenjёm aty njё muaj.
Pastaj na dorёzuan nё Jugosllavi ku shёrbyem 9 muaj si ushtarё.

f.171
Latif Bajram Shijaku
nga fshati Temeqinё
6 nga ky fshat gjetёn vdekjen nё Tivar, 7 shpёtuam.

f.173
Bajram Smajl Pintolli

Ata tё fshatit Semetishё hynё tё parёt te Monopoli i Duhanit, nё tё Temeqinёs prapa. Aty afёr njё shqiptar u therr me thika. Ai bёrtiste “Oh a ka shqiptarё, se vdiqa!”
E kuptuam se po pёrgatiten pёr tё na sulmuar. Nisёn gjuejtjet nga e majta. Njerёzit bin nё tokё tё vdekur ose tё plagosur. Mua plumbat nuk po mё rroknin. I hoqa teshat qё tё vrapoja mё shpejt. Eca prapa nja 40 metra mbi tё vrarёt e tё plagosurit. Njё shqiptar para meje u afrua te njё shtёpi pёr ndihmё por doli njё burrё dhe e vrau. Dy persona nga e djathta po afroheshin pёr tё mё vrarё, por njё person nga e majta i kёrcёnoi se do t’i qёllonte ata po tё mё vrisnin mua.
Neve rreth 13 vetave na zunё serbёt dhe na shpunё nё bregun e detit pёr tё na vrarё. “Uluni dy e nga dy e ktheni shpinёn”, na urdhёruan. Por erdhёn dy persona me motor dhe urdhёruan: mos gjuani!
Atё natё qendruam aty dhe tё nesёrmen na shpunё nё Ulqin e qё andej pёr Terst. Prej Trogirit na shpunё nё Ilirska Bistricё me luftue me gjermanёt. Nё Slloveni na veshёn ushtarё dhe na mbajtёn tre vjet.

f.189
Ali Mehmet Sertolli

Kam qenё nё grupin e tretё. Kur arritёm nё Pukё banorёt vendas na shitnin ujё me pare. Nё se nuk kishe pare nuk tё jepnin ujё, na quanin ballistё e tradhёtarё dhe se “nё Tivar kanё me na e ndreqё qejfin”..Kёshtu kёnqeshin vёllezёrit tanё nё Pukё me gjendjen tonё tё mjerё…dhe vrasjen qё do na ndodhte nё Tivar.
Nё liqe tё Shkodrёs kishin pёrgatitё njё trap pa anёsore. Ata qё rrinin nё kёmbё nё skaj mund tё binin nё ujё e tё mbyteshin, sikusre edhe ka ndodhur.
Nё Tivar mbёrritёm pasi kish ndodhё masakra.
Krismat nё Tivar ishin dёgjue nga njё brigadё dalmatine qё udhёtonte me anie nё det. Ajo kish kujtue se janё kthye gjermanёt dhe vjen e ndalon nё Tivar, kёshtu mundёn me shpёtue njё pjesё e jona.
Kemi ndejtё nё rrethinat e qytetit tё Kamnikut nё Slloveni pёr tё asgjёsue mbetjet e ustashёve dhe bashkёpunёtorёve tё gjermanit. Kemi ndejtё aty nёntё muaj.
Unё ndejta edhe tre muaj pasi ushtarёt e vjetёr u liruan, u ktheva nё Kosovё, ku me mbajtёn disa muaj nё burg nё Prishtinё dhe nofka e armikut nuk mu hoq deri 1974 kur Kosova u shpall krahinё autonome.

f.206
Hysen Kukaj

Kur ishim nё sheshin para Monopolit tё Duhanit, njё oficer me shpatё ia ndau kryet dysh njё shqiptari dhe dy ushtarё iu vёrsulёn pastaj shqiptarit ende pa dhёnё shpirt duke e copёtuar me bajoneta..

f.208
Xhemal Shala dhe Rexhep Zeqiri
Pёr ttragjedinё e Dubrovnikut
Nё atё qtytet kanё gjetur vdekjen 1400-1500 rekrutё sqhiptarё. Kujtojnё sjelljet ҫnjerёzore, vrasjet, rrahjet dhe fyerjet gjatё rrugёs prej Prizreni e deri nё Tivar.

Te Vau i Dejёs xhelatёt vrasin dy rekrutё dhe trupat e tyre i hedhin nё njё hendek
Diku nё mes Kukёsit e Pukёs kishte njё burim. Ymer Isufi i lutet njё oficeri tё shkojё tё pijё, por ky urdhёron ushtarёt ta vrasin.

f.216
Ahmet Haxholli

Nga Nёperbishti

Nёn rrebeshin e batareve arrin tё largohet nga vendi i masakrёs. Kur i afrohet njё shtёpie, qё andej del njё grua me automatik. Kur ky i kёrkon ndihmё ajo i bёrtet “Nёnёn shqiptare tё bofsha!”
Dhe e qёllon me automatik por ky vrapon dhe shpёton.

f.217
Zenel Shala
Nga fshati Kleҫkё

Kur isha nё Tivar nё 1966 e pyes njё burrё pёr Masakrёn e Tivarit. Ai mё tha
A e sheh atё ndёrtesё (ishte fjala pёr Monopolin e Duhanit) dhe ato baraka?
Nga ai vend gjaku ka ecur rrёke, mё parё nё ullishte e mё pas nё bregdet, ku edhe uji i detit mori ngjyrёn e gjakut!

f. 248
Sadri Bytyqi-Kervasari
Me tё kaluar kufirin e Kosovёs sjelljet e pёrcjellёsve tё kolonёs u shndёrruan nё sjellje tё armiqve tё paskrupujt, nuk na konsideronin si bashkёfshatarё tё tyre por as si robёr lufte. As si kope bagёtish qё barinjtё duhet t’i pёrcjellin pa humbje deri nё vathё.. Edhe ushtari mё i thjeshtё kishte tё drejtё tё tё vriste dhe me majёn e ҫizmes tё shtynte nё hendek pёr t’ua lёnё korbave si ushqim.
Nuk janё tё paktё ata rekrutё qё kёrkuan strehim nё shtёpitё e malazezёve dhe tё myslimanёve por u masakruan nga kёta..
Rexhё Mirocit nё njё shtёpi ia prenё kokёn me kosё dy femra.

f.254
Bika e shpёtimit

Nё mёhallёn Marziq te Kroni i Bushtrёs, pёrmbi Tivar, pamё nё lёmё disa burra para shtёpisё sё njё farё Durak Shabanoviqit. Njёri prej tyre hyri nё shtёpi, mori pushkёn dhe e qёlloi pёr vdekje Musli Adem Iballin. N’atё mёhallё i kishin vrarё 15 shqiptarё tё tjerё qё i kishin shpёtuar Masakrёs.
Njё farё Temo Xhajeviqi, qё fliste shqip i kish vrarё 18 veta.

Kam zbritur nё fshatin Ftjan.. Hyra nё xhami. Njё grua qё po nxitonte pёr nё mulli, mё pa. i thashё mos ki frikё, jam Kosovar, i shpёtova masakrёs, mё ndihmo. Ishte Sherifja, gruaja e Sadik Marёs. Mё ka ҫuar nё shtёpi, ashtu i dёrmuar si isha, me kёmbё tё lёnduara. Mё ka dhёnё ushqim e veshmbathje, mё ka lidhur kёmbёn e lёnduar. Mbёrritёn edhe tre kosovarё tё tjerё. E mёsoi i tёrё fshati dhe vinin ҫdo ditё e na sillnin ushqim. Na strehuan nё njё shpёllё tё Shkёmbijtё e Rrёnimit. mё se nje muaj.
Mblodhёn ndihma nё xhami 45 napoleona dhe na ndihmuam tё kalonim me lundra nёpёr liqen. Na diktuan ushtarёt shqiptarё. Na dёrguan nё Shkodёr, nё burgun e qytetit, ku na pritёn shumё keq. Pas disa ditёsh na kthyen nё Tivar. Atje na futёn nё burg, nё njё bodrum me ujё deri nё bel. Plot tri ditё. Pastaj na ҫuan nё Cetinё. Gjyqi ushtarak na dёnoi me tre muaj punё tё detyrueshme.
Vendasit, malazez, mysliman, goran dhe ushtarёt nga Kotori nё Ulqin deri nё Sukobinё, nё kufirin shqiptar- shqiptar, na vrisnin. Nё fshatin Turqin, myslimanёt masakruan me sopata 12 vetё, nё Tuxhemil 7 vetё.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 3 maj 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post I ftoj në debat “Albinofobët”
Next post Pse, dhe kush po e bën Albin Kurtin hero?!