Protestat në Shqipëri kanë ushtrinë e madhe që lufojnë për kauzën më të madhe, për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI

Prej 19 ditësh rinia, qytetaria dhe kombi shqiptar protestojnë.Këto protesta kanë hyrë në histori, sepse e gjithë rinia dhe shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Camëri e kudo edhe në diaporë po lëvizin si komb, pra janë protesta gjithkombëtare. Nuk ka forcë që i ndalon deri në realizimin e misionit historik , atë të Triumfit të Kombit mbi padrejtësinë, korrupsionin , tradhëtinë, hajdutërinë në mbrojtje të dinjitetit njerëzor e kombëtar.
Prej 19 ditësh në Tiranë po zhvillohen protestat më të gjata , më të mëdha dhe gjithëshqiptare që të kujtojnë Besëlidhjen e Madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Këto protesta kanë si kauzë , kauzën e madhe të së vërtetës, të humanizmit e solidaritetit, kauzën historike, patriotike dhe atë morale e të dinjitetit kombëtar.
Përditë e më shumë pjesmarrja dhe mbështetja gjithshqiptare për këto protesta kombëtare vetëm sa rriten e shtohen.Asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk është parë ky mobilizim e vetëorganizim qytetar i kësaj ndjesie shpirtërore kombëtare për interesin gjithkombëtar; një Lëvizje kaq të madhe ku rinia dhe qytetaria gjithshqiptare po lëviz si komb. Këto protesta po bëjnë zgjimin e madh kombëtar,pasi në ato protesta marrin pjesë dhe janë angazhuar të gjithë shqiptarët me gjak të pastër shqiptari si një trupë e vetme dhe e shëndetshme kombëtare nga të gjitha qytetet, krahinat dhe nga diaspora shqiptare.Në Shqipëri regjimi kriminal e antikombëtar i korrupsionit dhe i tradhëtisë kishte helmuar, paralizuar dhe vënë në gjumë letargjik shoqërinë shqiptare, aq sa ishte krijuar psikoza se korrupsioni, krimi dhe tradhëtia publike nga politika ishin bërë sunduese dhe të pasfidueshme.
ZËRI I PROTESTËS QË PO OSHËTIN NË KËTO PROTESTA ËSHTË ZËRI DHE VULLNETI I LIRË, SHPIRTI I SHQIPTARIZMIT, ZËRI I FITORES PËR DEMOKRACINË, SHTETIN LIGJOR ,PËR NDARJEN ME TË VJETRËN POLITIKE PENGUESE, BLLOKUESE E TË KORRUPTUAR, ZËRI PËR TRIUMFIN KOMBËTAR.

Average Rating