Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”

Read Time:12 Minute, 33 Second

Emine. S. HOTI

Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi

     Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Vlera kulturore, letrare, artistike dhe atdhetare në mërgatë

Ishte kënaqësi e veçantë pjesëmarrja ime në punimet e Kuvendit të Pestë Zgjedhor të Jashtëzakonshëm të Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarënëSuedi “PapaKlementi XI Albani”(SHSHASHS),i cili u mbajt,më31maj 2026, nëFörslöv,Suedi.

Pamje nga zhvillimi i punimeve të kuvendit të pestë zgjedhor.

Qëllimi i mbajtjes së këtij kuvendi ishin zgjedhjet e reja të kryesisë dhe të kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klemendit XI Albani, Suedi.Për këto zgjedhje kuvendi zbatoi me korrektesë statutin e shoqatës, duke u mbështetur në traditat dhe  përvojat e saj më të mira. Fillimisht u mbajt një fjalë hapjeje nga z.Hysen Ibrahimi, në vazhdim u zgjodh kryesia e punës, e dyprocesmbajtësvedhedyverifikuesvetë procesverbaleve. Punimet vijuan me leximin e telegrameve, që i kishin ardhur kuvendit nga anëtarë të shoqatës,të cilët s`kishin mundur të vinin në kuvend, si dhe nga intelektualë e personalitete nga Suedia,Kosova, Shqipëria dhe mërgata shqiptare.

Krijuan emocionnë kuvendfjalët që tha z.Hysen Ibrahimi se,kurkemiardhurnëSuedi,nukekemigjeturasedhetëvetminlibërpër mërgimtarët shqiptarë,qët’ua dëshmonimsuedezëvesekushjemi,kurse sotkemi13“Thesarekombëtare”,librin “Jubileum”dheqindralibratë shkruar ngakrijuesitletrarëtëshoqatësapo dhe të tjerë.Nëpërmjet këtyre botimeve, popullimiksuedeztani ështëinformuar plotësisht sekush jemi ne shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të trojeve të tjera shqiptare. Historia tregon se personalitete suedeze, edhe më parë, edhe në kohën tonë, jo vetëm kanë njohur dhe propaganduar vlerat dhe historinë e popullit shqiptar, por dhe kanë dëshmuar botërisht origjinën ilire shqiptare.

Z. Hysen Ibrahimi duke folur në kuvend

Përmendim këtu studiuesin albanolog Henrik Tunnman, i cili është i pari studiues që dëshmoi në mënyrë akademike origjinën ilire të shqiptarëve, sikurse dhe albanologu tjetër, njëherazi miku ynë i shquar Ullmar Qvick (Kvik), cili është anëtar nderi i shoqatës sonë dhe na ka qëndruar vazhdimisht pranë që nga krijimi i shoqatës sonë dhe në vazhdim. Suedia, vendi i cili na ka mirëpritur ne shqiptarët, veçanërisht pas gjenocidit serb të vitit 1999, ishtenjërindër shtetet e paraqëenjohupavarësinëeRepublikëssëKosovës…

Falënderim i veçantë

për ata që mbështetin Shoqatën financiarisht

      Të gjithë pjesëmarrësit në Kuvendin e Pestë Zgjedhor të Jashtëzakonshëm të Shoqatës shfaqën falënderim dhe vlerësim për sponsorëte shoqatës:Albert Jashari,vëllezëritHalim,Qazim e Robert Hoti,Naim Latifi,Drita Nikoliqi Binaj dheshumësponsorë të tjerë. Me bujarinë e tyre ata kanë bërë të mundur botimin e shumë veprave me rëndësi të shoqatës dhe,veçanërisht botimine 13 librave “Thesar Kombëtar”, tashmë edhe vëllimine 14-të.Vepra me shumë vëllime “Thesar kombëtar” është një vepër madhore e shoqatës, e cila do t’i ‘u dëshmojë brezave  sakrificat dhe punëne palodhur të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, që nga krijimi i saj me dhe në vazhdim. Kjo vepër madhore është vlerësuarngapersonalitetetëjetësakademike,shkencoreeletrarengatë gjithatrojet etnikeshqiptare ashtu dhe nga mërgata.

Ne kemi detyrat tona

për ecurinë e Shoqatës sonë

      Nga Kuvendi rrjedhin detyra për secilin anëtartë shoqatës, veçanërisht për t`u aktivizuar gjithnjë e më shumë, duke qenë pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e shoqatës, por edhe duke shkruar me nivel dhe cilësi për zbatimin e programit, të detyrave dhe të problematikave që dalin prej saj, gjithashtu, edhe në drejtim të veprimtarisë sonë krijuese. Në këtë drejtim ne që kemi edhe përvojë të gjatë në punët e shoqatës sonë, kemi detyrë edhe që të aktivizojmë etë ndihmojmë më tërinjtë, si për pjesëmarrje ashtu dhe për aktivizim energjik dhe tëvazhdueshëm të tyre. Ndër detyrat më të rëndësishme ka qenë dhe është për të gjithë ne kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe, mësimin e saj nga fëmijët dhe tërinjtë, duke filluar së pari me njerëzit e familjes, fisit dhe rrethit tonë, por edhe duke e trajtuar këtë problem në shtypi dhe në krijimtarinëtonë letrare e artistike. Është koha që të mendojmë dhe të organizojmë sa më shumë takime cilësore rreth krijimeve tona letrare e publicistike, por dhe veprimtari të tjera që kanë të bëjnë me kulturën, arsimin, artin,folklorin dhe traditat tona të mrekullueshme. Uniteti ynë ka qenë edhe forca jonë, ndaj ta ruajmë dhe ta forcojmëmë tej këtë unitet. Duke qenë në mërgatë, na del detyrë të bëhemi sa më aktivë ndaj çështjeskombëtare, duke pasur parasysh gjithnjëveprimtarinë e rilindësvetanë tëmëdhenj, luftën dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të mbrojtur dhe zhvilluar atdheun,lirinë, kulturën dhe gjuhën e bukur shqipe. Secili prej pjesëmarrësve në kuvend vlerësoi me të drejtë se “Tëshkruarit për historinëtonëshqiptarenukështëlëmoshë,por ështëobligim kombëtar”.

                             Cilat janë detyrat e mia?

U ndjeva e emocionuar për zgjedhjen time si nënkryetare e shoqatës sonë,ndërkohë që këtë detyrë endjej si një detyrë dhe obligim të madh ndaj shoqatës dhe atdheut. Krahasaktivizimit dhe përmbushjes së detyrave që më ngarkon shoqata, si për organizim dhe aktivizimin tim të vazhdueshëm, shoh te vetja edhe disa detyra më të veçanta, që duhet t`i përmbush gjithnjë e mirë. Ato kanë të bëjnë në radhë tëparë me aftësitë e mia si stiliste për tëpërgatitur dhe qëndisur veshje kombëtare nga trevat shqiptare, duke i ekspozuar ato si vlera të popullit dhe të traditave tona shqiptare. Jam e lumtur që shoqata m`i ka vlerësuar këto punime dhe këtë pasion timin, duke i bërë të njohura përgatitjet dhe qëndisjet e veshjeve kombëtare shqiptare, duke i paraqitur ato në ekspozita të ndryshme, duke i fotografuar dhe botuar në libra të shoqatës etj. Ndërkohë, ndiej angazhimin tim për krijimtarinë në fushën e  prozës dhe të poezisë, ku gjer më sot tema dhe motivi im kryesor ka qenë atdhetarizmi, gjuha shqipe, figurat e mëdha patriotike shqiptare, heronjtë dhe dëshmorët, prejardhja jonë ilire – arbërore – shqiptare,  personalitetet e lashtë historikë të popullit tonë, zbulimet e shumta arkeologjike në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Maqedoninë e veriut, në Mal të zi, në Çamërinë Preshevë etj. Në qendër të krijimtarisë sime kanë qenë dhe janë përfaqësuesit mëdhenj dhe heronjtë e Rilindjes Shqiptare, heronjtë e lirisë e të pavarësisë, e sidomos heronjtë dhe dëshmorët e luftës për liri dhe pavarësi të Dardanisë sonë të dashur,që fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj. Për ata kam shkruar dhe nuk do të rresht së shkruari, duke mbajtur në qendër të krijimtarisë sime (poezi e prozë), figurat legjendare, dëshmorët dhe heronjtë, ashtu dhe sakrificat dhe traditat e vyera të popullit tonë të mrekullueshëm. Tashmë që Dardania jonë është e çliruar, krijimtaria ime do të përqendrohet veçanërisht në ruajtjen e kësaj lirie e pavarësie dhe mbrojtjen e atdheut tonë nga sulmet dhe lakmitë e pandërprera grabitqare. Ideja e bashkimit tonë kombëtar, ka qenë dhe mbetet  një moment i rëndësishëm i krijimtarisë sime, ashtu dhe zhvillimet ekonomike, kulturore  e artistike,  si dhe folklori e traditat tonaatdhetare.  Edhe në të ardhmen këto tema do të jenë në qendër të krijimtarisë sime, duke krijuar vazhdimisht dhe si një luftëtare e lirisë, e atdhetarizmit dhe e demokracisë. Shoqata jonë është një nxitje për të gjithë ne, për arritje të reja edhe më të mëdha.

Shoqata, një “urë”që na bashkon

                 rreth një misioni të madh fisnik e atdhetar

U ndoq me vëmendje dhe nderim leximi i telegrameve dhe përshëndetjeve të dërguara shoqatës ngaintelektualë, shkrimtarë, artistë, gazetarë apo  personalitete të kulturës dërguar Kuvendit të Pestë Zgjedhor të Jashtëzakonshëm. Ato u lexuan nga anëtarë të shoqatës. Kështu, telegramin e dërguar nga prof. AdnanMerovci, e lexoi AlbinaIbrahimi; telegramin e  dërguar nga mr.Fadil Gecie lexoi z.Remzi Basha;telegramin e dërguar nga  shkrimtarit VironKona, e lexoi EdwardKrasniqi;telegramin e dërguar nga prof.FetahBahtiri elexoi IsakBunjaku;telegraminepoetit IdrizGashi elexoi ElhameGjyrevci;telegraminepoetit Bahri Shytie lexoi AferditaHoti Bunjaku;telegramineprof. Naim Kelmendi elexoi MonaJuniku. Thuajse në të gjithë telegramet apo përshëndetjet e dërguara,krahas urimit për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, veçohej fakti se ShoqataeShkrimtarëvedhe ArtistëveShqiptarë “PapaKlementiXIAlbani”,Suedi,kazhvilluarpërherëveprimtaritërëndësishme dhembresëlënëse,dukeafirmuarniveldhestandardtëlartëdrejtimieorganizimi, por dhepërkushtim tëvazhdueshëmtëkryesisëdhetëtëgjithëanëtarëve. Nga të gjithë vlerësohej puna  e shoqatës  për integrimin e mërgimtarëve shqiptarë në Suedi, kontributi i shoqatës në çështje të mëdha atdhetare, veçanërisht mbështetja aktive e jona për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, propagandimi i vlerave kombëtare shqiptare dhe ruajtja dhe zhvillimi gjuhës sonë të bukur shqipe,si dhe mësimi i saj nga brezi i ri dhe fëmijët… Në telegrame theksohej se ka qenë shumë i rëndësishëm dhe një vlerë e rrallë e shoqatës botimi ilibrave dhe, veçanërisht botimi i veprës madhore “Thesar Kombëtar”, vepër e cilaështë përuruar në disa qytete të Suedisë,të ShqipërisëetëKosovës.U theksua se vepra “ThesariKombëtar”,nabën krenarë,ajo vepër ështëegjithëvlerësuardhe,tashmëpoarrinnë14vepra.Nëfaqet e saj ështëedokumentuar dheebotuar thuajseegjithëveprimtariaeshoqatës,e ciladotëmbetetnjëdokumentishquarimërgatësshqiptarenëSuedi,njëpasuri ejashtëzakonshmeqëupërcillet edhebrezaveqëvijnë.Në telegrame bëhej një vlerësim i veçantë për z.Hyseni Ibrahimi, për përvojën e tij drejtuese dhe organizuese, si dhe përkushtimin e tij kulturor, letrar,artistik e atdhetar.U nënvizua se vleratetijnëdrejtimin, organizimindhe veprimtarinë e shoqatës,kanë qenë të dukshme dhe të njohura ngatëgjithë.

I gjithë kuvendi i karakterizua nga fryma e përgjegjësisë, ngapërkushtimi dhe angazhimi i secilit atdhetar për të kryer sa më mirë dhe me nivel detyrat si anëtar të kësaj shoqate me përvojë dhe me emër të madh e të ndritur.

  Zgjedhje të rregullta

                     dhe me frymë të thellë demokratike

Momenti i zgjedhjeve të reja në shoqatë  ishte thellësisht demokratik, ndërkohë që pjesëmarrësit, përballë dy kandidaturave konkurruese u shprehën njëzëri për kandidaturën e z.Hysen Ibrahimi, për të qenë ai në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë.Të gjithë pjesëmarrësit shprehen për z.Hysen Ibrahimi fjalët më të mira dhe konsideratat më të larta.

Do të mbahet mend ky kuvend për zbatimin e rregullave dhe korrektesën e zhvillimit të tij në mënyrë thellësisht demokratike,për mendimin e mençur atdhetar, për harmoninë dhe respektin e ndërsjellë mes anëtarëve, për dashurinë për atdheun dhe nderimin e figurave të shquara kombëtare, për krijuesit dhe artistët e mëdhenj shqiptarë, për përpjekjet për arsim, kulturë dhe ruajtjen e traditave tona kombëtare, për respektimin e traditave të mikpritësve tanë, shtetit dhe popullit suedezë, që i është gjendur vazhdimisht pranë popullit shqiptar në kohët e tij më të vështira etj.

     I dhanë vlerë punimeve të kuvendit edhe veprimtaritë kulturore, artistike apo dhe argëtuese që u zhvilluan.

U dëgjua me respekt fjala ekryetarit tëSHSHASHS, Suedi z.Hysen Ibrahimi, i cili është krenari dhe personalitet i shoqatës sonë.

Me këtë rast mbështes anëtarët e shoqatës, të kryesisë për zgjedhjen e z.Hysen Ibrahimi dhe mbështetjen e tij të plotë për të qenë në krye të Shoqatës sonë emër ndritur. Mbështes fjalët e mençura të pjesëmarrësve në punimet e kuvendit dhe veçanërisht fjalën dhe vlerësimin e nënkryetarit të shoqatës z. Osman Ahmetgjekaj kur ai u shpreh se: Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi është Vazhdimësia e Misionit Kulturor dhe Kombëtar të Mërgatës Shqiptare”.Sikurse mbështes idenë e vazhdimit të botimeve të ardhshme, përkatësisht të vëllimeve 14, 15, 16 dhe më tej të veprës “Thesar kombëtar”, si pjesë e një projekti afatgjatëkulturor dhe enciklopedik të mërgatës shqiptare, po ashtu dhe nevojën e mbështetjes së autorëve shqiptarë që veprojnë dhe krijojnë në mërgatë, shumë prej të cilëve përballen me vështirësi financiare dhe institucionale në procesin e botimit të veprave të tyre. Puna dhe përkushtimi i këtyre krijuesve  është një kontribut i çmuar në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar dhe në pasurimin e letërsisë dhe publicistikës shqiptare bashkëkohore.

Pamje nga zhvillimi i punimeve të kuvendit të pestë zgjedhor.

Ishte emocionuese gjithçka në atë kuvend zgjedhor, gjithçka sipas rregullave demokratike dhe duke zbatuar statutin e shoqatës, pa asnjë mangësi, një dëshmi e ardhmërisë së shoqatëssonë tëShkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”  të Suedisë.

Gjej rastin të shpreh konsideratën time të lartë për personalitetin e z.Hysen Ibrahimi, i cili ka një përvojë të pasur në drejtimin e Shoqatës sonë, dhe, pse të mos e shpreh, ai është edhe njëri nga drejtuesit e zëshëm që i ka dhënë krah dhe gjallëri Shoqatës, duke qenë në krye të organizimit të veprimtarive tona atdhetare, gjuhësore, humane dhe tradicionale, ndërkohë që ka shprehur talentin dhe zotësinë e tij të drejtimit dhe të organizimit të Shoqatës sonë. Shpreh besimin se z. Hysen Ibraimi me cilësitë dhe zotësitë e shumta, me përvojën e tij të jashtëzakonshme do ta udhëheq drejt sukseseve të reja shoqatën tonë, duke na bërë krenar ne dhe komunitetet tona për arritje dhe suksese në të mirë të atdheut dhe të kombit, por dhe të forcimit të marrëdhënieve më të larta shqiptare e suedeze. Faleminderit z. Hysen Ibrahimi!

                    Kënaqësia ime e veçantë si gjyshe

Pata një kënaqësi dhe emocion tëveçantë në këtë kuvend kur nipi im 16 vjeçar Edward Krasniqi, u aktivizua në punimet e kuvendit, duke tërhequr vëmendjen e anëtarëve tëshoqatës, të kryesisë dhe të kryetarit z.Hysen Ibrahimi.

Edward Krasniqi, duke folur në kuvendin e Pestë Zgjedhor tëJashtëzakonshëm.

Takim i ngrohtë i kryetarittë Shoqatës sonë Hysen Ibrahimi me Edward Krasniqin.

Edhe mëparë, ai ka qenë aktiv, siç ishte rasti  aktivizimit në festimet jubilare të 500-vjetorit të themelimit të Mbretërisë së Suedisë dhe 15 -vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (viti 2023), apo pjesëmarrja aktive e tij në festivalin e poezisë (Sofra poetike) në qytetin Boros të Suedisë, ndërkohëqëEdwrdi shfaq talent e pasion jo vetëmnëkrijimtarinë letrare artistike, ku ai shkruan ese dhe poezi, porai shfaq interesim edhe në pikturë, muzikë dhe si aktor filmi për të rinj. Tashmë, për përkushtimin dhe aftësitë e tij  Edwardi është zgjedhur anëtari më i ri  i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”. EdwardAlbion Krasniqi sapo përfundojklasën e 10 – të  dhe  do të  vijojë  shkollimin në gjimnazin e përgjithshëm në qytetin Ski të Norvegjisë.

Duke qenë gjyshja e tij e dashur kam vënë re se te nipi im,si dhe te mijëra të rinj shqiptarë vlon gjaku ynë i pastër atdhetar,vlon respekti dhe dashuria për atdheun dhe vlerat e tij të shumta. Ai fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë anëtarëve  të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, duke më bërë më shumë se të lumtur edhe mua, gjyshen e tij.

Faleminderitnipi im i dashur Edward!Në shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klemendi XI Albani”, Suedi,  t`i përfaqëson brezin më të ri që do tëpërcjellëpërvojat më të mira të shoqatës, por dhe do të shfaqësh aftësi dhe talentin tënd, ëndrrat dhe dëshirat më të mira të brezit rinor.

Pjesëmarrësit e Kuvendit të Pestë Zgjedhor të Jashtëzakonshëm të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi  “Papa Klementi  XI Albani” (SHSHASHS),i mbajtur më 31 maj2026(ediel),në Förslöv,Suedi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Next post GEZUAR  25O- të  VJETORIN  SHBA!