Pseudopatriotizmi dhe fallcoproperendimorizmi janë maska të  korrupsionit dhe të serbofilizmit në Kosovë

Read Time:4 Minute, 46 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pa SHBA-të, pa ndihmën dhe mbështetjen vendimtare të tyre, çështja kombëtare shqiptare në Ballkan do ishte në një udhëkryq egzistencial  të paparashikueshëm.

Shqipëria dhe sidomos mediat tepër të  rralla patrotike në Tiranë duhet të kenë shumë kujdes, edhe për një fakt tjetër, atë që të mos lejojnë depërtimin e opinionistëve, gazetarëve dhe  analistëve nga Kosova siç bëjnë televizionet  të cilët me shumë hipokrizi, djallëzi dhe nën maskën e pseudopatriotizmit, pseudoeuropianizmit dhe islamofobizmit   mundohen të promovojnë agjenda serbofilizmi dhe përcarëse sidomos fetare edhe te mediat e Tiranës. Shikoni se çfarë helmi antikombëtar dhe përcarës po bëjnë mediat në Kosovë që fatkeqësisht ua kanë kaluar edhe atyre të Shqipërisë.

Mos të harrojmë se Kosova ka qenë koloni e Serbisë, dhe se agjenturat dhe fijet e Beogradit nuk janë këputur.

Mediat patriotike të vërteta në Shqipëri duhet të kenë kujdes që të mos bien pre e ndonjë farë ideje perçarëse serbofile në Kosovë të sponsorizuar nga Beogradi; mediat patriotike në Shqipëri të mos bien pre  e  disa injorantëve mediatik dhe as e  mercenarëve intelektualë që i mëshojnë idesë serbe të ndarjes mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës , në atë të ndarjes dhe të krijimit të një kombi kosovar.Kujdes nga këta mercenarë serbofilë që nuk u intereson por pëkundrazi punojnë kundër interesave kombëtare, në një kohë kur Kosova ka aq shumw probleme madhore pwr tw zgjidhur, dhe kur shqiptarët e Luginës së  Preshevës kërcënohen nga gjenocide i pastrimit të heshtur etnik.

Në Kosovë janë shumë politikanë sidomos nga opozita , por ka edhe nga Shqipëria kryesisht kryeministri dhe qeveria e tij të cilët janë të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri të cilët “deklarohen” dhe “betohen” për SHBA dhe Europën vetëm për të fshehur hajninë dhe korrupsionin e tyre dhe për t’u dukur në popull si politikanë proeuropiane dhe proamerikanë, ashtu sikurse që ka edhe islamofobë të cilët e përdorin islamofobinë si maskë të serbofilizmit tinëzar të tyre, të cilët e përdorin islamofobinë si maskë urrejtjeje karshi shumicës së shqiptarëve muslimanë sepse Kosova shtet është në sajë të mundit , sakrificave dhe gjakut  të shumicës së shqiptarëve muslimanë. Pra këta pseudopatriotë, fallcoproperendimorë dhe islamofobë janë hipikritë dhe shumë djallëzorë që me shumë marifet duan të mbulojnë dhe të justifikojnë ato se çfarë realisht synojnë dhe  veprojnë.

Europa qëndron indiferente dhe nuk dëshiron as zhvillimin dhe as bashkimin e shqiptarëve sepse Europa ka frikë nga zgjimi kombëtar i shqiptarëve;ajo ka frikë dhe nuk e dëshiron as bashkimin dhe as zhvillimin e kombit shqiptar dhe as të demokracisë.

Nuk është Feja ajo që pengon antarësimin e shqiptarëve në BE  por është përkatësia etnike shqiptare shkaku kryesor që për më shumë se dy mijë vite Europa urren shqiptarët.Ajo  i ka dashur shqiptarët  që të jenë edhe perandorë e komandantë romakë, bizantinë; i ka dashur që prej tyre të ketë klerikë të lartë por nuk u ka lejuar shqiptarëve që të kenë kisha iliro-shqiptare, as gjuhë, shkollë dhe as liturgji fetare ne gjuhen shqipe sepse në esencë Europa latine, gjermanike dhe sllave e kanë urryer etninë dhe kombin më të vjetër europian shqiptar, aq sa kryqtarët e Mesjetës plackitën dhe rrënuan Ilirikun dhe i lejuan apo më sakt i ftuan sllavët që të rrëmbejnë tokat ilire mbi të cilat sllavët ngritën perandoritë e tyre. Kjo është e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët para se Ballkanin t’a pushtonin Osmanët, dhe me rënien e Perandorisë Osmane përsëri me ndihmën e Europës u ngritën shteti grek dhe shtetet sllave të Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë bullgare mbi trojet shqiptare.

Pa SHBA-të, pa ndihmën dhe mbështetjen vendimtare të tyre, çështja kombëtare shqiptare në Ballkan do ishte në një udhëkryq ehzistencial  të paparashikueshëm.Këto padrejtësi dhe  të vërteta  shumë të rënda për shqiptarët i dinë mirë amerikanët dhe prandaj vetëm SHBA-të  janë miq dhe aleatë të vërtetë që i kanë mbështetur, i mbështesin dhe i mbrojnë shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën.Ishte fat i madh për shqiptarët dhe për Kosovën që triumfoi ideologjia amerikane e lirive dhe e të drejtave të njeriut mbi diktaturat dhe regjimet antihumane në rang botëror gjë që mundësoi rënien e komunizmit në Shqipëri dhe shkatërrimin e perandorisë komuniste Jugosllave dhe që me ndëhyrjen dhe vendosmërinë ushtarake amerikane u çlirua Kosova nga kolonizatori serb.SHBA e cliroi Kosovën edhe pse e dinin që Kosova është me shumicë e banuar nga shqiptarë dhe kryesisht të besimit Islam siç kanë deklaruar edhe Presidentët Klinton dhe  Bush  

Të deklarohesh sic bëjnë islamofobët dhe kryeministri i Shqipërisë se Serbia e ka humbur Kosovën është po ajo gjë që thotë Begradi se Kosovën e humbëm se na e mori NATO, por në fakt  Serbia nuk e ka humbur Kosovën sepse ajo nuk ka qenë kurrë e Serbisë  pasi Kosova gjithmonë ka qenë shqiptare dhe e Shqipërisë etnike.

Ku e kanë hallin islamofobët shqipfolës deri te Kryeministri i Shqipërsë të cilët disa deklarohen se Kosovën e formuan europianët dhe NATO, disa thonë se Serbia e ka humbur Kosovën; disa të tjerë e përdorin islamofobinë për të maskuar serbo-rusofilinë dhe nostalgjinë  për kolonizatorin serb  me qëllim për të zbutur e harruar gjenocidin 150 vjecar serb mbi popullsinë shqiptare sidomos mbi atë të besimit musliman. Janë luftrat dhe betejat e shqiptarëve muslimanë të Kosovës kundër Perandorisë Osmane dhe kundër coptimit të trojeve shqiptare që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të çlirimit të Kosovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post RECIPROCITET EDHE PËR TË DREJTAT INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE TË  NJERIUT
Next post Kosovë qëndro fort se je Kosova e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Adem Jasharit etj.