Triumfi i Kombit realizohet nga forca dhe uniteti i antarëve të tij

Read Time:6 Minute, 44 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Në demokracinë patriotike populli informohet, ai është pjesëmarrës dhe vendimmarrës. Askush: asnjë vullnet dhe asnjë pushtet i një personi, as klani, as partie,as oligarkie apo “elite” nuk është mbi popullin, mbi vullnetin e tij.Kombi triumfon kur ai realizon unitetin e tij në mbrojtje të atdheut dhe të interesit kombëtar të tij.Kombi triumfon kur lufton dhe mposht tradhëtinë dhe korrupsionin , të cilët në demokraci janë armiqt më të mëdhenj të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.
Këtë po bën dhe po kërkon sot rinia dhe qytetaria shqiptare në protestat e saj në Tiranë. Shqiptarët sot po protestojnë ndoshta për herë të parë duke mos pritur nga miqt apo ndërkombëtarët, shqiptarët po protestojnë për t’a zotëruar dhe ralizuar vetë TRIUMFIN E TË DREJTËS DHE TË SË VËRTETËS HISTORKE PA PRITUR RECETA, VENDIME, OPINIONE E KËSHILLIME TË SEHIRXHINJVE NDËRKOMBËTARË TË CILËT RRINË INDIFERENT KARSHI KËTYRE PROTESTAVE DERI TANI NË DITËN E 87-TË TË TYRE.Por ka ikur koha kur për shqiptarët vendosnin të huajt për interesat e tyre, ka ikur koha e pazareve me trojet dhe me interesat e shqiptarëve.Europa qëndron indiferente sepse ka frikë nga zgjimi kombëtar i shqiptarëve;ajo ka frikë dhe nuk e dëshiron as bashkimin dhe as zhvillimin e kombit shqiptar dhe as të demokracisë.
Nuk është Feja ajo që pengon antarësimin e shqiptarëve në BE por është përkatësia etnike shqiptare shkaku kryesor që për më shumë se dy mijë vite Europa urren shqiptarët; i ka dashur ata që të jenë edhe perandorë e komanndatë romakë, bizantinë; i ka dashur që prej tyre të ketë klerikë të lartë por nuk u ka lejuar shqiptarëve që të kenë kisha iliro-shqiptare, as gjuhë dhe as liturgji fetare në gjuhën shqipe sepse në esencë Europa latine, gjermanike dhe sllave e kanë urryer etninë dhe kombin më të vjetër europian shqiptar, aq sa kryqtarët e Mesjetës plackitën dhe rrënuan Ilirikun dhe i lejuan apo më sakt i ftuan sllavët që të rrëmbejnë tokat ilire mbi të cilat sllavët ngritën perandoritë e tyre. Kjo është e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët para se Ballkanin t’a pushtonin Osmanët, dhe me rënien e Perandorisë Osmane përsëri me ndihmën e Europës u ngritën shteti grek dhe shtetet sllave të Serbisë, Malit të Zi mbi trojet shqiptare.
Uniteti Kombëtar kërkon nga antarët e kombit që të tregojnë përkushtim , përgjegjshmëri,të jenë llogaridhënës dhe shërbëtorë të atdheut, kombit dhe interesit kombëtar.Shqiptarët duhet të sillen në atë mënyrë që t’i besojnë njëri-tjetrit; të mos jenë e të mos tregohen egoist e mëndjemëdhenj dhe as ofendues karshi bashkëkombasve të vet, PAVARËSISHT BINDJEVE POLITIKE DHE PËRKATËSISË KRAHINORE DHE BESIMIT FETAR SHQIPTARËT KANË TË NJËJTËN TOKË, GJUHË, GJAK DHE TRASHËGIMI SHQIPTARE.Shqiptarë duhet të përsosen vazhdimisht dhe shpirtërisht si shqiptarë, të tregojnë e të veprojnë me dinjitet e me respekt ; të tregojnë e të veprojnë me humanitet dhe ndjesi dhe të tregojnë dhimshuri për cdo fatkeqësi që i ndodh bashkekombasit të vet; të bisedojnë, debatojnë e të komunikojnë me njëri-tjetrin me urtësi, e respekt dhe me fjalë të matura, të mirëpeshuara e të zgjedhura.
Shqiptarët e kanë të nevojshme dhe si detyrë kryesorë të sillen , të veprojnë dhe të kontribuojnë për forcimin e Unitetit Kombëtar.Kjo për arësyen kryesore se shqiptarët nuk e kanë zgjidhur problemin kombëtar akoma, dhe është i vetmi komb që akoma nuk e ka zgjidhur problemin kombëtar në Ballkan dhe në Europë.Shqiptarët duhet vetë t’i përkushtohen Çeshjes kombëtare dhe mos të presin deri sa të “piqen” kushtet kur t’u mbushet mëndja apo kur të duan të huajt apo “miqt”, të cilëve nuk u intereson Shqipëria, por vëndi dhe shteti i tyre,ata shohin vetëm interesat e tyre.
Kur vetë shqiptarët , kur politika, shoqëria, akademia, mediat, burimet dhe fuqia gjithpotenciale shqiptare t’i përkushtohen me vendosmëri forcimit të Unitetit kombëtar atëhere Çështja shqiptare, Bashkimi Kombëtar do të merret në konsideratë dhe do të mbështetet edhe nga ndërkombëtarët.
Pra duhet të rezistosh, të kërkosh por edhe të kundërshtosh madje edhe “miqt” ndërkombëtarë për në të mirë të kombit.
Pavarësisht diversitetit e pluralizmit politik, pavarësish besimit fetar , pavarësisht statusit pasuror etj. ajo për të cilën nuk duhet të ketë ndarje është Uniteti Kombëtar, Kombi mbi të gjitha dhe jo ndasia e partia.
Kush ndjell dhe përhap përcarje ndër shqiptarë ai i shërben agjendave antishqiptare të armiqve të shqiptarëve dhe është më i dëmshëm se armiku.

Armiqt e shqiptarëve përvec mjeteve politike, diplomatike, fetare, ushtarake, akademike e genocidiste kundër shqiptarëve kanë përdorur edhe paranë, korrupsionin dhe kanë nxitur përcarje fetare, kanë nxituar dhe nxisin islamofobinë, meqenëse shumica e shqiptarëve janë të besimit Islam. Shqiptarët kudo që ndodhen nuk është e mjaftueshme vetëm të shprehin e deklarohen krenarë për përkatësinë kombëtare shqiptare, por shqiptarët duhet të ndjejnë edhe ndjesinë dhe dhimbjen për fatkeqësinë që mund t’i ndodhë cdo shqiptari. Nuk i shërben Unitetit Kombëtar dhe as Çështjes kombëtare fakti që sipas një sondazhi rreth 90% e shqiptarëve nuk i besojnë njëri-tjetrit, nuk është në të mirë të shqiptarëve të ngatërrohen deri edhe për gjëra koti dhe për vogëlsira, që shajnë e fyejnë njëri tjetrin në rrjetet sociale me fjalë të ulta.
Kur vjen puna e përkatësisë dhe e krenarisë kombëtare të gjithë shqiptarët janë e ndjehen njëlloj sepse shpirtërisht janë shqiptarë. Dhe nuk është më i mirë dikush i një krahine se ai i një krahine tjetër; nuk është më i mirë dikush i këtij besimi se sa ai i një besimi fetar tjetër; nuk është më i mirë një antar i një partie politike se sa ai i një partie tjetër.
Nuk i shërben unitetit kombëtarë arroganca dhe sjellja e pahijshme e deputetëve shqiptarë dhe as ajo e intelektualëve shqiptarë nëpër gazeta e studio emisionesh televizive; nuk u shërben shqiptarëve debati egoist , i pa edukatë dhe fyes e me fjalë të pameduara mirë të cilët tejcojnë një edukatë të keqe e të dëmshme te publiku, te fëmijët dhe te rinia.Edhe korrupsioni ,edhe polarizimi i thellë mes të varfërve dhe të pasurve , grumbullimi i parasë dhe pasurve te një pakicë politikanësh parazitarë dhe oligarkësh hajna e të korruptuar,zullumi dhe tradhëtia e politikës dhe shtetarëve, edhe padrejtësia janë faktorë që dëmtojnë Unitetin Kombëtar.
Shqiptarë mos të harrojmë ÇAMËRINË DHE POPULLIN MARTIR E HEROIK TË SAJ, MOS TË HARROJMË ÇAMËRINË, TRUALLIN SHQIPTAR TË SAJ, ESHTRAT, GJAKUN,SAKRIFICAT DHE LOTËT,MOS TË HARROJMË AS DHIMBJET E SAKRIFICAT E POPULLIT SHQIPTAR TË ÇAMËRISË., E CILA KA QENË DIGA MBROJTËSE KUNDËR KRIMIT, BARBARISË DHE QËNDRESA QË KA PENGUAR PUSHTIMIN E SHQIPËRISË SË JUGUT NGA GREKËT.
Populli heroik cam , sidomos ata të besimit musliman janë persekutuar, përndjekur, vrarë e dëbuar nga Çamëria, ata kanë të drejtën historike dhe njerëzore që të kthehen në trojet dhe në shtëpitë e tyre. Dhe kjo arrihet vetëm nëse SHQIPËRIA , KOSOVA dhe kudo ku ka shqiptarët të kene unitet dhe të jenë e të ndjehen shpirtërisht si shqiptarë të Çamërisë, dhe kur ta ndjejnë se të gjitha trojet shqiptare u përkasin të gjithë shqiptarëve. Për herë të parë në Historinë e Shqipërisë protestuesit nga të gjitha trojet shqiptare në Tiranë kërkojnë Shqipërinë etnike dhe marshojnë me parulla me emrin e ÇAMËRISË SHQIPTARE.

Nga Skënder Sadri KAPITI jurist, historian , moralist, shkrimtar, publicist dhe Veteran i UÇK-së. Autorë i veprave kryesore si “Njeriu filozof, etik dhe politik”, “Moralokracia”, “Pesë letra drejtuar Kombit”, “SHBA dhe Reforma e Drejtësisë në Shqipëri-Veting-u”.
Shënim : Shëmbujt më të Lartë të Unitetit kombëtar, janë ato ngjarje ku kanë marrë pjesë shqiptarët me përfaqësues e tij nga të gjitha trojet e trevat shqiptare të Shqipërisë etnike, ngjarje të cilat kanë dhënë dhe kanë shkruar historinë dhe bërë Epokë, të cilat janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kuvëndi i Vlorës , Kongresi i Lushnjës etj. si dhe aktualisht janë protestat e rinisë gjithëkombëtare shqiptare të Qershor-Gushtit 2026, të cilat po zhvillohen nga rinia patriotike dhe elita qytetare shqiptare për Shqipërinë Etnike,për shtetin ligjor e modern, për integrimin, për zhvillimin e demokracisë e progresit kundër regjimit të krimit, hajdutërisë e korrupsionit; protesta per climin e sistemit, patriotizmit dhe të drejtëisë nga politika e vjetër e tranzicionit dhe e tradhëtisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Next post LIDHJET PATRIOTIKE TË KRAHINËS SË SKRAPARIT ME DARDANINË