LIDHJET PATRIOTIKE TË KRAHINËS SË SKRAPARIT ME DARDANINË
Nga Skënder Sadri KAPITI

“Vellëzër! Europa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnik të saj .Mblidhni mëndjen se themelet e Shqiperisë do t’i vendosim vet”.Riza Ceova 15 mars 1923 artikull në gazetën “Politika”.
Skrapari është krahinë Shqipërisë e cili ka nxjerrë burra e patriotë të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, të Kuvëndit të Vlorës, të Kongresit të Lushnjes, për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe për arsimin e diturinë; patriotë që kanë kontribuar aq shumë për Çështjen kombëtare shqiptare; patriotë që kanë marrë pjesë me pushkë dhe penë për atdheun, për Shqipërinë etnike; patriotë që kanë qenë gjithmonë në kohën e duhur dhe kur ka pasur nevojë atdheu si në mbrojtjen e Vlorës ,në Luftën e Vlorës, në Kongresin e Lushnjes dhe në pjesmarrjen në Luftën Nacionalclimtare kundër nazifashizmit.
Patriotët e Skraparit gjithmonë kanë vënë interesin kombëtar mbi atë personal, klanor e krahinor, janë shëmbull i unitetit kombëtar. Figurat e mëdha patriotike të Koprenckajve, Xhelal, Ali, Sami etj. nga Skrapari heroik dhe atyre të Kosovës kreshnike si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. kanë kontribuar shumë me veprimtarinë e tyre në ngjarjet më të rëndësishme atdhetare dhe politiko-ushtarake për mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, trojeve shqiptare dhe për Shqipërinë etnike

Hasan Prishtina

Isa Boletini

Xhelal Koprencka

Bajram Curri

Riza Cerova
Patriotët e Skraparit gjithmonë kanë pasur lidhje shpirtërore me Kosovën.
Krahina e Skraparit gjithmonë ka rrezatuar nacionalizëm, sepse edhe shumë patriotë nga krahina të tjera e kanë origjinën nga Skrapari gjë që e verteojnë edhe Historia dhe histionët. Edhe Dinastia e Frashërllinjëve e ka origjinën nga qyteza Grëmsh e Skraparit ku spikasin Vëllezërit Frashëri: Abdyl Sami dhe Naim ku njëri prej tyre, pikërisht Abdyl Frashëri është një prej themeluesve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit së bashku me Ymer Prizrenin dhe Sylejman Vokshin.

Ymer Prizreni

Abdyl Frashëri

Sylejman Vokshi
Lidhja patriotike e Skraparit me Kosovën vertetohen edhe nga faktet se:abetaren e parë në Skrapar e ka sjellë një shqiptar nga Kosova, mesuesi atdhetar Idriz Novokazi nga Gjakova , si dhe tjetri që një bashkëluftëtar i Bajram Currit, Qamil Luzha ka qenë Kryetar Komune në Skrapar. Ka në Skrapar edhe një dëshmor nga Kosova, Komandanti Xheladin Beqiri, Karadaku; fakte këto që njihen. Prandaj duhet domosdoshmërisht që të rishkruhet Historia dhe të zënë në të vëndin që meritojnë patriotët e vërtetë që për fat të keq historia i ka lënë anash.
Unë Skënder Sadri KAPITI vij nga një familje me tradita dhe me kontribute atdhetare e nacionaliste nga Kosova. Për Skraparin , për patriotët dhe për traditat e skraparlinjëve fillimisht më ka treguar baba im Sadri KAPITI i cili gjatë kohës së Mbretërisë zë Zogut ka pasur shumë miq dhe shokë nga Berati dhe Skrapari, dhe kur zogistët kishin vrarë patriotin e madh Hasan Prishtina , ai këtë lajm e mësoi prej Skraparlinjëve të cilët ia treguan atij të përlotur nga kjo ngjarje e dhimshme.Babai më ka treguar që kur isha fëmijë për patriotin e madh Riza Cerova si bashkëpatriot i Bajram Gurrit; më ka treguar për nacionalistin Prof. Abas Ermenji dhe më ka treguar se traditat e Skraparit dhe zakonet e asaj krahine si shenjtëria e familjes dhe e fisit,burrnija, ndershmëria, patriotizmi, besa dhe mikëpritja janë njëlloj si ato të Kosovës.
Kjo ndoshta mund edhe të jetë lidhje e shumëkahershme , e shekujve më parë kur ka pasuar lëvizje të popullsisë dhe familjeve shqiptare brënda trojeve shqiptare për arësye të ndryshme e sidomos si pasojë e barbarisë, dëbimeve dhe gjenocidit sllavo-serb mesjetar në Kosovë.

Sadri Kapiti
Babai im ka qenë invalid i Luftës antifashiste nacinalclirimtare, gjë e cila na ka mundësuar që ne bijt e tij te njohim patriotin e Skraparit Qemal Mançe,
ish kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës Nacional Çlirimtare Dega Durrës si një personalitet babaxhan , zëmërgjërë, shëmbull fisnikërie e besnikërie, patriotizmi, urtësie, komunikimi, tolerance dhe ndjesie të lartë shpirtërore e krenarie kombëtare. Qemal Mançe ka qenë mik i yni edhe pse në moshë të thyer ai tregonte e vepronte me një dashuri të madhe për Kosovën dhe për Luftën e UÇK-së. Ai na ka inkurajuar shumë për mobilizimin e vullnetarëve të UÇK-së te qëndra e mobilizimit të vullnetarëve të saj te Drenica e Durrësit, dhe në organizimet festive e përkujtimore te festave kombëtare e patriotike të Pavarësisë së Shqipërië e të Kosovës,të Epopesë së UÇK- së te kjo qëndër mobilizimi kryesore, te lokali i Gani KAPTIT. Ai për kontributin e familjës tonë dhe për historikun e qëndrës së mobilizimit të
vullnetarëve të UÇK-së i ka propozuar në emër të shoqatës së veteranëve të LANC-it ,Dega Durrës institiucioneve më të larta shtetërore e vendore të Shqipërisë që “Drenica” e Durrësit e Kapitëve të shpallet shtëpi muze dhe familja e Sadri Kapitit të dekorohet.

Foto: ne qëndër patrioti Qemal Mançe, ditën e pëvjetorit të çlirimit të Kosovës, te Dreniica Durrës
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Shoqata Atdhetare Kulturore”Tomorri” .
Qemal Mançe së bashku me shoqatën e invalidëve të luftës çlirimtare shqiptare Dega Durrës ka bërë vizita në Prekazin e Jasharajve dhe në Gllogjan menjëherë pas çlirimit të Kosovës.
Nga patriotët e Skraparit përmëndim edhe nacionalistin dhe Kosovëdashësin e madh, Profesor Abas Ermenji i cili kur u kthye ne Shqipëri pas rënies së komunizmit si kauzë të tij kishte ashtu sic e ka pasur gjithmonë Bashkimin Kombëtar, Shqipërinë etnike dhe lirine e Kosovës , aq sa shumë nga ata që i takonte atëhere thonin nëpër buzë se këtij i paska mbetur ora te Kosova.
Profesor Ermenji ka lënë një vepër historike me titull: “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, e cila është vepra më e saktë , më shkencore, edukative , me të vërteta nacionaliste dhe akademike e botuar deri më sot. Këtë histori duhet t’a mësojnë shqiptarët dhe jo historitë e deformuara e të mbushura plot me gënjeshtra ideologjike dhe politike. Është një histori që perfshin të gjitha trojet shqiptare, të gjitha luftrat e ngjarjet që kanë ndodhur kudo në trojet shqiptare; është historia e vërtetë dhe jo ajo histori e shkruar nga të huajt sic është në tërësi historia që kanë mësuar deri më sot shqiptarët.
Një tjetër pesonalitet që i është përkushtuar Çështjes së Kosovës dhe Shqipërisë Etnike është shkrimtari patriot Ilir Teki Malindi me kryeveprën e tij“Kosova është imja”. Në këtë libër autori e trajton në aspektin historik , në atë se Kosova është djepi i shqiptarizmit dhe se atje janë zhvilluar ngjarjet më te mëdha kombëtare, por ai është një libër edhe filozofik , analitik, akademik dhe shkencor ndoshta si unikal në llojin e vet, e cila sfidon gjithë akademinë serbe antishqiptare gënjeshtare dhe mashtruese. Një vepër e cila shëben si leksion edhe për akademitë shkencore të Prishtinës dhe Tiranës në të cilat janë zgjedhur individë jokompetentë dhe preferencialë të politikës dhe të pushtetit. Është një vepër i cila ka kërkuar një punë përkushtimore të mundimshme dhe të lodhshme në shërbim të lënies së një trashëgimie të vyer historiko-patriotke e shkencore. Z. Malindi është edhe një veprimtar i palodhur për Çështjen kombëtare, i cili ka marrë pjesë kudo ka janë mbajtur takime, simpoziume dhe aktivitete në shërbimtë Çëshjes Kombëtare.

Foto: te Memoriali Luftëtari i Lirisë te Drenica, Durrës:nga e djathta në të majtë: Av. Ilir Malindi, autor i Librit “Kosova është imja”; Prof. Bedri Tahiri -nga Galica e Kosovës, Autor i Librit “Adem Jashari- legjendë e legjendave”,”Nga Shqipëra në shqipëri” , “Atdhetarizmi jeton në përjetësi” kushtuar familjes patriotike të Sadri Kapitit etj; poeti i madh gjithkombëtar , Akademik Xhevahir Spahiu dhe Galip Avdiu, Drejtor i Gjimnazit “Eqrem Çabej” -Vushtrri në Kosovë
Një vënd të vecantë për kontribute kombëtare zë edhe letërsia me temaikë patriotke e kombëtare e Akademikut të madh nga Skrapari, ishKryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe më herët edhe si Kryetar Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë i cili së bashku me shoqatëtën e shkrimtarëve drejtuar prej tij në Prill të vitit 2000 bënë vizitë në Muzeun e Luftes te Drenica e Durrësit,bënë vizitë me rastin e njëvjetorit të çlirimit të Kovosës , ku ai shprehej se: Drenica e Durrësit është shtëpi lirie, tempull atdhetarie që pagëzohet sot nga shkrimtarët dhe artistët e Shqipërisë.
Ky takim akademikësh,shkrimtarësh dhe artistësh i drejtuar nga Akademiku Xhevahir Spahiu e ndësrshqiptarizoi akoma më shumë këtë vend, nga ai buroi edhe jetësimi i Çështjes sonë madhore ,çlirimi kombëtar. Paskëtaj duket deti, dhe deti është liri, është kulturë, është Europë ,- citohet dhe thuhet nga akademiku nga Skrapari .
Çëshjen kombëtare shqiptare dhe luftën e Kosovës e ka mbështetut me poezi dhe publicistikë edhe poeti e shkrimtari nga Skrapari Xhevahir Cirongu i cili shquhet për poezinë e tij kushtuar sidomos vëndlindjes së tij ,Skraparit dhe më gjërë botës shqiptare.

Xhevahir Cirongu
Ai ka shumë miq e shokë intelektualë nga Kosova dhe është maft i panishëm dhe i vlerësuar në Kosovë ku ai ftohet e merr pjesë në aktivitete te ndryshme letrare që mbahen atje.

Average Rating