Hasan Prishtina dhe Adem Jashari dy personalitetet më të mëdha, simbole të sakrificës, unitetit dhe bashkimit kombëtar

Read Time:2 Minute, 44 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Triumfi i Kombit realizohet nga  forca dhe  uniteti i antarëve të tij

PERSONALITETET MË TË LARTA TË NJË KOMBI JANË ATA TË CILËT KANË DHËNË GJITHCKA TË TYREN , QË KANË DHENË DHE SAKRIFIKUAR JO VETËM PASURINË POR EDHE JETËN DHE FAMILJET E TYRE PËR TË MIRËN KOMBËTARE SHQIPTARE, ATA PREJ TË CILËVE  KEMI SOT KOSOVËN SHTET.

Kosova ka shumë e shumë heronj të mëdhenj e të lavdishëm  që kanë dhënë jetën për kombin dhe atdheun e vet, dhe nuk janë heronj ata të cilët u kanë shërbyer kombeve ,shteteve dhe popujve të tjerë, madje edhe armiqve të shqiptarëve. Nuk janë heronj as ata shqiptarë të cilët i lavdëron dhe i respekton Serbia e Greqia si Esat Toptaini, Enver Hoxha dhe as ata që luftuan për shtetin e  pavarur grek e serb dhe s’kemi pse të krenohemi aq shume as për ata humanitarë që u shëbyen kombeve të huaja. Për Kosovën  si personalitetet me të shquara për kontribute kombëtare janë Hasan Prishtina, Heroi i madh për Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe kundër coptimin të trojeve shqiptare nga Europa, Franca, Britania, Rusia,Serbia e Greqia.

Hasan Prishtina është  truri i lëvizjes kombëtare shqiptare, komandanti  dhe udhëheqësi i kryengritjeve të mëdha për Pavarësinë e Shqipërisë; është  strategu ushtarak, diplomati dhe politikani i madh shqiptar që e vendosin atë si personalitetin më të lartë shqiptar të të gjitha kohrave i cili shkriu gjithcka për Bashkimin Kombëtar në luftë të pandërprerë kundër shovinizmit dhe gjenocidistëve serbë por edhe për demokratizimin e Shqipërisë.

Persomnalitet tjetër i madh është Adem Jashari së bashku me të gjithë familjarët e tij , që për nga kontributi dhe sakrifica për atdheun dhe për lirinë kombëtare është rast unikal në botë, i cili luftoi kundër makinerisë ushtarake më të fuqishme dhe më moderne në Ballkan  dhe kundër një shteti militarist ndër më të fuqishit në Europë. Dhe kjo sakrificë e jashtëzakonshm e Heroit Kombëtar Adem Jasharit na bën të ndjehemi krenar. Ishtë pushka e Lidhjes shqiptare të Prizrenit e Sylejman Vokshit dhe e kryengritjeve shqiptare të Kosovës të udhëhequra nga Hasan Prishtina që i thanë  Europës sllavo e grekofile  se:” Shqipëria nuk është shprehje gjeografike”, por Shqipëria është tokë dhe atdhe i shqiptarëve.

Ishte  pushka e Jasharajve ajo e cila e “zgjoi” Europën dhe i tha asaj se Kosova është e shqiptarëve dhe jo e atyre të cilëve ti Europa e pabesë ua kishe dhuruar grekëve e serbëve për interesat e tua. Hasan Prishtina dhe Adem Jashari janë personalitetet më të mëdha kombëtare sepse ata luftuan për lirinë dhe pavarësinë kombëtare pa u marrë “leje” europianëve, se sa për Europën nuk do kishim pasur as Shqipërinë dhe as Kosovën shtet.

As Hasan Prishtina, as Adem  Jshari nuk u pëlqejnë as disa farë intelektualëve serbofilë e islamofobë dhe as gazetarëve mbeturina e spiunë të ishkolonizatorit serb të cilët nuk kanë dëshirë që jo vetëm të shkruajnë për t’a por as nuk kanë dëshirë që të dëgjojnë për këto dy figurat më të lavdishme kombëtare shqiptare, sidomos për Kosovën kreshnike e cila padrejtësisht për 100 vite ishte koloni e regjimit kriminal e gjenocidist serb.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post LIDHJET PATRIOTIKE TË KRAHINËS SË SKRAPARIT ME DARDANINË
Next post Adem Jashari simbol i shqiptarizmit dhe unitetit kombëtar