Adem Jashari simbol i shqiptarizmit dhe unitetit kombëtar

Read Time:2 Minute, 21 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ajo se cfarë më  nxiti për t’a shkruar këtë shkrim është fakti se sot si në Shqipëri por edhe në Kosovë  ajo e cila ka “triumfuar” është liria e korrupsionit,hajdutërisë dhe e tradhëtisë.

 Pra SOT Shqipëria dhe Kosova duhet të clirohen nga e drejta dhe nga liria për të bërë korrupsionin, hajdutërinë dhe tradhëtinë ; duhet ndëshkur e pastruar politika prej së cilës po vuan padrejtësisht shoqëria shqiptare në Shqipëri e Kosovë.

Për t’a realizuar këtë shqiptarët duhet  t’a kujtojnë  sidomos sot dhe në shekuj  sakrificën e Adem Jasharit dhe të familjes së Jasharajve për liri kombëtare, për shtetin e bashkuar kombëtar.

Adem Jashari është figura më e madhe përbashkuese për shqiptarët në të gjithë historinë tonë kombëtare, është simbol i unitetit kombëtar.

Pas clirimit dhe pavarësimit të Kosovës , nuk janë realizuar nga politika kosovare pritshmëritë që duhet të vinin;nuk u realizua ashtu si duhet sakrifica e Adem Jasharit dhe e familjes së tij; por përkundrazi politika në Kosovë , mediat, korrupsioni, tradhetia, islamofobët serbofilë dhe mbeturinat agjenturore shqipfolëse në Kosovë janë bërë kërcënim shumë i madh për sovranitetin e Kosovës.

 Koha po zbulon  edhe fytyrën e vërtetë të atyre të cilët populli i kishte besuar si patriotë, pasi koha po zbulon dhe nxjerr në dritë  tradhëtitë e mëdha dhe pazaret me interesat dhe me trojet shqiptare maskuar me patriotizmin fals te  “patriotëve” fals e zullumqarë.

Në Kosovë  ashtu si edhe në Shqipëri mediat në shumicën e tyre ato po promovojnë agjenda antishqiptare, dhe ku ato u mundësojnë dhe favorizojnë dhe u japin hapësira  opinionistëve, analistëve dhe programeve djallëzore antishqiptare përcarëse ashtu sic duan armiqtë e shqiptarëve.

Në këto kushte unë e shikoj të arsyeshme që shqiptarët kanë nevojë që vazhdimisht t’u kujtojmë atyre  sakrificat  e jashtëzakonshme të popullit heroik të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare kundër gjenocdit serbosllav; t’u kutojmë shqiptarëve vazhdimisht dhe pandëprerë Veprën e Madhe e të jashtëzakonshe të Heroit kombëtar Adem Jashari, vepër e cila të shërbejë për brezat si frymëzim por edhe si detyrë  për t’i shërbyer Kombit dhe Atdheut.

Vepra e Adem Jasharit nuk u pëlqen atyre të cilëve nuk u ka pëlqyer dhe nuk e kanë dashur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; nuk u pëlqen ishspiunëve dhe as tradhëtarëve të djeshëm e të sotëm; nuk u pëlqen as hajdutëve  dhe të korruptuarve; nuk u pëlqen nostalgjikëve të administratës së ishkolonizatorir serb; as nostalgjikëve politiko-fetarë të ishregjimit komunist jugosllav.

Nuk e duan  pavarësinë e Kosovës ata që thone se serbët i kemi vëllezër nga feja, kur dihet mirë se feja dhe deviza e Kishës serbe dhe ajo e serbëve është antishqiptarizmi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hasan Prishtina dhe Adem Jashari dy personalitetet më të mëdha, simbole të sakrificës, unitetit dhe bashkimit kombëtar
Next post VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës