Sali Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, i padrejtë dhe i pamerituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.
Berisha e cilësoi këtë ditë si të vështirë për shqiptarët, familjet e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe Kosovën.
“Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit”, tha Berisha.
Berisha i konsideroi dënimet të padrejta dhe tha se ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe Kosovës duhej të ishin shpallur të pafajshëm.
“Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës. Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta”, tha Berisha.
Kreu i PD-së tha se “asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut”.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb”, tha Berisha.
Më shumë storie
Xhaferr Deva, simbol i nacionalizmit – Komunistët shqiptarë ideologji e antikombëtarizmit
Skënder Sadri KAPITI “Xhaferr Deva nuk blihet me para se është i pasur. Deva është armiku ynë i përbetuar.Deva duhet vrarë”.-...
Triumfi i Kombit: Shqipëria dhe Kosova duhet të çlirohen nga diktatura e krimit dhe e korrupsionit
Nga Skënder Sadri KAPITI Durrës, 25 o4 2018. Diktaturë, do të thotë shfrytëzim i pakufishëm i fuqisë nga dikush, nga...
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
Triumfi i Kombit: Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni dhe tradhëtia!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Shqipëria sot,sovraniteti i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit,vjedhjes...
PROF. SAFETE ROGOVA – FIGURË E SHQUAR E ARTIT SKENIK, E EMANCIPIMIT SHOQËROR DHE E AVANCIMIT TË GRUAS SHQIPTARE
Hysen Ibrahimi - Në Librarinë "Dukagjini", në qendër të Prishtinës, në përurimin e librit "Mrikë, jeta ime II – Letra...
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...

Average Rating