Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales

Read Time:1 Minute, 5 Second

Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Bosch ka thënë se pjesa e dytë e deklaratës së BE-së ishte e pritshme, pasi, sipas tij, BE-ja nuk mund ta kritikojë një gjykatë që është pranuar nga institucionet.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se BE-ja mund të ishte më pak lavdëruese ndaj kësaj gjykate, duke luftës në Kosovë.

Bosch ka përmendur edhe strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, duke thënë se NATO-ja kishte vështirësi në komunikimin me forcat në terren për shkak të mungesës së një strukture të qartë.

Ai ka theksuar se kjo çështje, sipas tij, duhet të merret parasysh në vlerësimin e procesit gjyqësor dhe ka kritikuar vlerësimin e BE-së se procedurat ishin të drejta dhe të paanshme.

BE-ja, ndërkohë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe rajon që të tregojnë përmbajtje. Zëdhënësi Guillaume Mercier tha se Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar duhet t’u mundësohet të përmbushin mandatin e tyre pa ndërhyrje.

BE-ja ka theksuar gjithashtu se aktgjykimi i shkallës së parë është dhënë përmes procedurave të drejta, të paanshme dhe të pavarura, ndërsa ka rikujtuar se të dënuarit kanë të drejtë ankese.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Veteranët e UÇK-së: Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së
Next post Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales