Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kosova dhe aleatët kërkojnë përgjegjësi

Read Time:1 Minute, 39 Second

Më 24 shtator 2023, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Tre vjet më vonë, ai u përkujtua nga drejtuesit e institucioneve, partitë politike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga kërkimi i personave të përfshirë në sulm. Ai përsëriti akuzat ndaj Beogradit për organizimin, drejtimin dhe financimin e grupit të armatosur.

Ndërsa zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se Kosova nuk do ta harrojë as Banjskën, as rreshterin e vrarë në krye të detyrës.

Heroin Afrim Bunjaku e përkujtuan edhe partitë opozitare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se përgjegjësia duhet të kërkohet jo vetëm nga autorët e drejtpërdrejtë të sulmit, por edhe nga ata që, sipas tij, e ideuan dhe e nxitën atë. Edhe PDK-ja nderoi Bunjakun, duke thënë se sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit dhe përkushtimit, ndërsa emri dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e historisë së Kosovës.

Rreshterin Bunjaku e përkujtoi edhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se Bunjaku ra duke mbrojtur Kosovën, ndërsa kritikoi faktin që personat përgjegjës për sulmin vazhdojnë të jenë të lirë.

Por kërkesa që përgjegjësit të dalin para drejtësisë nuk erdhi vetëm nga Prishtina. Në trevjetorin e sulmit, të njëjtin mesazh e përsëritën edhe aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nderuan rreshterin Afrim Bunjaku dhe përsëritën kërkesën për përgjegjësi.

Edhe Ambasada britanike iu drejtua drejtpërdrejt autoriteteve në Serbi, duke kërkuar hapa konkretë ndaj personave të kërkuar.

Mesazh të ngjashëm dha edhe Gjermania. Ambasada gjermane theksoi se udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit vazhdon të mos jetë mbajtur përgjegjës.

Edhe Ambasada e Francës në Kosovë kërkoi që përgjegjësit për sulmin të dalin para drejtësisë. Në kujtim të Afrim Bunjakut, i ngarkuari me punë i Ambasadës franceze, Marc Ivarra, vendosi lule në nderim të tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT</strong>
Next post Shqipëria për Banjskën: Nuk mund të ketë paqe dhe normalizim pa përgjegjësi